Hajdin Morina
NË BRINJËT E ATDHEUT MË DHEMB
më dhemb e shumë më dhemb për besë
në brinjët e atdheut
ku i lamë të rënët sall me varrin e vet
LETËR TË GJALLËVE TË PËRJETSHËM
e para,
nuk besoj
se do t’ju bjerë në dorë
letra
e dyta…
nuk flas dot nga dhimbja
e treta
e vërteta
ju nuk mund të vini këtu
t’ndihmoni fijet e dritës të rriten
METAMORFOZA E HAREMIT
tash rojat e patredhura
nuk gjejnë herët në mëngjes
asnjë dobiç
në qoshet e mykura të haremit
sepse qatipët dhe eunukët
ndërzejnë njëri-tjetrin
VALLJA E TEMENASË
sa lart ngjitesh
e sa larg
në vallen e temenasë
e sa ujë i jetës
nën urë na shkon kot
o i lumi yni Zot