GOMARI PLAK I DHA “YZËM“ “KALIT TË SHEMËS”

0
Fërgim Demiri

Nga FËRGIM DEMIRI

(Kënga e re)

Tendera, tendera,
si VLENI, ska qera.
Qeneferi moj qeneferi,
Gjithë me Tendera,
Ne këtu jemi famili.
Nuk të qesim nga dera.

Ene coullët do jenë rahat,
Do keni kapitallin.
Kjo Partia qoftë e gjallë
Ma hujditësin, Djalin!

Tendera, tendera hiç pa dalë ke dera,
Lum si ne, që hymë në Parti,
U bomë miljonera, në Qeveri…

Autor, Lan Qyqalla
25 dhjetor KE “RRAPI PLAK”

(Poezi)

Një ditë kur do më shtroni, dhe do më lini vetë, mbuluar me dhe,
Dhe, nëse do dëshironi të më gjeni po deshtët të më thoni gjë:
Aty mbi dhenë, do rrijë vazhdimisht një qiparis si shenjë, e do më gjeni.
Por, shpejt do më harroni, kurse ajo që unë e kam fshehtësi.
Saherë, do t’i kujtohem unë, do vejë në raftin e librave të mi,
Dhe, sa t’i luhas ato, unë do bie në tokë. Edhe, do flas mes shkronjave:
Për t’ia kthyer gëzimin të dashurës time intime…

Poeti, Nobel Manastirliu
22 gusht 2024

(Përformas ndjenjash)

Aroma e një femëre, është çelësi i dashurisë,
Energjija e sajë kur rri pranë teje, të përformon.
Si më thua pse ti dashuron?!

Nëse qëndron pranë një trandafili, nuk do i marrësh erë,
O Zot, si ma dhe kët dhunti. që të dashurohem, as unë se di.
Ndoshta, ajo më ka munguar gjatë në këtë jetë!

Po, aromë Pranvere rri pranë Teje .
Dhe, doemos kënaqesh Ti?
Duhe, të jesh i marrë…

(Poezi mallkuese)

Do të vdes me shpirt të qetë,
Krejt i varfër si Sokrati.
Se, në vendin tim të shkretë,
Asnjë i mençur fat nuk pati…

Nobel Manastirliu
27 gusht 2024, Manastir

(Gomari plak i dha “yzëm”
“Kalit Shemës”
)

O ti “Kali i Shemës”, hallall të qoftë shërbimi,
Më ke shërbyer si një Gjog trimi.
Haj ta lidhim me besa – besë,
Mjaftë e kishe në Politikë kët ngarkesë.

Lum “Kali Shemës”, ngarko thasët dhe shko,
Tym e mjegull përtej kalo, dhe mos ndalo!
Ke Gjogun atje përtej, të shtron mirseardhje,
Mjaftë i ke ato thasë haraçi, i ke bërë tamam e di.

Gomar Plaku, dhe ai bredh tërma – teposhtë,
Hall, pa “Kalin e Shemës”, si do t’ia bëjë, me lotë e qa,
E kishte dorë të djathtë në hajdutëri,
Ju pre taxhia, nafaka edhe atij në “liri”…

24 dhjetor, moti 2024

(I përcolli për publikim Kalosh Çeliku, shkrimtar).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.