18.6 C
Tirana
E hënë, 19 Maj 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Historia nuk ndryshohet nëse i hiqni fotot e shlyeni emrat e Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit e Ahmet Krasniqit o dilingji

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Nga Ditari im (1)

Para dy ditëve lexova një opinion të Major Nazif Ramabajës me titull ”Kujtim i përjetshëm për ideatorin, pedagogun, themeluesin e LDK-së dhe mendjen e ndritur prof. Fehmi Agani” të botuar në ”Bota sot” më 6 maj, në ”Fjala e lirë”, 7 maj dhe në ”Drini.us”, 8 maj 2025

Ajo që më së shumti më preku e bëri përshtypje ishte fotografia e Fehmi Aganit, Gani Shehut, Richard Hollbrook dhe Cristopher R. Hill.

Mungonte Vetëm Hajdin Abazi.

Kjo ishte fotografia e parë.

Më vonë vjen Hajdin Abazi me mashinkë në dorë e hynë në Kuvend të burrave në Junik, çka nuk ishte zakon te shqiptarët.

– Cila është e vërteta e fotografisë së Hajdin Abazit me Richard Holbrooke e Christopher R. Hill?

– Pse mungon dhe kush e hoqi fotografinë e Fehmi Aganit?

Bandat e fatos nanosave e klosave nuk e deshën as Rugovën e as Fehmi Aganin, nuk i deshën emrat e as fotografitë e tyre. Ata edhe pse kanë vdekur, kur i shohin fotografitë dhe emrat e Rugovës, Aganit iu fusin tmerrin. Lpk-iistët nuk e deshën Kosovën e çliruar e shtet e as ushtrinë e Kosovës të udhëhequr me kuadro të shkolluar me akademi ushtarake por i deshën bandat e xhavit halitave, xhabir zharkave, hajdin abazave e hashimave të përkrahur nga gjeneralët stalinistë të Enver Hoxhës, kudusi lamat.

Junik, 24 qershor 1998. Fotoja e dytë. Hajdini me pushkë afër Hollbrok-ut, prof Fehmi Agani dhe të tjerët

Ata e deshën pushtetin dhe pasurinë e Kosovës por jo shtetin. Ato i zaptuan dhe i mbajtën për afro 20 e më shumë vjet.

Disa herë kam shkrua rreth fotografisë së Hajdin Abazit me Hollbrook, për hilen e sllavo-komunistëve shqiptarë që i kishin shti rrënjët edhe në Suedi e gjetiu në Europë, për Hajdin Abazin, Bardhyl Mahmutin, Xhabir Xharkun, Nasim Haradinaj e ndonjë tjetër më të vogël, deri te Naim Sadiku, ish drejtor i Qendrës së Kosovës për Suedi në Malmö, disa muaj, aq sa pati pushtet pdk-ja dhe bandat e saj në Kosovë.

Kush e hoqi fotografinë e Fehmi Aganit në takimin e Junikut me Richard Hollbrook e Chritofer R. Hill më 24 qershor 1988?

Fotografia e Fehmi Aganit u hoq nga lpk-istët për të treguar forcën se vetëm ata kanë hise e legjitimitet të flasin për të ardhmen e Kosovës e jo të tjerët, përfaqësuesit institucionalë, Presidenca, pëfaqësuesit e LDK-së e të partive tjera politike që kishin marrë votat ti pëfaqësojnë, atdhetarë, intelektualë e të pavarur, përfaqësuesit e tjerë të ish Forcave të Armatrosura të Republikës së Kosovës (FARK). Ata u penguan në Shqipëri nga soj-sorollopët e fatosave që të mos vijnë në Junik.

Fotografia e Richard Holbrooke e Christopher R. Hill me Hajdin Abazin në mes me mashinkë nuk është krejt e vërteta e takimit të 24 qershorit 1988 në Junik me përfaqësuesit amerikanë, është gjysëm e vërtetë e gjysëm gënjeshtër, shkurt e shiqp, rrenë.

