KEQARDHJE, EDHE SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM, I PA INFORMUAR PËR UÇK-në

0
106
Bislim Zyrapi

(Vijon nga pjesa e parë)

Ibrahim Kelmendi
Ibrahim Kelmendi

Miku Bislim, derisa “ndörmarrja e pörbashköt kriminale” (NPK) ishte angazhuar për ta sabotuar e komplotuar UÇK-në në Kosovë, Kryesia e LPK-së që po improvizonte shtabin e përkohshëm koordinues ishte e pazoja për t’i diciplinuar Xhavit Halitin dhe Azem Sylën, edhe pse edhe këta dy ishin anëtarë te të njëjtës Kryesi. Konflikti mes tyre plasi kur Kryesia mori vendim që të gjitha ndihmat financiare, të cilat i jepnin emigrantët, duhej të dorëzoheshin vetëm në Kryesi, e jo te Xhavit Haliti, si deri atëherë. Xhaviti i këcënoj shokët e tij (anëtarët tjerë të Kryesisë), të ikin nga Shqipëria, përndryshe do t’i thoshte kryeministrit Nano që t’i dëbonte me polici apo t’i arrestonte. Fatkeqësisht ata e moren seriozisht kërcënimin, prandaj e zhbënë atë lloj shtabi provizor dhe u “avulluan”, duke e lënë Xhavitin të krekosek si bos i UÇK-së.

Pastaj na mbet të angazhohemi që t’i “grabisim” ndihmat financiare, duke shfrytëzuar lidhjet shoqërore që kishim me përgjegjësit e Fondit Vendlindja thërret (FVTh) nëpër shtetet ku i kishim emigrantët shqiptarë. Ato mjete financiare ua jepnim koordinuesëve të logjistikës për të ble armë dhe municion dhe ua dërgonim shtabeve të zonave në Kosovë, që ndërkohë ishin vetorganizuar. Kështu pata vepruar edhe unë, meqë kisha mundësinë t’i kanalizoja ndihmat financiare që i grumbullonim në Gjermani e në disa shtete tjera.

Komploti që bëri Xhavit Halitaj kundër Kryesisë së LPK-së na detyroi të mbanim kuvend të jashtëzakonshëm. Në fillim të majit 1998 e mbajtëm Kuvndin. NPK u mundua ta komplotonte edhe atë Kuvend, që ta kapin LPK-në, por nuk ia dolën. Në Kryesinë e re nuk u votua asnjëri nga krerët e NPK-së. Kryesia e re kishte: Bedri Islamin (kryetar), Jashar Salihun (nënkryetar), Bardhyl Mahmutin (nënkryetar), Sejdi Gega (arkëtar), Ali Ahmeti, Agush Buja dhe Ibrahim Kelmendi (anëtarë). Por edhe kjo Kryesi ishte e fraksionuar, meqë Bardhyli e Agushi e përkrahnin NPK-në, ndërsa të tjerët ishim “neutral” (në fakt vetëm unë isha kundërshtar kundërshtar i NPK-së). Fatkeqësisht as kjo Kryesi nuk ia doli t’i diciplon Xhavit Halitin, Azem Sylën, Hashim Thaçin…

Aty e tutje u rritën mjetët financiare për të ble armë e municion, uniformë, dhe për t’u dërgua shtabeve të zonave të UÇK-së në Kosovë. Por rreth 65 % vazhdonte t’i grabiste e shpërdoronte NPK-ja. Meqë NPK-ja posedonte shumë mjete financiare, ia kishte dalë të korruptont kryeministrin Nano dhe shumë funksionarë të Shqipërisë, sidomos shefa të Policisë Shqiptare, të SHISH-it e të Ushtrisë Shqiptare. Ata kriminelë na krijonin pengesa të mëdha në blerja e transportim të armëve deri afër kufirit të Kosovës…

Në fund të marsit Xhavit Halitit dhe Azem Sylës iu bashkangjit Hashim Thaçi, i cili ishte marionetë klandestine e DGSE-së franceze, atëherë simotër idiote e RDB-së dhe KOS-it të Serbisë.

