22.5 C
Tirana
E dielë, 21 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj GREJZË DHE ANZA NGA MAZLLUM BARALIU

GREJZË DHE ANZA NGA MAZLLUM BARALIU

0
Mazllum Baraliu

Prof. Dr. Sadri Rexhepi

Emri i prof. Mazllum Baraliut si intelektual studiues shkencor dhe si krijues artistk me dekada të tëra është i pranishëm në mediumet e ndryshme, si në hapsirën etnike shqiptare, ashtu edhe më gjërë.

Në fushën e letërsisë, veçanerisht të poezisë, veprat e profit Mazllum Baraliut në vazhdimsi, kanë zgjuar kurreshtjen e lexuesit shqiptar, posaqërisht të lexuesit standart dhe dashamirësve të fjalës së shkruar!

Libri që kemi në dorë për trajtim Grej dhe Anza është një përmbledhje poetike humoristike-satirike me motive;frymzime, me preukupime dhe me përmbajrje sa të veçanta po aq edhe aktuale dhe të ndërthurura me ngjarjet dhe problemet e ndeërlidhura ngushtë dhe organikisht me rrjedhat e realitetit objektiv,në Kosovë dhe në të gjitha këndëtdhe hapsirat autoktone dhe etnike-shqiptare në Siujdhesen Ilirike dhe në Mergatë e gjithandej!
Përmbledhja në shqyrtim sa është e veçantë dhe specifike me prurjet esaj përmbajtësore po aq është edhe interesante, intriguese dhe skajshmerisht joshes me fushshrirjen dhe ndërllojsmerinë kolorite dhe diverse të temave dhe tematikave shtjelluese në të.

Duke qenë një nuhatës, po edhe vrojtues shijoll i dukurive dhe veprimeve, përndryshe mjaft brengosese të individëve dhe grupacioneve të shumta në jetën e përditëshme të korpusit gjishqiptar në tërësi Autori i librit me ndiesi dhe intumente sterhollueseelaborimi, përmes figurimeve të ndryshme kolorite dhe të shumta dhe stilistike edhe psikologjike edhe pikturale edhe artistike ia ka dalur me sukses të plotë ravizoj dhe realizoj misioni e tij, si një poet I angazhuar dhe përkushtuar maksimalisht në pasqyrimin e shumë tablove specifike dhe autentike të vendit, tone po edhe të njeriut të nënqiellit tone etnik në përgjithsi! Motivet, temat dhe problemet e trjtuara dhe të inkorporuara në këtë vepër, janë të ndryshme de të larmishme.

Ato krysisht ngerthejn preokupimet e atorit tone, të ndërshtresuara dhe të pasqyruara në menyrë plastike dhe mozaike, por me një timber dhe karaktër parësiht humeristiko-saterik por pa lane anash edhe motive dhe përmbajtje të tjera problemore dhe relevante për të gjithë ne. Duke qenë I brengosur për gjendjen e rëndë sociale, mungesen e barazizë shoqwrore dhe polarizimin në shoqëri, në poezinë;Njeriu me fshisë në dorë, Autori I ngarkuar me peshë qeliku në zemër, për njeriun e vegjelisë,thotë: Kudo është I përnjohur,

Kudo është i përkunjur
-njriu me fshisë i Arbërisë,
-pinjoll i vegjëlisë…
…Ai askund pothuaj s ka zë,
As për fije as për pe! etj
“, fq.(37).

Poetin Baraliu e shqetëson deri në indinjat e trishtim mosangazhimi serioz dhe me përgjegjësi I elitave të ashtuquajtura politike në ndërtimin dhe avansimin koheziv dhe gjithëpërfshirës të shtetit, substances së tij, si dhe të autoritetit shtetëror e popullor.Në poezinë; Oju matrpaz gojë e punë çapraz ndër të tjera Autori më zërin e artikuluar qartë; një zë sa indinjues poaq edhe qortues, duke iu drejtuar politikajve të papërgjëgjëshëm e matrapaz-potencon.

…ju nuk e moret
Veten,
Për ta ndalur
Rroten!…
…shteti ka kauzë,
Nuk është leckë, tërkuzë…
!etj,(fq.123).

Përmes intonacioneve, fluiditeteve dhe koloriteve humoristike dhe satirike të vargënimit të tij poetic, autori Baraliu në këtë pëermbledhje;ndër të tjera ka vu në spikamë edhe disa nga veset sjelljet dhe veprimet të përditëshme, të cilat ndërlidhen me; smiren, lakmin,inatet, indiferencin, injorancën, xhelozin, diabolizmin dhe fenomenet tjera negative të nënqiellit tonë përditor!

