Serbia vrimë e zezë e Evropës

0
89
Vucic për Srebrenicën në OKB

Skënder MULLIQI

Edhe laikët e politikës tashmë e kanë kuptuar se Serbinë, e drejtojnë mafiozet, kriminelet e luftës, hajnat dhe faqezitë e çdo lloji. Treshja famëkeqe në pushtet, Vuçiq, Sheshel e Daçiq, ishte dashur bota demokratike t’i izolojë, të mos bisedojë me klikën më të urryer millosheviçiane të pas Luftës së Dytë Botërore. Ky grup kriminelesh të luftës në krye dikur më Millosheviqin, e pas tre dekadash me Vuçiqin, e ka kthyer Serbinë në vrimë të zezë të Evropës. Këta faqezi po ngulin këmbë që nga viti 2012 kur ka ardhur në pushtet Vuçiqi, ta kthejnë në rajon gjendjen e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

Edhe kjo politikë serbe është kontinuitet e politikës fashiste të Millosheviqit, së edhe këta janë i njejti brum.Bëhët fjalë për kriminelet të cilët po marrin direktiva nga Putini, për konfliktë të ri në Ballkan. Edhe pushtetin e ri pas zgjedhjeve të fundit në Serbi, po e drejtojnë, SNS e Vuqiqit dhe SPS i Daçiqit, dhe kjo tregon së bëhët fjalë për një qeveri kriminale.Këta janë ata të cilët rrënuan Vukovarin, bombarduan Dubrovnikun, rrethuan dhe bombarduan Sarajevën, bënë gjenocid në Srebernicë e gjithëandej në Bosnje dhe në Kosovë më masakrat e Mejës, Reqakut, Lubeniqit, Rahovecit, Qyshkut e është vargu shumë i gjatë për t’i numëruar të gjitha vrasjët, dhunimet dhe dëmet materjale të gjenocidit serbomadh. Shqiptarët nuk sulmuan asnjë qytete dhe nuk vranë asnjë serb në Serbi.

Këtë fakt madhor bëhën sikur e kanë harruar shtetet e BE-së të cilët edhe na ndihmuan në luftën e fundit çlirimtare. Politika e Serbisë është politikë kunder botës perëndimore, është politikë pro ruse dhe pro kineze, gjë të cilën mirë e dinë BE-ja, e po vazhdojnë nga frika e luftës të mbajnë ende nën sqetull një huligan dhe kriminel lufte si Aleksander Vuçiq, i cili ishte përkrahës i madh edhe i paramilitarit e kriminelit Arkan. Ky huligan dhe huligani tjetër Sheshel, po i shpallin heronjë kriminelet e luftës në Bosnje, Radovan Karagjiq dhe Ratko Mlladiq, duke iu ngritur buste, dhe duke i vendosur portretet e tyre nëpër murale në gjithë Serbinë, në Bosnje, Mal të Zi dhe në veri të Kosovë.

Mos të harrojmë se Vuçiqi, Shesheli dhe Daçiqi,janë protogaonistet kryesorë më Radojqiqin të aktit brutal të Banjskës në veri, më qëllim të ndarjës më luftë të Kosovës. Terroristi Radojqiq, së bashku më Veselinoviqin, Vulinin tash zëvëndës kryminister dikur shef i BIA-së, Belivuk janë të kërkuarit e Interpolit. Presidenti serb, ka zgjedhur metodën gebelsiane të sundimit, jo vetëm në jetën politiike dhe ekonomike të Serbisë, por edhe të mediave, prapa të cilave fshihet fashizimi i Serbisë. Në këtë konstest të propagands së urryer ndaj shqiptarëve nuk duhet harruar rolin e Kishës Ortodokse Serbe, si udhëheqese shpirtërore të luftës dhe gjenocidit serb në Ballkan.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.