Danny Devito ka zbuluar së fundi se një nga gjyshet e tij ka qenë arbëreshe

0
230
Danny DeVito

Ruben Avxhiu

Aktori i njohur komik amerikan Danny Devito ka zbuluar së fundi se të paktën një nga gjyshet e ka pasur arbëreshe.

Gjatë një interviste për një podcast, ai ka treguar se gjyshja ishte nga këndi në fund të Kalabrisë, që përballë detit ka Shqipërinë.
Vetëm në fund të jetës, kur ajo dergjej në shtrat, kishte mësuar se gjuha që fliste gjyshja nuk ishte italisht por një variant i shqipes: “Ajo fliste Geg”, ka thënë ai.

DeVito mund të njihet më shumë nga brezi i sotëm prej serialit televiziv “Është gjithmonë mot me diell në Filadelfia” (It’s Always Sunny in Philadelphia), por famën në publikun amerikan e fitoi me serialin televiziv “Taxi” (1978-1983).

Ai ka luajtur në filma si “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” (1975), “Terms of Endearment” (1983), “Twins” (1988), “The War of the Roses (1989)”, etj.

I lindur në New Jersey, në vitin 1944, Danny DeVito është një nga aktorët më të shkurtër në botë. Vetëm 1.47 m, për shkak të një sëmundjeje të rrallë, ai megjithatë ka fituar famë me rolet që ka luajtur.

http://www.illyria.com/danny-devito-tregon-per-gjyshen-arbereshe-fliste-nje-gjuhe-qe-quhet-geg/

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.