Në Serbi arriten në pushtet të çmendurit letrar dhe të çmendurit ushtarakë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Dobrica Qosiq

Vështrim

Lufta propagandistike filloi menjëherë pas humbjës të luftës të Serbisë në Kosovë. Serbët nuk po mund të pranojnë se Millosheviqi nuk arrti synimin për realizmin e projektit fashist për Serbi të Madhe. Ajo filloi me politika radikalizuese ndaj shteteve fqinje dhe posaçërisht ndaj Kosovës. Dhe, ky proces radikalizimi tani praktikisht ka arritur nivelin e kohës së Millosheviqit…

Skënder MULLIQI

Nga shumë shkrimtarë dhe publicistë serbë, mendohet së ideolog të luftës nuk ishin Millosheviqi dhe gjeneralet e tij, por një shkrimtar i keq me logjikë fashiste – Qosiqi. Ata në vitet e 90-ta filluan luftën për të shkatërruar Jugosllavinë e Titos për një mini Jugosllavi apo Serbi të Madhe. Ideologet serb të luftës urdhëruan Millosheviqin të godiste për të pushtuar ish republikat në Jugosllavi. Sulmuan Kroacinë, Bosnjën dhe në fund të aventurës së tyre ushtarake pushtuese edhe Kosovën. Vatër e shovenizmit ishte SANU të cilët vepronin në mënyrë të rafinuar duke rekrutuar Millisheviqin si ekzekutor i projektit shovinist serbomadh në rajon.

Në Serbi arriten në pushtet të qmenduarit letrar dhe të qmendurit ushtarak të cilët bën masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, në Bosnje dhe në Kosovë. U mendua së Serbia pas rënjës të komunizmit do të reformohet, por në fakt rënja e komunizmit në këtë shtet shënoi ngritjen e llumit, të cilët filluan rrugën e gabuar pushtuese më luftëra ndaj shteteve fqinje. Gjë që ndodhi në fund.Në vitet e 90-ta, Millosheviqi më motivin për Serbi të madhe, fillojë luften shkatrimtare në ish-Jugosllavi. Çdo agresion ushtarak paraprihet gjithmonë nga përgatitja e artilerisë në formën e një lufte propagandistike dhe përgatitja psikologjike e publikut vendas.

Kjo e fundit gjithmonë konsiston në paraqitjen e popullit të vet si “viktima” në ish Jugosllavi. Lufta propagandistike fillojë menjëherë pas humbjës të luftës të Serbisë në Kosovë. Serbët nuk po mund të pranojnë së Millosheviqi nuk arrti synimin për realizmin e projektet fashist për Serbi të Madhe. Ajo filloj më politika radikalizuese ndaj shteteve fqinje dhe posaqerisht ndaj Kosovës. Dhe, ky proces radikalizimi tani praktikisht ka arritur nivelin e kohës së Millosheviqit. Serbia me kriminelwt e luftës në pushtet nuk po e pranon përgjëgjësinë e luftës shkatrrimtare ndaj popujve jo sllavë, në Bosnje dhe luftën në Kosovë.

Regjimi i Vuqiqit në mënyrë të hapur ka rehabilituar kriminelet e luftës. Paranoja mesjetare serbe po mbretëron përseri në Serbi, dhe paranoja është ajo që tërhoqi Serbinë në fashizëm në vitet e 80-ta , dhe rezultoi në përpjekje krejtësisht të pa kuptimt për zgjerim territoresh në vitet nëntëdhjetë. Zanafilla e fashizmit në Serbi në vitet 1980, si një sëmundje që nuk prek individët, por ekskluzivisht kolektivitetin si të tillë, sepse bazohet në psikologjinë e masave. Katastrofa ekonomike e viteve 1980, hiperinflacioni, rënia e standardit krijuan “nevojën” për një udhëheës të fortë dhe autoritar. U përcaktuan për Millosheviqin. Serbia kurrë nuk u lirua nga miti mesjetar se “Kosova është tokë serbe”.