NPK, duke mos mund me e sabotua vetëngritjen e UÇK-së në Kosovë, ndërmorën edhe manovrime tjera diversioniste. Kështu, në maj 1998, Xhavit Haliti angazhoi Adem Demaçin të simulonte kryesuesin e ekipit “përfaqësues” të UÇK-së, për t’u takuar me përfaqësues të FARK-ut (i sapormuar, më 5-7 mars 1998, nga koloneli Ahmet Krasniqi). Takimin e organizuan në Oslo, në zyrat e biznesit të Fatmir Zymerit, i cili tashmë ishte bërë pjesëtar i NPK-së. Takimin ka ndodh më 22 maj 1998. Janë marrë vesh për “bashkim”, por nuk mundi të realizohet, meqë NPK nuk kishte komandë ndaj UÇK-së në Kosovë.

Kur në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1998, Bekim Berisha, Fehmi Lladrovci, Naim Maloku, e shumë komandantë me përvojë ia dolen të bëjnë sistemime edhe ushtarake, NPK u alarmua, prandaj të shpërdori Ty, si figurant, për të simuluar formimin e “shtabit të përgjithshëm”. Prandaj të morën me vete më 29 maj 1998. Më 10 qershor 1998, NPK gënjeu. Për këtë e shpërdoren zëdhënsin Jakup Krasniqi, të cilin e emëroi NPK-ja. Ai e bëri publikimin, se më 11 qershor 1998, u formua Shtabi i Përgjithshëm.

Pra, edhe Jakupin, si Ty, NPK e shpërdori. Jakupin e shpërdori, sepse ai ditë më parë kishte pas konflikt me Fehmi Lladrovcin, meqë Fehmiu pat urdhëruar të mbyllej gjimnazi në Drenas, për të evituar rrezikimin e nxenësve, ndërsa drejtori Jakup kishte kundërshtuar. Ky veprim i NPK-së ishte pjesë e kundërvënies ndaj Fehmi Lladrovcit me bashkëluftëtarë, meqë NPK-ja frikësohej se Fehmi Lladroci do të bëhej komandant i Shtabit të Përgjithshëm, i cili ishte në formim…

Për të përforcuar rrolin e tij komplotues, në qershor 1998 Xhavit Haliti e kooptoj Adem Demaçin në rrolin e “përfaqësuesit politik” të UÇK-së. Ai ishte një figurnat, pa asnjë rrol vendimmarrës… [Rastësisht sot pata rast ta përcjell një video 4-minutshe, që paraqiste pshtjellimet që kanë ekzistuar lidhur me funksionin e Adem Demaçit gjatë Lufte, prandaj po ia bashkangjes kësaj kërkimfaljeje.]

Siç e kuptova unë dëshminë Tënde, Ti as atëherë nuk e kuptoje çfarë komplotësh po bënte NPK-ja. NPK-së i duheshin ushtarakë me kualifikime të larta dhe me famë nga luftërat në Bosnjë e Kroaci, për ta kap sa më shumë UÇK-në. U zhgënjeva kur gjatë dëshmisë Ti përdorje herë emrin Shtabi Qendror (inekzistent), herë Shtabi i Përgjithshëm (gjithashtu inekzistent edhe në muajin qershor 1998). Ndërsa për fomim të Shtabit të Përgjithshëm në korrik 1998 flisje si me qenë jerm, meqë duhet të ketë qenë inskenim i keq i NPK-së. Sa për ilustrim, cila katrahurë ekzistonte, shih Komunikatën nr. 47, e lëshuar më 12 maj 1998, “në emër” të Shtabit të Përgjithshëm, edhe pse nuk ekzistonte!!

