SHQIPTARËT SI FEMRAT, NUK DINË SE ÇFARË DUAN…

0
399
Mathieau Aref - Shqipëria

Arben Çokaj - gazetar Arben Çokaj

Profesor Arefit, që do gjuhën zyrtare gegnishte, i thashë se të gjithë shqiptarët që e urrejnë Enverin, e kanë atë në xhepin e pasmë – sillen si Enveri dhe duan të imponohen si ai. Enveri bëri e veproi gabim, thonë, dakord, po këta që veprojnë e bëjnë mirë, kush po i ndalon t’i bëjnë punët mirë në këto 32 vjet?!

Edhe unë mendoj se Enveri veproi gabim, dhe nuk kam asnjë arsye për ta mbrojtur atë, por me sa shihet populli shqiptar po don turkun e islamin më shumë se Enverin… Dhe nëse i krahasojmë të dyja kohët, na del se turku e islami vranë më shumë shqiptarë dhe na lanë në një mjerim më të madh se Enveri…

Për 523 vjet pushtim osman as 5 km. rrugë nuk u shtruan në trojet shqiptare. Gjuha dhe etnia shqipe u mohuan, e shqiptarët i respektojnë turqit e fenë islame, që ata sollën edhe më shumë se vetë arabët… Pse thua se ndodhë kjo?! A nuk u duket absurde dhe e habitshme?

Enveri po të donte të respektohej nga shqiptarët, si respektohet sot turku e islami, ai nuk bënte fare gjuhë zyrtare shqipe, e linte vendin pa gjuhë e pa shkolla, edhe universiteti i parë shqiptar, që u ngrit më 1956 në kohën e Enverit nuk duhej more të ngrihej fare…

E kështu shqiptarët do të ishin të kënaqur si sot në anarkinëe tyre, dhe nga kënaqësia e madhe që kanë, do të iknin nga Shqipëria për ta kërkuar islamin në Perëmdim…

Kjo nuk dmth. se unë e justifikoj Enverin e krimet e komunizmit, jo, kurrë jo. Por na kanë dëmtuar si turku e islami më shumë se Enveri, e ne po i adhurojmë ata sot. Këtë absurditet po godas unë.

A nuk mundemi ne shqiptarët t’i vlerësojmë more gjërat objektivisht, pavarësisht ndikimeve politike e ideologjike?! Duket se jo…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.