NGA KALOSH ҪELIKU
E kam thënë: edhe, më herët në shkrimet e mia publicistike kryengritëse revolucionare – artistike me “Din e Iman”, dhe libra. Dihet, pa çaj rusi, me raki rrushi. Politikanët, na i polli pasmesnate Buça e Katundit. Rrugaçe partiake, e lindur hurdhave e kënetave me bretkosa dhe gjarpërinj. Rrospi, këlyshët e saj me zgjebe na i la pas porte, të cilët m’i ndërseu tinëz pas shpine. Ditën e Sotshme, të rritur me një torbë taxhi përqafe në qenë të tërbuar me jargët rrëke përgoje, dhe bishtin nën këmbë, që e hanë tinëz edhe të Zotin?!
Habitem me familjarët e Ali Ahmetit, dhe “pasuritë” e tij personale, nëse ende i ka në shtëpi, në shtetin e “përbashkët”. Nuk më interesojnë ato pasuritë partiake. Po, pasuria e Ali Ahmetit familjare. Jo, thashethemet e partive politike këpurdha trusakate, që lindin pas shiut mes livadheve, të institucioneve shtetërore, në shtetin e “përbashkët”. Mjetet e “pavarura”, dhe të varura të informacionit, këmbekrye partiake – politike. Radiotelevizionet shtetërore. Gazetat, dhe portalet elektronike. Facebook. Instragam…
Aqmëpak, të institucioneve shtetërore, që i keni mbushur me gjysëmanalafabetë. Facebook, dhe Instagram. Partiake, të dalldisura dhe arratisura nateditë me këmbët dhe trutë në legen. Nëse, keni shkrimtarë dhe këngëtarë të “tallavave”, Sot: përcillni në Ministrinë e Kulturës me libra dhe manifestime “artistike” – politike! Amani, mos më përcillëni gjysëmanalafabetë, që libër nuk kanë në shtëpi. Një varg, nuk e kanë shkruar përsëgjalli në jetë! Nuk dinë çka është poezia, dhe proza. Krijuesi. Aqmëpak, letërsia shqipe.
Burri botës, Ali Ahmeti: pas lufte (2001), e kapi mashën e skuqur të nxehtë në zjarr – flakë. Mashë të skuqur, të cilën më herët e kishte kapur edhe Navzat Halili, kryetar i PPD -ës. Lëvizje politike Shqiptare. I futi me vende pune plotë partizanë të partive politike me paga mujore në shtëpi, pa asnjë ditë profesionale në vendin e punës. Pamarrë parasysh, a ishin ato të PPD -ës, apo të PDSH -ës. Ose, të BDI -së. E, më vonë në pushtet, edhe të pjellës tyre trusakate kopila të partive reja këpurdha pas shiut, për të vëndosur kritere arsimore dhe kulturore edhe nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët” të dalldisur pas posteve partiake dhe pasurisë personale, familjare, dhe partiake. Themelet, e një shoqërie arsimore dhe kulurore historike, rrënimit të një Shteti Shqiptar Ditën e Nesërme: arsimit dhe kulurës Tradicionale Shqiptare.
Pjellave të tyre politike “patriotike” partiake pas gardhit me kopila melezë, të cilët na i polli si popull shqiptar Xhadia, na i la natën pas porte. Dhe, e kemi problem: ende, edhe sotekësajdite. Nesër, do t’u dalim përballë në Fushën e mejdanit. Parashkime, për Ditën e Nesërme. Që, Unë si shkrimtar përsëgjalli, nuk ua pash hajrin këtyre partive politike shqiptare. Përveç, përndjekjeve dhe plaçkitjeve materiale të pasurisë Babit, dhe personale. Dhashtë Zoti, ju ua shihni hajrin! Jo, partive politike shqiptare, as Ali Ahmetit. Mos them, të atyre të Nevzat Halilit, Arben Xhaferrit…
Shteti i “përbashkët” me pushtet dhe pasuri, partitë politike të “vëllazëim – bashkimit”, hë për hë: më kanë borxhe. Unë, nuk u kam borxhe, si shkrimtar. Ndoshta, Nesër: mi lajnë borxhet politikanët e ardhshëm shqiptar. Ose, ua shoh këmbët përmejdani në “hava” nën Rrap, hije mes “Bit – Pazari”, në Shkup.
Ju, si lexuesë të mi besnik do ta ngreni zërin, Nesër. Kutadi, Unë: ndoshta, edhe dollinë “haram”?! Ose, “hallallin”. Pse, Kalosh Ҫeliku i del në mbrojtje Ali Ahmetit si politikan?! Familjarëve të hoxhallarëve. Jo, aspak nuk është e vërtetë. Kalosh Ҫeliku, nuk i del në ndihmë Ali Ahmetit, po popullit shqiptar. Ali Ahmeti, me vite ka qenë në pushtet. E, Kalosh Ҫeliku gjithë jetën përsëgjalli me shkrime publicistike dhe libra në opozitë.
Gjatë sundimit të “vëllezërve” me shqiptarët, në shtetin e “përbashkët” ka qenë më i sulmuari nga këlyshët me zgjebe të partive politike. Përmëkeq, atyre shqiptare. Ia vodhën pasurinë e patundshme të Babait, që ia la trashëgim për libra. Pasmesnate, ia dogjën banesën në “Ҫair” të Shkupit. “Xhipin”, para dritareve, po në të njëjtën lagje shqiptare. E, pak më vonë: edhe shtëpinë e Gruas besnike në lagjen “Serova”, poashtu në Shkup. Nuk do t’i përmend në këtë shkrim publicistik denoncimet në polici me njëzetë nënshkrime shqiptarë, se: gjoja jam i dërguar nga Kosova, Ҫështjen Shqiptare, dua ta zgjidh me luftë (1992)?! Helmimet e shpeshta, kërcnimet dhe sulmet fizike, në kohën e partive politike shqiptare në pushtet me “vëllezërit” në shtetin e “përbashkët”.
Fshirjen e dhunshme të SHGB “ASDRENI” nga regjistri qëndror pa asnjafarë paralajmërimi. Ose, dënimi me mjete finiansiare, duke e plaçkitur me mijëra euro në bankë. Lidhjen e shkrimtarëve Shqiptarë, ende gjallë nën Rrap. Edhe, atë në kohën e LSDM -ës dhe BDI -së në pushtet. Dikur, më dënonte shteti i “përbashkët” komunist si djalë “ballisti” për shkak të Babait. Sot, më dënon shteti i “përbashkët” Neokomunist si “irredentist”. Shkaku: shkrimeve të mia publicistike, dhe librave të “rrezikshëm”. Përsëri, ai i “vëllazërim – bashkimit”, si “nacionalist”. Dhe, “irredentist”?!
Ali Ahmeti, pasi erdhi në pushtet nga Lufta (2001): nuk i shkarkoi nga postet politike partiake, vendet e punës “argatët” e tij të ish partive politike shqiptare të paaftë si profesionistë partiak komunistë. Sot, Neokomunistë. Partive, politike shqiptare të Katundeve?! Edhe, pse ishin gjysëmanalfabetë. Nuk dinin as shkrim dhe lexim me tituj shkencorë. Gabimi më i madh, sipas meje i Ali Ahmetit, është ky: nuk i përjashtoi nga vendet e punës dhe postet partiake partizanët e partive politike shqiptare, që lindën si këpurdhat pas shiut, dhe na mbinë në institucionet e shtetit të ”përbashkët” si kope e deleve të nënkryeme, duke themeluar parti të tjera politike, dhe sakatuar arsimin dhe kulturën shqiptare. Qofshin, ato familjare, klanore, apo partiake. Ose, shtetërore: ministra, zv/ ministra, kryetarë të komunave, drejtorë të institucioneve.
Edhe, pse: një familjar i tij me poste politike partiake me vite (bukë), iku dhe u arratisë te pjella e BDI -së, në partinë tjetër politike me “Besë” me këmbët dhe trutë në legen. Nuk ka problem, në këtë shkrim publicistik si antipartiak me “besë” i partive politike. Dita e Nesërme, do ta zhveshë Ferexhenë e zezë. Edhe, do të dalin para popullit shqiptar lakuriq pa ferexhe të zezë me bereqetin, bythët përmejdani pa brekë. Nuk e di: a, do kenë herdhe.
Faji, që nuk i lahet kurrë: as me shurrë Ali Ahmtit si politikan, është, se: nuk i ka pasur nën kontrollë partizanët e tij partiak të dalldisur nëpër institucionet e shetetit të “përbashkët” mes “haramit” dhe “hallallit”. Hajdutët e pulave, që nga sistemi komunist. Qofshin ato: me “Besë” e “Din e Iman”. Ose, të pabesë. E tmerrshme, ë?! Sot, Ali Ahmetit: i dalin me “dëshmi” të pasurisë personale dhe familjare: vetë, “trimat” pulave të katundit pas lufte dhe familjarët. Bashkëpunëtorët e tij partiak, dhe kopilat politik për pushtet me themelimin e partive politike shqiptare. Sot, kur: ende, nuk kemi një Parti Politike Shqiptare me rrënjë dhe Trung në Atdhe. Ato parti politike, që: gjithë jetën kanë qenë krah për krahu në luftë për “Shqipëri Etnike”. Jo, edhe në veprime politike dhe atdhetare. Revistë për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që dilte, kur t’i teket, dhe bënte Luftë për Shqipëri Etnike. Asaj kohe, në sistemin Komunist, dhe Neokomunist.
“ZEKTHI”, kur doli në dritë kopertina e faqes parë me Ali Ahmetin e hipir në gomar, përkrenaren e Skënderbeut në kokë?! Ngjarje politike – historike, që gjatë një mbëledhjeje të Degës Shkupit të BDI -së, ishin ankuar anëtarët e partisë: “shih, çka na thotë Kalosh Ҫeliku nëpër shkrimet e tia publicistike: jeni rrugaçë, hajna, gjusëmanalfabetë”. U, ishte përgjigjur politikani shqiptar Ali Ahmeti: “Ҫka t’i bëj Kalosh Ҫelikut? Mua si Kryetar partie të BDI -së, me përkrenaren e Skënderbeut në kokë pas Lufte më ka hipur edhe në gomar. Ai, është shkrimtar”. E, unë: politikan. E, pabesueshme?!
Një veprim të këtill “politik – patriotik” para disa viteve ka bërë edhe Nevzat Halili, kryetar i PPD -ës në një mbëledhje partiake, në “Kisella Voda” të Shkupit (1994). Punë tjetër , është ajo se: tetovarët, dikur e kanë pushtuar Jugosllavinë me bozë dhe tollumba. Dhe, jo me politikë. As, me letërsi. Politikanë, në Maqedoninë e Veriut ka dhënë Dibra. Në Kosovë Gjakova. Nuk e kanë ditur kush është Nevzat Hali. Burri, që e kapi asaj kohe në fillim mashën e nxehtë në duar. Njëri, nga anëtarët pjesmarrës në atë mbëledhje partiake e pyet Nevzat Halilin: “ A, është e vërtetë ajo çka shkruan Kalosh Ҫeliku te libri “Kali i Trojës nëpër Bit-Pazar”? Nevzat Halili, plumb i përgjigjet: “Po, është e vërtetë. Njëri, ja: sapo, hyri me mustaçet e Goce Dellçevit në sallë”.
Nevzat Halili, nuk ishte politikan, por ishte patriot i madh shqiptar. E kapi mashën e nxehtë asaj kohe me plotë rrufjanë brënda PPD -ës, që në fillim ajo nuk ishte parti politike, por Lëvizje Shqiptare. Tetovarët, e hipën në Kalë të bardhë me një këmbë të thyer në stadiumin e Tetovës me këngë e valle. Kulminacioni politik, u arritë me tekstin e arnuar nga dramat e mia satirike të asaj kohe: “Imzot, lehin qentë” (1993, 2013). Që, i fshikulloja asaj kohe dobësitë dhe aktivitetet e tyre politike – partiake – arsimore dhe kulturore si parti politike shqiptare.
Nevzat Halilin, e dalldisën në rolin e Skënderbeut edhe në skenën e Teatrit të pakicave me një autor teksti partiak (nuk do t’ia përmend emrin autorit), e di lexuesi shqiptar, mik i “Kordinatorit liberator” (personazh i shkrimeve të mia satirike), sesi: Nevzat Halili me shpatë në dorë, lufton kundër Skënderbeut?! Politikanë, historikisht ka dhënë Dibra në Maqedoni, dhe Gjakova në Kosovë. Punë tjetër, është ajo, se: këto dy qytete, ende kanë mbetutur zorra qorre të “vëllazërim- bashkimit”, në sistemin komunist dhe Neokokumunist.
Përmëtepër, dhe me siguri: u kujtohen vitet e para kur erdhi në pushtet Ali Ahmeti. Vitet, kur ia burgosnin komandantët, dhe ia mbanin dy-tri ditë në burg nëpër podrume policore, në “shtetin e përbashkët”?! Pastaj, më në fund të dy-tri ditëve ia lëshonin nga podrumet, se: ia paskan marrë gabimisht. Rast, që më ndodhi edhe mua si autor i këtij shkrimi publicistik në Strugë. Dëshmitarë, nëse: nuk besoni, janë miqtë e mi poetë struganë me të cilët u takuam në tavernën e dikurshme “Parisi”, në qendër të qytetit Strugës. Një civil hyri me dy policë të veshur me uniformë policore. Edhe, e thirri njërin nga miqtë e mi te tabanaku: Ai, miku juaj me mjekër që rri me ju në të njëtën tavolinë, ka zbritur si i dyshimtë në aeuroportin e Ohërit. I thuani të takohet me ne sonte, se: do ta marrim vetëm për në një “bisedë informative”.
Miku, pas pak kohe u kthye në tavolinën tonë, dhe ma rrëfeu kërkesën ligjore të “civilit”. U ngrita dhe shkova ta tabanaku i kafenesë:
-Mirëmbrëma, zotëri. Hë, çka është puna? “Civili”, u përgjigjë:
-Ti ke zbritur në aoeroportin e Ohërit. Dhe, si i dyshimtë duhet të vish me ne në polici për një “bisedë informative”.
-Jo, i thash. Unë, pikë së pari nuk kam zbritur në aeroportin e Ohërit. E dyta, unë jam Kalosh Ҫeliku, kryetar i Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë, vij nga Shkupi, dhe pasi i lash disa numra të revistës për humor dhe satirë “ZEKTHI” në Kërçovë, që delë kur t’i teket, erdha në Strugë. Ju, mund të më merrni me dhunë në polici, pasi me vete i keni edhe dy policë të armatosur me uniforma, por unë nuk vij vetë si shkrimtar. Shkaku, se: ju, Ali Ahmetit ia rrëmbeni komandantët e luftës mesdite, dhe pasi ia mbani dy-tri ditë dhe netë nëpër podrume, të nesërmen ia lëshoni në liri, se: gjoja, “ia paskeni marrë gabimisht”.
“Civili”, bisedoi me dikend përmes toki-vokit: nuk vjen. Ҫka të bëjmë? Matanë errësirës, pasi ishte natë u dëgjua zëri bashkëbiseduesit: lëshoeni! Edhe, shpëtova nga “biseda informative” si i “dyshimtë”. Shkaku, se: ishte e premte, dhe fundvjeshte. Administrata shtetërore policore, nuk punonte deri të hënën. E, unë si i “dyshimtë”, që kisha zbritë në aeoroportin e Ohërit, dy net e tri ditë deri të hënën në podrum, me siguri do të kisha vdekur nga i ftohti.
Edhe, atë: kot fare, në shërbim të Komandantit “terrorist” të UҪK -ës, që Maqedoninë Ish jugosllave e shpëtoi nga Vdekja klinike. E bëri shtet demokratik Maqedoninë me “ Marrëveshjen Kornizë të Ohërit”, dhe “Marrëveshjen e Prespës” si Maqedoni e Veriut, i ktheu deri diku shqiptarët në vendlindje me pagesa mujore, pa vende pune. Pasuri. Poste politike, Dhe, Liri. Ndoqi rrugën e sistemit komunist. Që, gjatë kësaj kohe i punëson “maqedonasit” nëpër instituconet e shtetit të përbashkët si “shqiptarë” me paga mujore, e me vende pune në shtëpi?!
Problem, të cilin edhe sotekësaj dite e kemi mbi shpinë, dhe nuk mund ta hudhim nga qafa. Atdhe. I hapi rrugë me dyert krah më krah në Bashkimin Evropian. Presim, çka do të bëj si politikan me ndryshimin e Kushtetutës?! Popullin “pakicë” bullgare?! Që, padashtas ma kujtoi një Kohë lufte (2001), kur gjatë një takimi në Teatrin e pakicave si organizata joqeveritare ma kishin dërguar edhe mua një ftesë si kryetar i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar. Shkova, pa e ditur qëllimin dhe rendin e ditës në lokalet e Teatrit të pakicave.
I gjithë qëllimi i atij takimi në gjendje lufte, kishte qenë shkarkimi i kryetarit të PDSH -ës Arben Xhaferri, në të cilin merrnin pjesë: politikanë, artistë dhe shkrimtarë. Arsyeja, se: Arben Xhaferri, na qenka i sëmurë (“i çmendur”)?! Edhe, duhet ta shkarkojmë nga posti i kryetarit të PDSH -ës, ende në gjendje lufte (2001). Nuk u pajtova me qëllimin e këtij propozimi politik, dhe e përfunduam mbëledhjen pa asnjë vendim.