Por ndjenja kryesore është poshtërimi kombëtar, dështimi i projektit të Jugosllavisë si shtet serb, si dhe humbja e Kosovës mitike. Serbia e kishte për synim zgjerimin e territoreve në dëm të republikave të tjera. Ajo nuk mund të pajtohej më statusin e vetëm njerës prej republikave të barabarta. Ajo u bë e sëmuara e Ballkanit. Ne luftën në ish –Jugosllavi pika e fundit ishte Kosova, dhe shqiptarët, të cilët për Serbin konsideroheshin armik të përhershem. Largimet e serbëve krejtë për motive të tjera, nga Kosova jo nga presioni i shqiptarëve siq i cilësuan ata qëllimisht për agresion ushtarak, i mobilizoj serbët për luftë dhe i rreshtoi ata më Millosheviqin.Kjo çmenduri nuk përfundoi me humbjen e luftës të Serbisë në vitin 1999 nga bombardimet e NATO-s.

Thaçi - Rama - Vuçiq

Prova më e mirë për këtë janë proceset politike që sollën në pushtet në Serbi, njëri pas tjetrit, bashkëpunëtorë të kriminelëve më të këqij të luftës, si Shesheli dhe Millosheviqi. Askush nuk duhet të mendojë se Vuçiçi i sotëm është i ri dhe i përmirësuar, në thelb i ndryshëm nga Vuçiqi, i cili në vitet nëntëdhjetë bëri thirrje për vrasjen e njëqind myslimanëve për një serb të vrarë. E njëjta gjë vlen edhe për Sheshelin, Vulinin, Daçiçin etj, të cilët janë në pushtet. Këta kriminelë të luftës kurrë nuk pushuan kërcënimet për destabilizim të Kosovës, më motivacion për ndarjën e saj mbi baza etnike.

Serbia e Vuqiqit po ndjenë se po fiton rëndësi për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe sjellja e saj ndaj fqinjëve po bëhët gjithnjë e më agresive, veqenarishtë ndaj Kosovës. Vuqiqi përmes strukturave paralele kriminale serbe, më veprime terroriste si në Banjskë po përpiqët të mbajë veriun e Kosovës në gjendje lufte. Por këto iluzione shumë ju ka shuar më shtrirjen e sovranitetit në veri nga Qeveria e Albin Kurtit. Por, dihet së Serbia më hipotekë të një shteti gjenocidial, nuk heq dorë asnjëherë për pushtimin e Kosovës se pavaruar dhe sovrane. Përçarjet tona politike po ndryshojnë zhvillimet e situatës, duke na gjetur të pa përgatitur mënderisht, propagandisht dhe madje ushtarakisht.

Snezhana Paunoviç

Ende nuk po jemi në gjendje të kuptojnë, së Serbia është armiku ynë e cila më veprime konkrete-rasti I fundit tw kërëcenimit më luftë dhe spastrime etnike në Kosovë të ministreshës, Snezhana Paunoviq. Tonet që vijnë nga qeveria në Serbi janë gjithçka tjetër përveçse miqësore dhe zbulojnë se Serbia nuk ka hequr dorë nga roli i saj si hegjemon në Ballkan.Në Serbi, pothuajse nuk ka asnjë vetëdije se serbët shkaktuan luftërat në Ballkan dhe se ata janë fajtorë për viktima të shumta njerëzore dhe materjale. Prandaj, Kosova ka nevojë së pari për unitet politik e pastaj ka nevojë për një politikë të jashtme dukshem më vendimtare, e cila Serbinë do ta vendosë në një pozicion jo të favorshem politik, që edhe një kohë gjatë bisedimeve maratonike për normalizim të mardhënjëve më Kosovën ishte.

E faktorizoj BE-ja dhe politikat tona në kohës e Thaqit dhe Mustafës, më marrveshjet e Brukselit për Asociacionin e Komunave më Shumicë serbe, më kompetenca ekzekutive. Serbia po jeton më të njëjtat mite, prandaj në bisedimet që mund të ndodhin në vazhdim, nuk duhet lejuar një Asociasion i tillë, kur dihet së ekziston Asociocioni komunave në nivel të Kosovës. Serbia, ashtu si një alkoolik kronik, ka nevojë për t’u çliruar nga problemet e reja me fqinjët posaqerisht më Kosovën dhe botën demokratike. Por ajo kurrë nuk do ta pranojë, derisa rrethanat ta detyrojnë ta bëjë këtë…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit