GJALLICA DHE KUKËSI

0
Atdhe Geci - libra

Gjallicë e shqipeve dhe betejave
zëri më i lartë i bilbilit të maleve
në këtë kodër tempull të natyrës
djep i erërave i rrit retë e bardha

Flamur shqiptar, flamur kuq e zi
kam grushtin e më trimave të së
kaluarës, duart i kam plotë kallo
Kukësi e di udhën e së ardhmes

Nëpër epoka ne jemi zvogëluar
Evropa na quan me emrin Albani
ajo Shqipërinë kurrë nuk e njohu
por na kryqëzoi me emër të fisit!

Jam Shqipëri aq sa jam Dardani
Jam Çamëri aq sa jam Madhoni
jam Mollë gjaku e Mollës etnike
jam Kukës aq sa jam dhe Kosovë.

Kjo orë me Gjallicë dhe Kukës
i jep kahe kohës dhe zë çështjes
i thoshte Gjallica bijës Valbonë
një gjuhë shqipe jemi shqiptarët.

Atdhe GeciKukës, 2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.