Në takimin e Junikut më 24 qershor 1998 në mes përfaqësuesve amerikanë ambasadorët Richard Holbrooke dhe Christopher R. Hill në njërën anë dhe ”përfaqsuesve të UCK-së”, ishte edhe profesor Fehmi Agani pjesëmarrës në cilësinë e përfaqsuesit institucional. Prezenca dhe fjalimi i tij ndikuan në emërtimin dhe njohjen e UCK-së nga amerikanët.

Ai në mes të tjerash iu tha përfaqësuesve amerikanë:

”Jem të sulmuar në vatrat tona, andaj nga dhuna dhe agresioni serb jem të detyruar të mbrohemi dhe organizohemi për të reistuar me forcën e popullit të pambrojtur, ne s’po bëjmë asgjë të jashtëzakonshme po mbrojmë pragun e Shtëpisë”.

Deri atëherë UÇK-a ishte quajtur si organizatë terroriste por po nga përfaqësuesit amerikanë por pas takimit në Junik dhe fjalës së urtë të Fahmi Aganit, amerikanët e ndryshuan qëndrimin, jo nga nga pushka pa fishekë e ”Lum Haxhisë” me mashinkë në foto por fjala e Fehmi Aganit.

E dini ju se çfarë janë këta të UÇK?! Këta janë terroristë! – tha Gelbard, prerë dhe me ton të lartë.

(Marrë nga Turp të keni, UÇK-ja s’është organizatë terroriste”, përplasja e Ekrem Bardhës në DASH! Si ambasadori Christopher Hill dha lajmin e bombardimit të Jugosllavisë

Panorama, Dec 12, 2022

https://www.panorama.com.al/turp-te-keni-uck-ja-seshte-organizate-terroriste-perplasja-e-ekrem-bardhes-ne-dash-si-ambasadori-christopher-hill-dha-lajmin-e-bombardimit-te-jugosllavise/

Edhe bisedën e Hollbrook -ut dhe Hajdin Abazit, në prezencë edhe të ish ambasadorit Hill, Fehmi Aganit dhe të disa të tjerëve të pranishëm e kanë shkrua e publikua sipas dëshirës, sikur të ishin ato përralla të Ezopit apo fabula të Lafontenit.

Biseda e Hoollbrok dhe Hajdin Abazit është zhvillua kështu:

Hollbrut në fillim e pyet Hajdin Abazin:

– Kush jeni ju zotni, oficer, luftëtar, gazetar?
– Gazetar…përgjigjet Lum Haxhiu…
– Ju po thoni se jeni dhe vini nga vija e frontit dhe keni ushtri i drejtohet Hollbruk Lum Haxhiut…

– Ja mi shpjego pak një e nga një atë çka unë do të të pyes?
– Cili është organizimi i juaj?
– Cilat janë njësitë tuaja ushtarake të armatosura?

– Cili është armatumi i juaj i rëndë dhe i lehtë ?
– Dhe cilat janë objektivat tuaja?

Lumi përgjigjet…

– Ne jemi të organizuar në grupe…ilegale…

Jo vetëm kaq, por ”Lumi” i bën të qarte Z.Hollbrut se obsioni i jonë nuk është vetëm çlirimi i Kosovës i cili simbas tij, sishte më problem, por objektivi i jonë është çlirimi i Maqedonisë dhe Çamërisë.

  1. Hollbruk e ndërpret me fjalët ok, ok, por si fillim më trego cilat janë forcat (ne numur) dhe cili është arsenali i ushtrisë suaj.

Ai pyet:

– Sa është numuri i luftëtarëve, brigadat dhe frontet ku ata luftojnë me paramilitarët sërbë?
– Meqe je zëdhënës i vijës së parë, më trego kordinatat…ku është vija e parë e frontit?

Abazi ngeli, ai dhe shefat e Rognerit se kishin menduar se Hollbruk ishte i informuar për situatën dhe dinte gjithshka…

– Sa avionë keni ju si ushtri?

Abazi… i zënë ngushtë i përgjigjet me zë të mekur….