Mesazhet evidente, jo rrallherë edhe të drejtpërdrejta dhe të qarta e të qiltërta të cilat në këtë vepër I drejtohen, lexuesit tonë, sikur janë të përmbajtësuara me plotë e përplot elemente dhe synime educative e qw qëllim kryesor kanë ndërtimin dhe forcimin e integritetit e të përsonalitetit të secilit dhe të gjithve me vlera, bagazh dhe virtytet më të çmuara njërzore, sa të individit poaq edhe të kolektivitetit tone gjithë shoqëror.
Psh. “Çka po bon me rram tam-tam Po ndërton a po shkatrron

Nga mbrtëria në mahallë po a na qon; n sjellje vërdallë “poezia “Hop e rrop-Tarrakop”,fq.112).

Pikërisht në vazhdën e preokupimeve, vënies në pahdhe luftimit të veseve, veprimeve dhe sjelljeve negative, të dëmshme dhe me pasoja të rënda për vendin, Autori maksimalisht I shqetësuar- deri në trishtim, më zeë të lartë pyet Ç janë or vëëllaçko këta djaj-xhidi-djaj kokë e bisht biçimderruca katallaj…Katallaj-Mesy të prisht…Tërë Kosovën kalurojnë, Çdo gjë të mire e gërvishin e çërvishin turbullojnë!…Ruajuni mire… or kosovarë, se duan të na shesin në pazar….) Poezia Diaboli kë e munafikë, fq.175-176). E një fjalë

Duke e skanuar poetikisht njëren nga dukuritë brengosësenë shoqëri, Autori ynë në mënyrë sa përmbajtësore po aq autentike dhe ekselenciore e pasqyron këtë fenomen në përditëshmerinë tone si:” U bu buuuu e iiii Ç po më sheh syri plot greiz e anza Është mbush pyelli, Eshati dhe qyteti Si fantaksuar Bën sehir mileti… Indiferenca… Në një shoqëri Është mbush pylli Fshati dhe qyteti si fantaksuar Bën poezia “Grejzë e Anza”, fq.56 etj.

Libri në trajtim i autorit Baraliu, në brendin e tij,përmban edhe shumë krijime sa interesante po aq edhe inriguese,unë do të thosha edhe embëlsuese në zohenkuptimin semantic dhe porositës, me shumë e shumë variacione dhe sinkrone artistike port ë shprehura lirshëm e rrjedhshëm, sikurse rrjedha e qiltër e ujit të burimit dhe me një gjuhë dhe rregulla të lira e të shliruara nga tentakulat kinse mundane të lartpurlantizmit. Pra me një fjalë krijimet poetike të kësaj vepre, krysisht dhe parësisht karakterizohen me vargje të lira dhe vargnim popullor, që më përimisht do të thotë, vargje të kapshme e të kuptueshme për secalin lexuesdhe për të gjithë pa dallim!

Gjuha në pozitiv e professor Mazllum Baraliut, si edhe në veprat tjera të tij edhe në këtë vepër, është e veçantë, është elokuente dhe e çiltër, sikurse edhe motivet dhe frymëzimet e tij dhe është gjuhë e lehtë e melodike për tu absorbuar dhe eksploruar-semantikisht dhe esencialoisht pa vështirësi të veçanta.

Ndërkaq, stili në krijimet poetike të autorit të kësaj vepre është poashtu specific i lehtë dhe lehtësisht i akceptueshëm, nga çdo kategori lexuesish të interesuar e pasionuar.

Edhe sa i përket zhanrit artistic, kjo përmbledhje poetike veçorizohet me mbarshtim stil, veçori dhe përmbajtje, sa të veçantë, të paeksploruar dhe levruar sa duhet nw letërsinë e derisotme shqipe, poaq edhe e ornamentuar me figura të pasura e të ndërllojshme letrare, ashtu sikurse edhe me porosi të çarta dhe të fuqishme educative për lexuesin standart.

Kjo vepër mund të thuhet pa asnjë dyshim se paraqet një risi fenomelogjike zhanrore, kuptimore dhe mesaxhore, letrare e cila me kompozicionin e saj intrigues letrar, jemi të bindur, qw do të pranohet dhe lexohet me interesim të veçant nga çdo qytetar me shije semantikë dhe dije të etabluar letrare të ne dhe me gjërë e gjithandej.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.