Komb a shtet

0
434
Bujar Totri

Ç’ka kam emrin moj Europë ?
Komb a shtet ç’më thonë në botë ?
Hape gojën moj e ngratë.
Dikur shumë sot fjalëpakë.

Smë thërret më si dikur.
Ç’ka kujtesën ty ta mur?
Më mohove për së gjallë
Mos ki turp të jap hallallë.

llirë më thonje dikur
Me simbol e me flamur.
Qeshë një e qeshë e tërë.
Ku më hodhe ç’më ke bërë ?

Mishtë e ëmbël ku mi çove?
Ku më shite, ku më hodhe?
Cilt këlysh me mu shëndoshe?
Ç’boxh lave, që m’tregtove?

Trupin pse ma pjesëtove?
Ç’far të shtyu në ktë mëkatë?
Sot vërvitesh si një plakë.
Punt e mrapshta që dikur.
T’kan shëmtu, të kan sëmur.

Dikur haje trupin tënd.
Sot vërvitesh të gjesh mend.
Pemëlartën dikur preve.
N’ katër anë degët ja hodhe.

Kombë ndave, e lëndove
Gadishullit emrin i hoqe.
Se dikur nuk pat Turqi
Veten pis kur ke përly.

Më there më preve më dërrmove.
N’trast më fute, n’teg më çove.
E të tjert më hanin mishtë.
Me vul tënden të përligjë.

Se tu desh ty Amerikë
Veten për me nxjerr në dritë.
Duhet shumë për me u zbardhë.
Siç ka qenë shqipen ta bëshë.

Bujar Totri
Tiranë, më 04.06.2023

Dërgoi për publikim, Ibrahim Kabili, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.