LASHTËSIA E GJUHES SHQIPE !

0
316
Meshari - Gjon Buzuku

Nga Elena Kocaqi

Studiuesit e huaj kanë vërtetuar me metoda shkencore, me te cilat punojnë sot të gjithë shkencëtarët botërore, se gjuha shqipe është nga me te vjetrat, e sistemit Indo-Evropian.

1.
Një nga faktet, që ata ofrojnë është prania në fjalorin e sotëm të shqipes, të fjalëve të gjuhëve teknike latine, homerike, por që janë përthithur nga sistemi i shqipes që në kohët e homerishtes dhe janë prurë deri më sot. Kjo tregon se gjuha shqipe ka qenë gjuhë e folur dhe e konsoliduar gjatë homerishtes dhe latinishtes dhe është folur nga i njëjti popull, që ka banuar në këtë territor, ne atë kohë deri me sot. Kjo provë është një nga provat shkencore kryesore te autoktonisë se shqiptarëve sot dhe te prejardhjes se tyre nga pellazgët dhe ilirët, por që gjuhëtarët shqiptarë e injorojnë me ose pa qëllim.

Pra, me anë te etimologjisë dhe gjuhësisë krahasuese, studiuesit e huaj, duke studiuar fjalorin e sotëm te shqipes me atë antik, arrijnë ne konkluzione te tilla, gjë që studiuesit zyrtarë shqiptarë (nga inferioriteti) ketë gjë as dinë dhe as duan ta bëjnë. Përpiqen këtë gjë ta bëjnë disa studiues amatorë, por problemi është se nuk njohin metodën shkencore dhe shpesh dëmtojnë po njëlloj si gjuhëtarët shqiptarë, që nuk bëjnë asgjë. Kjo fushë kërkon metode shkencore strikte dhe shumë profesionalizëm.

2.
Pokorny – një nga gjuhëtarët më të mëdhenj evropianë, që ka shkruar fjalorin etimologjik Indo-Evropian shkruan; Shqipja ka përkatësinë më të vjetër, përpara kalimit nga gjuhët centum në satem. Të dyja gjuhët si shqipja dhe ilirishtja, shfaqin karakteristikat centum dhe satem, pra te dy sistemeve te gjuhëve I-E. Sipas tij, Iliada u soll në gjuhët ballkanike nga ilirët. Grekët e kanë përkthyer gabim mitin ilir.

Këtu Pokorny ka të drejtë, se p.sh B e homerishtes është lexuar si V më pas dhe ka devijuar komplet shqiptimin e fjalëve, por shqipja e sotme tek fjalët e saj akoma i ruan fjalët me B të homerishtes, gjë që as vetë greqishtja nuk e bën këtë gjë. Kjo tregon qartë, në këtë rast rolin dhe pozicionin e fuqishëm, që ka shqipja nga pozita e sotme, për të vërtetuar vjetërsinë e saj.

Pokorny thotë, meqenëse greqishtja shfaq të njëjtat mutacione fonetike si shqipja dhe ilirishtja, kjo do të thotë se ilirishtja dhe greqishtja vijnë nga i njëjti paraardhës. Per Schleicher – shqipja është gjuhe pellazgjike, për Han – gjuhë ilirike, për Pedersen dhe Barich është edhe gjuha e trakeve.

Për Thunman është iliro-trake sepse dardanët, paionianët dhe tribalët jetonin në territoret midis ilirëve dhe trakëve. Për Strabonin gjuha e myseve ilire, trakëve dhe dakëve antikë ishte e njëjta.

Gjuhëtarët shqiptarë thonë:

1– Nuk e njohim gjuhën shqipe, pasi ajo është shkruar vonë dhe nuk e dimë sesa e vjetër është ajo. E para gjuha ilire ka qene shkruar nga mesapet, po sepse gjuhëtaret shqiptarë nuk janë marrë me të, kjo nuk do të thotë se ajo nuk është shkruar. Gjithashtu ne kohen e Bizantit, arbërit quheshin ilirë dhe janë historianët bizantinë, që historikisht vërtetojnë lidhjen iliro-arbër në etni. Kjo do të thotë nga pikëpamja historike se, derisa gjuha arbër, që në atë kohë ka burime të shkruara dhe është si shqipja e sotme dhe derisa arbërishtja quhej edhe ilirishte, atëherë shqipja e sotme është ilirishtja. Skënderbeu në atë kohe quhej nga Bizantinet si Aleksandri – Princi i Ilirisë dhe Ilirëve.