– S’kemi…
– Sa tankse keni ju si ushtri???
– Abazi… s`kemi…

– Sa topa të rëndë dhe të lehtë keni???
– Abazi… s`kemi…
– Sa murtaja të rënda dhe granathedhës keni???

Abazi… ngeci…

E kuptova i këthehet Hollbruk Hajdin Abazit, këtu z`bëhet fjalë për ushtri të organizuar në reparte ushtarake (kazerma) por për grupe guerile, apo një popull që kërkon liri, dhe ju këshilloj të mos thoni më ushtri, sepse nje e tillë nuk ekziston. Përndryshe ushtrisë dhe paramilitarëve sërbe do i lindë e drejta ndërkombëtare të mësyjë (duke bërë terror) për të mposhtur një tjetër ushtri që në fakt nuk ekziston, dhe përfundimi do të jetë terrorr…plaçkitje… vrasjet masive dhe dëbimet që do bëjë ajo ushtri.

Mbas këtij takimi dhe objektivave të ushtrisë së pretenduar nga Hajdin Abazi … apo ushtaraku i rremë pa bere nje dite shkolle ushtrie, Millosheviç filloj ofensivën në verën e 1998 për të mposhtur një ushtri ” fantazëm” (grupet guerile per clirimin e Kosoves) ku bilanci dhe rezultati dihej, ai ishte shkaterruese per UÇK-ne e sidomos per popullaten civile, gratë dhe fëmijët e masakruar dhe të zhdukur nga paramilitarët sërbë.

”Abazi apo Lum Haxhiu…Ne do çlirojmë jo vetëm kosovën por maqedoninë dhe Çamërinë”.

https://alinsweden.blog/2019/12/18/abazi-apo-lum-haxhiu-ne-do-clirojme-jo-vetem-kosoven-por-edhe-maqedonine-dhe-camerine/

A e kanë ditur banditët si Hajdin Abazi se me pushkë të gjata e armë të shokës nuk hyhet në odë të burrave?

– Jo, ata kanë dashur ti ”tregojnë” botës se vetëm me pushka do ta çlirojnë Kosovën dhe viset tjera shqiptare e tokat deri në Çamëria 1*), thua se amerikanët nuk dinin asgjë. 

Dhe edhe sot rrehin gjoks e lehin se Kosovën e ka çlirua UÇK-ja.

Kjo ndodhi në Vlorë në qytetin e pavarësisë kur një shqiptar nga Kosova, Idriz Makolli i tha Edit:

“Clark ishte shpëtimtar i yni”, Rama: Shpëtimtar i juaj ishte UÇK me komandantin e madh Hashim Thaçi“.

Dhe fatkeqësisht kryeministri shqiptar, Edvin Rama ia kthen: ”Shpëtimtare e Kosovës ishte UÇK-së me në krye Hashim Thaçin

08/05/2025 (Radio Kosova e lirë dhe Epoka e re)

https://www.radiokosovaelire.com/edi-rama-nga-aeroporti-i-vlores-shpetimtare-e-kosoves-ishte-uck-se-me-ne-krye-hashim-thacin/

1*) Çamëria është një krahinë në Epir. Ky emërtim është i lidhur me çamët, popullsia autoktone dhe që përbënte shumicën e popullsisë së Çamërisë. Çamëria përbën një brez tokësor i cili shtrihet gjatë anëdetit lindor të detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri në Gjirin e Prevezës. Në periudhën moderne, Çamëria i referohet shpesh të gjithë zonës etnike shqiptare në Greqi, konkretisht rajonit të Epirit dhe një pjese të Maqedonisë Perëndimore.

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 8 maj 2025

sinankastrati09@hotmail.com

Më shumë shkrime

2 KOMENTE

  1. Ismet, faleminderit shume.

    Te percjell vazhdimisht. Ti komenton-bene vleresimin e shumices se opinioneve sikur dikur (ne Kosove), Vehap Shita qe e percillte Teatrin Popullor, te gjitha premierat qe luheshin!

    Ditën e mirë, Ismet!
    Sinani

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit