FEHRI QERIMI – POET I DËSHMUAR NË LETRAT SHQIPE

0
267
Fehri Qerimi - Nata e shën Luçisë

Nga: Isak A H M E T I

I. Në fillim

Këto ditë jam marrë, përveç tjerash, edhe me leximin dhe rileximin e tri veprave poetike të Fehri Qerimit, poet ky tashmë i dëshmuar, edhe sipas vlerësimit të Ramadan Musliut, me konsistencën e konceptit të tij krijues: kërkim i figurës, eksplorim i gjuhës dhe dendlsim të shprehjes deri në krijimin e gjendjeve aktive poetike, cilësi të cilat ka arritur vazhdimisht, me shumë finesë, t’i ngrisë artistukisht dhe estetikisht për një shkallë më të lartë.
Ky poet, ish nxënës i im i dalluar, tashmë edhe koleg dhe profësor i përkushtuar në procesin edukativo-arsimor, me tri veprat e tij poetike, të cilat m’i ka dhuruar me dedikim të veçantë, (për çka e falënderoj publikisht nga zemra!), është bërë i njohur në letrat shqipe sidomos me konsistencën e konceptit të tij krijues…

II. Pak shënime nga jetëshkrimi

Fehri Qerimi është i lindyr më 1960 në Tërpezën e Hysen Tërpezes, Komuna e Vitisë. Ka kryer Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Fakultetin Filozofik, Univeesireti i Kosovëa, në Prishtinë. Punon si profesor i Gjuhës dhe Letërsisi Shqipe në Shkollën Ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj. Ka qenë edhe drejtor i Drejtoratit Komunal për arsim ku është dalluar, me përkushtimin e tij të veçantë, për ndryshimin pozitiv të arsimit dhe edukimit në Komunën e Vitisë.

Njihet si bashkëpunëtor me shumë gazeta dhe periodikun letrar.

III. VËLLIMET POETIKE

Pas vëllimit të parë poetik: NATA E SHËN LUÇISË (“Rozafa”, 2004, që është pritur shumë mirë edhe nga kexuesit edhe nga kritika letrare, vjen me vëllimin e dytë poetik me titullin përmbledhës: HOLLËSI KUJTESE, “Buzuku”, 2006, të realizuar mjaft bukur artistikish dhe me një stil poetik mjaft të stabilizuar, gjithsesi origjinal.

Ndërkaq në vitin 2019, poeti Fehri Qerimi vjen me librin e tretë poetik me titull ËNDËRR PA Gjumë, ku kemi të përfshirë një lirikë artistikisht të përkryer.

A) NATA E SHËN LUÇISË, poezi,

redaktorë: Sali Bashota&Ramadan Musliu,dy poetë të njohur në letrat shqipe.
Këtë libër autori në fjalë e ka strukturuar në gjashtë cikle:

I. KËNGA E SPRASME NË ZALLISHTË,
II. DIL RRzUGËS MËNGJESORE SHTRUAR KREJT ZHAVOR,
III. NË DORË MBAJA FRESKUN E PËRHËNSHËM,
IV. NATA E SHËN LUÇISÇË,
V. ASHT I THYER NË ASHT,

ZGJUAR SI ZYMBYLI.
Me këtë libër, autori në fjalë, ka arritur mjaft bukur të integrohet, siç e ka vënë re me të drejtë edhe Ramadan Musliu, në procesin poetik aktualë. Në poezinë e këtij libri ndeshim shquarjen e aspektit poetizues të motivit, duke riaktuakizuar problemin së brendshmi…

B) HYLLËSI KUJTESE, poezi,

libri i dytë poetik i poetit Fehri Qerimi.
Editorë Hana&Abdullah Zeneli. Ky libër është strukturuar në shtatë cikle:

I. RRUGA QË NDIZET ME QIRINJ,
II. NË BEZËN E BARDHË,
III. FIGURË E RE NË DIAGRAM,
IV. INTERMEXO
V. HOLLËSI KUJTESE,
VI. MYJA E ASHTIT,
VII. FAQE E RE.

Lbrit në fjalë i paraprin një Parathënie përmbajtësore e shkruar me mjaft kompetencë nga poeti dhe studiuesi elitar, Ramadan Musliu. Këtu autori na vjen, me shumë finesë, me një botë poetike të individualizuar, me një botë me parashenjat e veta identifikuese (Paeathënie, fq. 5). Është ky një libër i rrallë, që duhet lexuar dhe rilexuar për ta kuptusr dhe shijuar bukurinë e fjalës poetike.

C. ËNDËRR PA GJUMË

editorë: Hana&Abdullah Zeneli, ndërsa përgatitur për shtyp nga Marigonë Kelmendi. Ky libër, të cilit i parapein shkrimi analitik dhe përmbajtësor me titull: POETIZIMI I ANKTHIT POETIK, i Ramadan Musliut, është strukturuar në pesë cikle siç.vijon:

I. TEJPËRTEJ ASHTIT,
II. HIDHËSI ME ZË,
III. QARKU I HESHTJES,
IV. HIJE NJERIU,
V. FUNDI I MISTERIT.

Libri hapet me poezinë programatike :

NJERIU LETËR

E di se njeriu letër
ka frikën nga uji i liqenit
nga sëmundje e varfërisë
si brymë e vjeshtës çmendet
ngrin shpresën vajin
zhduket në valë lumit të tharë
thonë e ke mësuar gjuhën
e zemrës që s’i flet

Edhe me këtë libër, të tretin me radhë, poeti ka dëshmuar, bukur dhe fuqishëm, konsistencën e konceptit të vet krijues: kërkimi i figurës, eksplorimi i gjuhës dhe dendësim të shprehjes deri në krijimin e gjendjeve aktive poetike, cilësi të cilat i ka ngritur vazhdimisht në shkallën më të lartë artistike. Poezia e këtij poeti sikur përjeton një rigjenerim të vazhdueshëm të brendshëm, saqë duket se nga libri në libër është konstante si gjuhë poetike, si perceptim, por edhe si formësim figurativ i idesë, por edhe i obsesioneve që e preokupojnë në mënyë permanente autorin (Ranadan Musliu, fq. 6).

Poezia e këtij libri, siç e ka vërejtur Ramadan Musliu, duke qenë se i përmbahet një këndi të vrojtimit autorial, rishtas dëshmon se e ka formuar konceptin krijues, i cili dëshmohet si përmes kërkimit të figurës që lidhet me ekspresionin po ende edhe me eksplorimin e gjuhës dhe dendësimin e saj përmes analgamimit me nocione deri në krijimin e gjendjeve poetike ekspresive, në pajtim me vetë natyrën perceptuese. Kështu dhe në këtë mënyrë poeti ka krijuar identitetin e vet duke ruajtur origjinalitetin e fillimit të markuar në dy librat e mëparshëm.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.