2– Gjuha shqipe është shkruar me disa alfabete dhe Perikopi Evangjelik është shkruar me germa qe ne histori quhen greke dhe ne dialektin toskë. Këtë dokument gjuhëtarët shqiptarë pa asnjë fakt historik e vendosin ne shekullin e XVI, me qellim qe gjuha shqipe te dali sa me vone qe te jete e mundur si e shkruar. Ne fakt gabojnë se nuk njohin historinë. Shkrimi i Ungjillit me gjuhet e popujve është bere nga Bizanti VETEM ne shekujt XII-XIII dhe jo me pas, pra ekskluzivisht dokumenti është e këtyre dy shekujve ashtu siç thonë studiuesit e huaj dhe e ka shansin zero qe te jete i periudhës osmane, qe shteti njihte vetëm gjuhën zyrtare te kishës Bizantine ne liturgji, pra automatikisht shqipja është e shkruar prej 8 shekujsh nga pikëpamja historike. Madje ka gjuhëtarë që nuk dine qe shkrimet me pllaka dylli janë të epokës antike dhe nuk janë fallco.

3– Vjetërsia e gjuhës nuk përcaktohet vetëm nga koha qe është shkruar, por nga koha kur fjalët e sotme te gjuhës shqipe dalin ne historinë e shkruar edhe tek gjuhët afër saj, ne këtë rast latinishtja dhe homerishtja. Gjuhëtarët e huaj nisen nga fjalori i sotëm dhe mesjetar i shqipes për te shpjeguar fjalët antike, ndërsa tanët jo sepse as dine dhe as duan. P.sh shqipja ka sot të gjitha fjalët qe ka pasur sistemi antik për foljen shikoj si p.sh, shi, pare, pe, pa, dukem, qe kane qenë ne antikitet tek disa gjuhē indo-evropiane dhe janë sot te gjitha bashkë tek shqipja. Një gjuhëtar i huaj thotë se latinishtja ka pasur foljen pata dhe pasë, por një gjuhëtar shqiptar sot nuk thotë qe shqipja ende e ka foljen kam, që në zgjedhim ka formën pata, pata pasur dhe është zgjedhim i foljes kam të shqipes, po direkt e quan huazim.

Huazim mund te jete fjala potesta nga latinishtja por jo fjala e saj formuese pata. Latinishtja dhe homerishtja kanë fjale te shqipes sot për arsye se, ne antikitet Iliriku dhe Italiku banoheshin nga te njëjtat fise. Ne këtë forme gjuhëtarët shqiptarë (si Kolec Topalli) kanë nxjerrë mbi 80% te fjalorit te shqipes te huazuar. Madje ne doktoraturën e një studiuesi amerikan, ai vërteton se huazimet ne gjuhen shqipe janë bere nga vetë gjuhëtarët shqiptarë, pasi sipas tij ata kanë rritur fjalët e huaja sidomos sllave, tek standardi i shqipes.

Historia është një shkencë, që për te zbuluar te vërtetën punon me mbi dhjete disiplina te tjera shkencore. Një historian i referohet fjalës se folur, për të nxjerrë vjetërsinë e një populli. Tek fjala shikohet historia e saj, përbërja dhe kuptimi. Studiuesit tanë këto lloj studimesh, as dine dhe as duan t’i bëjnë. Madje ka nga ata gjuhëtarë, që mohojnë origjinën pellazge te shqiptarëve, duke pasur njohuritë historike gati zero. Kështu ata lënë toskët jashtë trungut kombëtar shqiptar dhe këtë gjë besoj se e bëjnë nga injoranca, se nuk njohin burimet historike. Turp që një historian apo gjuhëtar, nuk di që Epiri apo Toskëria e antikitet nuk quhej Iliria, por Pellazgjia dhe pellazgët atëherë quheshin nga Plini dhe Halikaransi tosk si shqiptarët sot. Pellazgët dhe ilirët antikë, ishin nga të njëjtat fise.

Përfundimet shkencore nxirren mbi faktet historiko-gjuhësore, metodën shkencore dhe argumentet shkencore dhe jo duke mohuar faktet dhe autorët më të mirë të botës. Kjo bëhet sigurisht nga njerëzit që janë të paaftë e inferiorë. Nga ana historike pretendimet gjuheësore te disa gjuhëtareve shqiptarë janë qesharake, madje kanë dëmtuar rëndë pozitën e shqipes. Fat i shqiptarëve që kanë sot gjuhëtarët e huaj dhe shkencën botërore, që mbron lashtësinë e gjuhês shqipe.

PS: Nëse ka ndonjë gjuhëtar, që kundershton shkencërisht këto që kam shkruar, le të vijë, por kam frikë se më pas, do ketë turp të dali të flasi më për gjuhën.

Marrë nga Nacional

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.