Më vjen keq që edhe Ti asnjëherë nuk dëshmove për komplotin që bënte NPK-ja me mbi 65 % të mjeteve financiare të UÇK-së; si mund të quhej ushtri UÇK-ja, kur Ti, si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimi, komandant i përgjithshëm nga 7 shkurti 1999, dhe Komandanti Agim çeku, nga prilli deri kur UÇK-ja u transferua në TMK, nuk keni pas informim dhe nuk iu ka raportuar askush për (sh)përdorim të financave të UÇK-së, që ndërkohë ishin rritur, sepse edhe “kryeministri” BB i jepte fshehurazi “ndihma për UÇK” Xhavit Halitit…

Që të mos mbetesh i pa informuar, meqë mbarove dëshmimin, po të informoj, nga marsi deri në shtator 1998, NPK-ja dhe FARK bashkëpunuan e bashkëvepruan për ta dobësuar, mundësisht për ta zhduk, UÇK-në në Kosovë. Këtë e dëshmon edhe përgatitja dhe hyrja e brigadës së FARK-ut (me 147 pjesëtarë) më 24 qershor 1998 në Kosovë, nën komandën e ish-narko-dilerit Tahir Zemaj, i cili ishte ekspozuar me veprimtari kriminale edhe deri sa ishte në ekzil në Gjermani. Kur Komanda e ZO të Dukagjinit provoi ta ndalonte hyerjen e asaj brigada diversioniste, Tahir Zemaj u thirrë në marrëveshjen që Xhavit Haliti kishte bërë me Ahmet Krasniqin (në Oslo, më 22 maj 1998). Për epilogun e veprimtarisë diversioniste të asaj brigade të FARK-ut në Dukagjin, u shfaq intersim edhe në seancat gjyqësore ku asistove edhe tij si dëshmitar. Mungoi dëshmia nga Ti se lejen e kthimit të Tahir Zemajt me bashkëdiversionistë në Shqipëri, nepër Mal të Zi, e dha RDB-ja e Malit të Zi…

Pas atentatit që i ndodhi në Tiranë Kolonelit Ahmet Krasniqi, më 21 shtator 1998, UÇK-së i ndodhi një fat i mirë: emrimi i Kolonelit Halil Bicaj komandant i Shtabit të FARK-ut dhe ministër i mbrojtjes në qeverinë BB. Halili pat kërkuar miratimin edhe nga Kryesia e LPK-së për të pranuar atë emrim nga BB dhe ne u dakorduam. Për te të kemi informuar, kur bëmë takimin në Picerinë “Artur” në Tiranë në tetor 1998. Fatmirësisht Ti dhe Halili ishi kolegë në ushtrinë e Bosnjës dhe të dy ishi shquar në komandime të asaj lufte në Bosnjë.

Por, nuk ta fal heshtjen në atë takim, për telashet që kish ime NPK-në gjatë muajve qershor – gusht 1998, të cilët duhet të kenë shty të arratiseshe nga Kosova në shtator 1998, për t’u kthye në fillim të nëntorit 1998. Keqardhje që as ZPS-ja as trupi gjykues nuk dukeshin të interesuar për të ndriquar shpërdorimet që ka bërë NPK-ja, e cila kishte shpërdoruar emërtimet “Shtabi Qendror”, nga nëntori 1994 deri në korrik 1998, dhe “Shtabi i Përgjithshëm”, nga 11 qershori deri më 17 nëntor 1998, kur e bëtë “ristrukturimin” dhe Ti u bëre Shef i atij Shtabi. Mungoi edhe zbardhje, si u bëre ti Shef i Sh.P., u votove nga pjesëtarët e Sh.P., apo të emroi “komandanti i përgjithshëm” Azem Syla?

Krijova bindjen se aty e tutje keni prodhuar dokumentacion për veprimtari të Sh.P., dhe ai dokumentacion është shpëtuar nga zhdukja përmes bastisjeve që i ka urdhëruar ZPS-ja, sepse NPK-ja duhet të ketë pas interesim ta zhdukte, për t’i zhduk edhe gjurmët e krimeve dhe shpërdorimeve të saj.

