20.7 C
Tirana
E hënë, 19 Maj 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

SI LINDI DHE ÇKA PËRMBAN KY KOMPLET ME STUDIME LETRARE TË ZGJEDHURA?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Anton Nikë Berisha

Fjalë paraprake

Në vitin e largët – 1968, në revistën atëherë të shquar, “Fjala” të Prishtinës, botova punimin “Analogji e porosive të fantazmave”, ku krahasoja porositë e fantazmave të tragjedisë “Hamleti” të Shekspirit dhe të “Istori e Skënderbeut” të Naim Frashërit[1].

Në vitin 1970 botova përmbledhjen me poezi për fëmijë “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”, ndërsa më 1978 librin me kritika letrare Përkime poetike. Një vit më vonë atë me ese dhe vështrime Mundësi interpretimi (të tria botime të redaksisë së botimeve të Rilindjes).

Në vazhdim botova një varg veprash, qoftë në fushën e studimeve letrare, qoftë romane dhe vepra me përsiatje poetike (poezi).

Në punën time në fushën e artit të fjalës, letërsisë, i jam përmbajtur asaj që thoshte shkrimtari i shquar rus, Anton Çehov: “Të moskënaqurit me vetveten është themeli i çdo talenti të vërtetë”.

Në 25 vjetet e fundit, sidomos gjatë kohës sa punova në Universitetin e Kalabrisë (Itali, nga viti 1993), botova një varg punimesh e studimesh për veprat e letërsisë së arbëreshëve të Italisë, dy studimet monografike për “Mesharin” e Buzukut, studimet për Budin poet e prozator, për Estetikën dhe estetikën e letërsisë, për “Këngën e këngëve”, për “Poetikën” e Aristo-telit, për Skiroin, Fishtën, Koliqin, Dushko Vetmon, Martin Camajn, Azem Shkrelin etj. [2], po dhe për disa vepra të letërsive të tjera si për “Epin e Gilgameshi”, “Pslamet”, “Gjeorgjikat” e Virgjilit, “Silvia-n” e Nervalit, “Princin e vogël” të Ekzyperisë, “Mantelin” e Gogolit, “Sytë e vëllait të për-jetshëm” të Cvajgut, “Histori të mërzitshme” të Çehovit, për poezinë e poetit ialian, Daniele Giancane[3] etj.

Në dy vitet e fundit botova dy vëllime me punime të zgjedhura: Mbi disa kryevepra të letërsisë botërore (2022) dhe Rreth disa kryeveprave të letërsisë sonë (2023).

Në këto dhjetë vëllime me studime letrare të zgjedhura kam përfshirë vetëm ato punime – interpretime dhe studime monografike që, sipas mendimit tim, bëjnë pjesën më cilësore të punës sime në fushën e studimit të artit të fjalës, letërsisë, po dhe ku vështrohen disa nga veprat letrare më të njohura në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Kam lënë anash, për një arsye ose për një tjetër, një varg punimesh e librash.

Këto punime – interpretime dhe studime monografike janë dëshmi e mënyrave të ndryshme të qasjes dhe të veçimit të cilësive poetike të tek-steve të veprave përkatëse; vetëm leximi i vëmendshëm dhe i disa hershëm, njësimi shkallë – shkallë me tekstet dhe me kumtet poetike që dilnin prej tyre, bëri të mundur komunikimin e duhur me to dhe ndriçimin e vlerave kryesore shprehëse poetike.

Në dy vëllimet e para kam vënë studimet për çështjet teorike të letërsisë, të tekstit letrar, të estetilës dhe të estetikës së letërsisë, në vëllimin e tretë ato hulumtuese kërkimore – dy studimet monografike për “Me-sharin” e Gjon Buzukut dhe studimin për veprën letrare të Pjetër Budit, për t’u lënë vend pastaj vëllimeve me vrojtime dhe me interpretime për dukuri dhe vepra të autorëve të tjerë.

Punimet – interpretimet dhe studimet monografike këtu botohen me ndryshime. Gjatë leximit në secilin prej tyre i kam bërë ato ndryshime, që në çastin e pikërishëm të leximit, ma ka marrë mendja se duhet bërë, qoftë për të saktësuar e për të hequr ndonjë mendim a vlerësim pak të rëndësi-shëm, qoftë për të shmangur ndonjë përsëritje. Këto ndryshime diku janë më të pakta e diku më të ndieshme. I kam lënë disa përsëritje nga se janë përdorur për qëllime e për funksione të ndryshme.

Nga botimi i parë i disa veprave të përfshira në këtë komplet, sido-mos në librat “Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë. Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës” (2003) dhe “Hyrje në historinë e letërsisë gojore shqipe” (2017) i kam shtuar ose i kam hequr disa punime për të shmangur për-sëritjet. Kështu, fjala vjen, punimin për mendimin estetik dhe teorik të Fishtës nuk e kam lënë në fillim të studimit për veprën letrare të tij, por e kam vënë te vëllimi i dytë Estetika dhe estetika e letërsisë, përkatësisht te pjesa Mendimi estetik në letërsinë shqipe se aty e kishte më shumë vendin.

Këtë komplet me studime letrare të zgjedhura nuk do të kisha për-gatitur dhe as nuk do të ishte botuar po të mos kishin qenë kushëriri, mjekun, dr. Ukë Berisha, dhe djali, prof. dr. Labinot Berisha, të cilët ishin këmbëngulës dhe më bindën se punën e zgjedhjes dhe të përgatitjes së këtij kompleti askush nuk do të mundë ta bënte më mirë se unë si autor i tyre.

Të dyve u shpreh mirënjohjen time të thellë si dhe don Pal Tunajt, i cili mori pjesë në mbulimin e shpenzimeve të shtypshkronjës për këto vëllime.

Prishtinë, dhjetor 2024


[1] Shih “Fjala”, Prishtinë, n. 10, dhjetor 1968, f. 6. Shih botimin e dytë të punimit me ndryshi-me në librin tim Larmi vëzhgimesh letrare. Faik Konica, Prishtinë 2012, f. 117 – 125.

[2] Shih sidomos dy veprat e mia Paanësia e fjalës poetike (Libri i parathënieve), Faik Konica, Prishtinë 2017 dhe Qenësia e kumtit poetik. Libri i parathënieve 2. Faik Konica, Prishtinë 2019.

[3] Poezia si shtegtim i qenësishëm shpirtëror. Mbi poezinë e Daniele Giancane-s. La poesia come un viaggio esistenziale. Della poesia di Daniele Giancane. Shtëpia botuese Milosao, Sarandë 2020.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit