Milazim Zeqiraj
Në zgjedhjet e fundit në Kosovë votuan vetëm rreth 37% e qytetarëve. Ky është një sinjal i fortë se rreth 63% e qytetarëve nuk u besojnë partive politike dhe mënyrës se si po udhëhiqet politika në Kosovë.
Vetëvendosje shënoi rënien më të madhe, ndërsa partitë e tjera nuk arritën ta zgjerojnë elektoratin e tyre. AAK-ja pati një rezultat më të mirë nga sa pritej, pasi kishte vlerësime se mund të mos e kalonte pragun zgjedhor. Ndërkohë, LDK-ja dhe PDK-ja mbetën kryesisht të mbështetura të votuesit e tyre tradicionalë.
Mosvotimi i elektoratit të LDK-së
Fakti që rreth 63% e qytetarëve nuk morën pjesë në votime tregon një nivel të lartë mosbesimi ndaj klasës politike.
Në rastin e LDK-së, mosdalja në votime e një pjese të elektoratit mund të interpretohet edhe si reagim ndaj mungesës së përgjegjësisë politike të kryetarit dhe kryesisë, pas dy proceseve zgjedhore me rezultate nën pritjet.
Elektorati besnik nuk voton domosdoshmërisht për lidershipin. Ai voton LDK-në dhe kandidatët që i konsideron më të denjë për ta përfaqësuar atë.
Votëbesimi në Kuvendin e partisë
Nëse lidershipi mendon se një votëbesim në Kuvendin e partisë do të krijojë simpati të anëtarësia, kjo mund të jetë një vlerësim i gabuar.
Anëtarësia e aktivit është zemra e partisë. Ajo është forca që e ngre ose e ndëshkon partinë me mbështetjen e saj. Prandaj duhet pasur kujdes që të mos krijohet pakënaqësi apo zhgënjim te votuesit besnikë. Të punohet më shumë në aktive për rritjën e parisë.
Dorëheqja si akt përgjegjësie politike
Anëtarësia e njeh statutin dhe rregulloret e partisë. Në bazë të rregulloreve, statusit dhe kuvendi Z. Isa Mustafa ishte ende krytar i partisë, ose nuk kishte ekzidtu fare partia. Dorheqja e e ti atëhere ishte e vonuar,
Megjithatë, kur një kryetar nuk arrin të sigurojë rezultate në zgjedhjet, dorëheqja është para si një akt moral dhe një shprehje e përgjegjësisë politike. Ai do ta këtë simpati të elektorati.
Nëse dorëheqja mungon, atëherë kërkesa për shkarkimin e tij bëhet legjitime dhe demokratike si në rastin e tille. Megjithatë, një proces i tillë zakonisht shkakton dëme si për partinë, ashtu edhe për vetë kryetarin. Një shembull i tillë ishte rasti i Lulzim Bashës në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Lumir Abdixhiku dhe premtimet në fillim të mandatit
Më ardhjen e Z. Lumir Abdixhikut antarsi pat shpresë, ajo u verejt në zgjedhjet lokale në viti 2021.
Kryetari aktual e nisi mandatin me premtimin për ta rritur dhe forcuar LDK-në, jo për ta mbajtur atë në vendnumëro, në varësi të zhvillimeve politike të partive të tjera, apo për ta afruar me partitë e majta pa peshë politike.
Ai premtoj në fillim, se në mos sukses do të jep dorheqje.
Nevoja për një fillim të ri
Vetëm një rifreskim i lidershipit, me një kryetar të ri dhe një vizion të ri pas humbjeve zgjedhore, mund t’i japë LDK-së mundësinë ta rikthejë besimin e anëtarësisë, të mobilizojë elektoratin dhe të shënojë rritje në zgjedhjet e ardhshme. Është momenti i fundit për të reflektuar të gjith antaret e vjetër e të ri për ta rrit dhe mbrojt LDK si një vlerë kombetare.











