ARMIKUN HISTORIK E KEMI NË SHTËPI

0
322
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Shqiptarët, gjithë jetën u morën me armikun e jashtëm të shtëpisë: Turqinë dhe Serbinë. Fajin për bashkim kombëtar, Shqipëri Etnike me shekuj ua hudhin turqve dhe serbëve. Armiqëve historik, që vetë i mbajtën gjallë në jetë me “shqiptarë të ndershëm” dhe besnik: “turq” dhe serb. Kryetarë shtetesh, pashallarë, agallarë, kryeministra, ministra e deputetë të popullit. Aqsa, edhe u martuan me gra turke dhe serbe, lindën edhe fëmijë. Gra dhe fëmijë kishin në shtëpi, gra morën dhe lindën fëmijë edhe në Serbi. Shqiptarët, gjatë Luftës Kosovës (1998 – 1999), nuk i vranë serbët, por fëmijët e tyre kopila që i lindën me gra serbe.

Aspak, nuk u morën me armiqtë brenda Shtëpisë: spiunët. Bashkëpuntorët e armikut. Pjellën e tyre si popull liridashës. E, sa di unë, këtë e ka thënë moti edhe vetë populli shqiptar: Vështirë, arrihet deri te bashkimi kombëtarë dhe Liria, pa e pastruar bërllokun para shtëpisë nga armiku i brendshëm. Kotnasikoti mundohesh ta pastrosh nga armiku i jashtëm me vite dhe shekuj. Prandaj, shqiptarëve edhe u përsëritet historia. Shtete i kanë bërë armiqtë e tyre historik. Shtetin e tyre duke e lënë nëpër këmbë, shkatërruar dhe ndarë copë – copë me armiqtë historik?!

Edhe, kohën e fundit e dëgjoj një rrufjan përmes valëve të radios, dhe Facebookut, portaleve elektronike: për rehabilitimin e tij si rrufjan para vdekjes politike dhe fizike me një këmbë në varr në “Xhehnet”, krah për krahu nga shërbetorët e tij rrufjanë me vende pune dhe poste partiake. Autorin e “veprës shkencore” jetësore. Libër, me ekipë shkencor, që SHGB “RILINDJA” e Prishtinës e ka botuar moti në sistemin komunist (1981). E ky “burri” botës para vdekjes e publikon vetë si “shkencëtar” partiak?!

Amanetin dhe porosinë e babait tij serbo-jugosllav, brez pas brezi me poste politike dhe para nga familja e “vëllazërim – bashkimit” në shtetin e “përbashkët”. Jo, se: këtë “vepër shkencore”, nuk e kemi pasur si botim i “Rilindjes “ në Prishtinë. Po, ja tashti e kemi të arnuar arnë përmbi arnë si plagjiaturë edhe nga nji rrufjan besnik shqiptar, me poste partiake politike jugosllave deri dje ministër, dhe komunist i flaktë me çmime shtetërore?! Rrufjan, që sot e kanë shpallur publikisht vetë bashkëpunëtorët e tij komunistë dhe Komisioni lustrues si spiun besnik i “vëllazërim-bashkimit” me argumente dhe tapi policore në mjetet e informacionit.

Rrufjani, nuk pajtohet me shpalljen e tij me dëshmi arhivore si rrufjan, po përpiqet ta shpëtoj dhe rehabilitojë veten me emisone deklarative policore neokomunsite. Edhe, atë: argatë Dje i sistemit komunistë, Sot: Neokomunist, me vulë Dexhalli në ballë.

Përçudi, sot i doli zot rrufjani i tij partiak i shëtitur nëpër redaksitë komuniste me poste politike, gjithë jetën me rrogë partiake qeveritare pa asnjë ditë pune në redaksinë e “pavarur” në gjuhën shqipe të “vëllazërim-bashkimit”. Sot, “analist” politik.

Rrufjanët, që sot vdiqën përsëgjalli me brekët nëpër këmbë. Nesër, me siguri pa vende pune, dhe poste partiake do të hyjnë në histori me këtë testament mbi varr:

Rrufjanët e Djeshëm politik. Spiunë
Që, nateditë i reklamoni emisioneve:
Sot, m’i hiqni nga sytë,“patriotët”!

Shkaku, se: Do t’i vjellë edhe zorrët
Kur, i shoh në fushata parazgjedhore
Me premtime. Dhe, vite për Nesër!

Nuk dua t’i shoh në ekrane televizive
Që, e kanë shitur veten: një torbë taxhi
Dje, dhe Sot: Egjër, ende përqafe!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.