MULLA RAMA MBAN IFTAR…
Arben Çokaj
Rama pasi u bë operacion për apendisit, sot shkoi për iftar me gjithë ata politikanë e pjesëtarë të trupit diplomatik – në komunitetin musliman shqiptar. Ja çfarë shkruan Rama në videon që ka publikuar në kanalin e tij në youtube:
💚Në Tryezën e Iftarit për më shumë paqe, shëndet, mbarësi dhe njerzillëk pavarësisht besimeve a mosbesimeve, bindjeve a dallimeve🤲
Nëse këta e presin paqen te feja islame, e jo te ligjet e shtetit e te forcat e rendit, atëherë ne kot që shpresojmë. Prandaj krimi ka patur kaq shumë lulëzim te ne, se këta fusin hoxhën e Tiranës të këndojë ‘Eja në Salep’ në iftarin kryeministëror, dhe flejnë rehat, se presin që ai lart t’ua kryejë punët, që duhet t’i kryejnë vetë.
Në takimin gala – a’la iftar, merrte pjesë Rama me të shoqen, ku fjalimin e mbajti e shoqja muslimane, Linda, e ngazëllyer sa s’ka nga feja islame, dhe morën pjesë gjithashtu opinionisti Arbër Hajdari, që nga BBVIP ka shkuar për iftar, hoxha i Tiranës, Ahmet Kalaja, që këndoi lutjen “ejani në salep”, Balluku, Çuçi me ambasadorin anglez (homo), Balla, Spiropali, etj. etj.
Fetarizimi në nivele kaq të lasrta të politikës dhe shoqërisë shqiptare, shkretimi në fe, e sidomos në fenë islame, tregon injorancë e mjerim për shoqërinë tonë, dhe e errëson keq të ardhmen e vendit. Në këtë mënyrë, duke folur Linda për virtytin në një iftar, mbushur plot me politikanë, që e vjedhin rëndë këtë vend, ky është kulmi i hipokrizisë dhe tregues i qartë, se kështu, ky vend nuk bëhet kurrë! As mos shpresoni shumë.
Shqipërinë po na e hanë sorrat! Shqipëria jonë po ecën vazhdimisht në rrugë të gabuar. E kjo tregon se paskemi qenë një popull, që dominohet nga të marrët!