Për angazhimet që ndërmori “bashkësia ndërkombëtare” nga tetori 1998 deri më 18 mars 1999, për ta viktimizuar Kosovën përmes një konference “ndërkombëtare”, si ajo që u mbajt në Rambuje, nga 6 deri më 23 shkurt 1999, nuk do të shkruaj kësaj radhe, por dua të ndihmoj të kuptosh të vërtetën, se kryetarin e Delegacionit shqiptar në Konferencë në Rmabuje, Hashim Thaçin, e kanë caktuar RDB-ja serbe dhe DGSE-ja franceze, meqë u duhej ajo marionetë për t’u siguruar se Delegacioni nuk do të mund të praktikonte vendimmarrje autonomiste. Edhe mosnënshkrimi nga ana e Hashim Thaçit, më 23 shkurt 1999, ishte pasojë vetëm e komandimit nga francezi Danjean Arnaud, i cili ishte shef i Drejtorisë në DGSE, që kishte për kompetencë ta komplotonte UÇK-në dhe Luftën çlirimtare në Kosovë (qe bërë edhe këshilltar i kryeshefit të INMIK-ut, Z. Kushner, bnë Kosovë…).

Eprori Arnaud gjatë gjithë Konferencës në Rambuje ishte pranë Hashim Thaçit, duke u kamufluar si shok e këshilltar i tij. Më vjen keq për Ty dhe për një turmë të madhe që kanë krijuar legjenda (mashtrime) tjetërfare, si ajo se Hashimin e ka zgjedhe Delegacioni për kryetar, se është tut nga komandantët e zonave për të nënshkruar “marrëveshjen” në Rambuje, se e ka zvarrit nënshkrimin për t’u konsultuar me komandantët e zonave dhe me Shtabin e Përgjishëm, etj., etj. As nënshkrimi i “marrëveshjes” që ka ndodh më 18 mars 1999 në Paris, nuk është rezultat i OK që Hashimit i paskëshin dhanë Sh.P. dhe komandantët e zonave, por suksesi i USA, Gjermanisë, Anglisë për ta bind Presidentin e Francës që të ta detyronte DGSE-në ta ndryshonte qëndrimin, meqë ndërkohë u mor vesh se kryeneqësia e Hashimit për mosnënshkrim më 23 shkurt 1999 në Rambuke nuk ishte autonomi autentike e Hashimit, por komandë nga RDB-ja dhe DGSE-ja…

Edhe “marrëveshja” që kanë bërë “presidenti” Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, në fund të Konfencëls në Rambuje, për formim të “qeverisë së përkohshme”, me kryeministër Hashim Thaçin, ishte pasojë vetëm e komandimit nga RDB-ja dhe DGSE-ja. Besoj, të ka munguar formimi përkatës politik, për të kuptuar se “presidenti” IR dhe HTH nuk kishin kompetenca kushtetuese (sipas asaj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 7 shtator 1990), për vendimmarrje që të formonin qeveri të përkohshme. Edhe turmës se intelektualëve (vetë)mashtrues u mungonte përgatitja politike dhe juridike për të kuptuar se ajo “marrëveshje” ishte një komplot i radhës ndaj Kosovës. Fatkeqësisht!

Po shpresoj, të informova mjaft kësaj radhe. Nëse ke interesim për më shumë informim, mirëpres pyetje nga Ti (të tjerët). Do t’u përgjem nëse kam njohuri konkrete për atë që do të pyetëm.

Jetë sa më të mbarë !

Me respekt,

Ibrahim Kelmendi

* * *

Këtu një video 4-minutshe që paraqet pshtjellimet për kompetencat e Adem Demaçit në UÇK:
https://www.facebook.com/watch/?v=480277634593151

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.