Teleskopi Hapësinor James Webb zbulon imazhe mahnitëse të universit, liberalët sulmojnë ‘teleskopin homofobik’ dhe akuzojnë NASA-n për përkujtim të ‘queerfobisë’*

0
392
NASA-JWST

PAUL SACCA, 14 korrik 2022 – TheBlaze.com – Përktheu Arben Çokaj

Imazhet e para nga teleskopi hapësinor James Webb u zbuluan të martën. Zbulimi i imazheve të para nga teleskopi më i madh dhe më i avancuar hapësinor i ndërtuar ndonjëherë u shpall si “revolucionar”. Teleskopi Hapësinor James Webb kapi imazhet më të thella dhe me rezolucion më të lartë të marra ndonjëherë nga universi. Megjithatë, disa liberalë e përkeqësuan arritjen spektakolare, duke përçmuar JWST (James Webb Space Telescope) si një “teleskop homofobik” dhe duke akuzuar NASA-n për përkujtim të “queerfobisë”.

Në vitin 2002, NASA e quajti teleskopin hapësinor të një lloji sipas ish-administratorit të NASA-s, James Webb, i cili drejtoi agjencinë hapësinore të sapolindur nga viti 1961 deri në 1968 gjatë programeve të Mercury, Gemini dhe disa të Apollo. Para NASA-s, Webb shërbeu si nënsekretar i shtetit në Departamentin e Shtetit të SHBA gjatë administratës së Truman.

Kritikët e akuzojnë Webb-in se ishte bashkëpunëtor gjatë Frikës së Lavenderit – kur punonjësit e qeverisë u pushuan nga puna se ishin homoseksualë në vitet 1950 dhe 1960.

The Guardian raportoi, “Gjatë kohës së Webb si administrator, punonjësi i NASA-s Clifford Norton u pushua nga puna në vitin 1963 për ‘sjellje të pamoralshme, të pahijshme dhe të turpshme’ pasi u mor në pyetje me dyshimin për homoseksualizëm. Norton më vonë paditi me sukses për shkarkim të padrejtë nga puna.

Administratori aktual i NASA-s, Bill Nelson, tha: “Ne nuk kemi gjetur asnjë provë në këtë kohë, që garanton ndryshimin e emrit të teleskopit hapësinor James Webb“.

Sekretari i shtypit i NASA-s, Jackie McGuinness tha: “Zyra e Historisë së NASA-s kreu një kërkim të plotë përmes arkivave të aksesueshme aktualisht mbi James Webb dhe karrierën e tij. Historianët tanë folën gjithashtu me ekspertë, të cilët më parë e hulumtuan këtë temë gjerësisht. NASA nuk gjeti asnjë provë në këtë pikë, që garanton ndryshimin e emrit të teleskopit“.

Astrofizikani Hakeem Oluseyi deklaroi në janar 2021, “Emërtimi i një observatori hapësinor kryesor me emrin Webb është një njohje e përshtatshme e kontributit të tij në shkencën e NASA-s, edhe nëse ai ishte thjesht një administrator“.

Për akuzat specifike kundër Webb, provat janë të qarta,” argumentoi Oluseyi. “Ai nuk ishte iniciatori i Frikës së Lavandës dhe nuk ishte përgjegjës për hetimin e akuzave për ‘homoseksualizëm’ apo vendosjen e fatit të individëve të akuzuar”.

John Logsdon – një historian në Universitetin George Washington që e njihte Webb – i tha NPR, “Unë nuk mendoj se ai ndërmori ndonjë veprim të veçantë, që ishte i papranueshëm në atë kohë. Por në këtë botë të re ‘të zgjuar’, ato ndoshta nuk do të ishin të pranueshme.” Ai vuri në dukje se Webb ishte “një produkt i sistemit të vlerave të kohës së tij“.

Një peticion u nis në fillim të këtij viti, duke kërkuar që NASA të riemërtojë teleskopin hapësinor James Webb. Peticioni është nënshkruar nga më shumë se 1700 njerëz, të cilët janë kryesisht në komunitetin e astronomisë.

Faqja e internetit INTO – një “hapësirë ​​për komunitetin e qyeer për të folur hapur” – botoi një artikull me titull: “Teleskopi homofobik zbulon imazhet e para me rezolucion të lartë të hapësirës së thellë“. Artikulli, i cili u ribotua në MSN, thoshte, “Por pavarësisht kësaj arritjeje të jashtëzakonshme për shkencën, JWST vazhdon të qëndrojë si një kujtesë e hidhur e gatishmërisë së vendit tonë për të toleruar dhe madje përkujtuar queerfobinë“.

Astrofizikantja Lisa Harvey-Smith e përshkroi Webb-in si “një i zellshëm që dëboi punonjësit LGBT+ nga NASA, sipas të gjitha llogarive.”

Astrofizikantja Sarah Tuttle pohoi: “Kur fusha juaj është homofobike, jo vetëm që i dëmton njerëzit në mënyrë aktive, por edhe e shtrembëron shkencën tuaj!

Chanda Prescod-Weinstein – një asistent profesor i fizikës në Universitetin e Nju Hampshire, i cili përdor vetëpërshkrimin e queer/agender/grua/ajo – shkroi në Twitter, “Si një nga njerëzit që ka bërë përpjekje për të ndryshuar emrin, sot ndihem e hidhur, jam shumë e emocionuar për imazhet e reja dhe kaq e zemëruar në selinë e NASA-s. Udhëheqja e NASA-s me kokëfortësi ka refuzuar të pranojë se ajo që tani është informacion publik për trashëgiminë e JW do të thotë se ai nuk meriton të ketë një observator të madh me emrin e tij.”

Teleskopët shpesh emërtohen sipas astronomëve të famshëm si Edwin Hubble dhe laureatit Nobel Subrahmanyan Chandrasekhar. Megjithatë, katër astronomë duan të riemërtojnë JWST si Teleskopi Hapësinor Harriet Tubman sepse ajo “pothuajse me siguri e përdori Yllin e Veriut” për të “lundruar në rrugën e saj drejt lirisë“.

* Queerphobia (ose Homophobia) është paragjykim plus pushtet; kushdo me çdo orientim apo identitet seksual mund të ketë/shfaqë paragjykime të bazuara në seksualitet, por në Amerikën e Veriut (dhe realisht në mbarë botën), njerëzit heteroseksualë kanë fuqinë institucionale, prandaj Queerfobia është një diskriminim ose antagonizëm i sistemuar, i drejtuar kundër personave queer/LGBTQAIP+.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.