Ditë më vonë, Ali Ahmeti dhe Arben Xhaferri u takuan në Prizren, nënshkruan marrëveshjen historike mes Arben Xhaferrit (PDSH -ës) dhe Ali Ahmetit (UҪK -ës), krahut të luftës. E, pak më vonë në Ohër, lindi “Marrëveshja Kornizë e Ohërit” për zgjidhjen e situatës politike e të sigurisë në Maqedoni. Edhe zyrtarisht, në gjuhën angleze e nënshkruan: kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, lideri i VMRO – DPMNE -së dhe kryeministër Lubço Georgievski, liderët e LSDM -së Branko Cërvenkovski, të PPD -së Imer Imeri dhe PDSH -së Arbën Xhaferri. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtar i vunë edhe lehtësuesit ndërkombëtar në dialog: Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju (05 korrik 2001).
Pasuri marramendëse kishte edhe shoku Tito në “Dedinje” (Beograd), dhe Ohër. Enver Hoxha, në “Drilon” (Poradec). Vetëm, se: asaj kohe, askushi nuk e ngrente zërin për korrupsion. Liri?! Sot, gati të gjithë janë çuar më këmbë, i madh e i vogël, se: Ali Ahmeti, është “hajdut, tradhtar” si politikan shqiptar. Pamarrë parasysh, se: deri Dje, ishte komandant lufte i UҪK -ës?! E votonin gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare me radhë disa mandate si deputet i popullit dhe kryetar i BDI -së . I këndonin përsëgjalli edhe këngë me çifteli.
Habitem me shqiptarët si popull liridashës, që Ali Ahmeti i bëri me Universitete, tituj shkecor, vende pune, dhe i futi si dhentë e nënkryeme në vathë: profesorë universiteti. Poste politike. E, tri – katër universitete shtetëror e private. Institucione shqiptare. Kohë, kur sot: kemi shkolla, universitetete, por nuk kemi nxënës dhe studentë. Kundërshtarët e tij politik, miqtë, shokët e luftës, dhe familjen ende i mban gjallë në fushëbetejat partiake politike. Unë, si shkrimtar: jam, shumë më i keq: të gjithë, i kisha përzënë nga vendet e punës nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”. Nuk, u kisha dhënë diploma universitare. Tituj shkencor. Poste politike. Mos them, se: i kisha rrasë edhe në burg, si armiqë të Shtetit shqiptar, Ditës Nesërme.
E njëjta Kurvë politike, Sot: ende, vazhdon të na pjellë kopila me Babë, e pa Nënë. Pasmesante, na i lë lurekë pa djepa pas porte si kopila. E, askushi nuk e di Babën e atyre partive politike shqiptare, por e di Nënën. Ali Ahmeti, mund të jetë gjithëçka, por: nuk është hajn, as tradhtar. Frikë kam, se: populli shqiptar është hajn, dhe tradhtar. Ali Ahmeti, vite me radhë, është politikani me një karrierë politike më të gjatë në pushtet në Maqedoninë e Veriut. Kërçova, historikisht nuk ka dhënë politikanë, por burra të pushkës. Për herë të parë, Sot: jep edhe një politikan shqiptar me parashikime për Ditën e Nesërme.
Nuk i kam dashur në jetë politikanët e “vëllazërim – bashkimit”, që nga sistemi ish komunist jugosllav. Aqmëpak, partitë politike Neokomuniste. Qofshin, ato nacionaliste. Ose, komuniste. Hiç fare, politikanët e sotshëm Neokomunistë. Përsëri, të “vëllazërim – bashkimit” në shtetin e “përbashkët”. Shkaku, se: në politikë, nuk ka sinqeritet, siç thotë Ali Ahmeti. As, “besë”, siç thotë Partia Politike “Besa”. Në politikë, ka: vrasje, vjedhje, dhe tradhëti. I kam dashur artistët disidentë, dhe mësuesit e Ernest Koliqit të “Shqipërisë Madhe”. Pishtarit të arsimit: Mahmud Dumani, në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në Trojet Shqiptare. Themelet, e një shteti shqiptar: Arsimin, dhe Kulturën. Jo, politikanët e Sotshëm teknenesë me brekët nëpër këmbë.
Kundër Ali Ahmetit, duhet të çohem Unë si shkrimtar, që i shpërbleu familjarët e tij, argatët partiak, kulturofagët me vende pune e poste partiake, dhe pasuri. Shërbetorët e tij partiak. Kameleonët, dhe rrufjanët, që i ndërrojnë partitë politike si kurva përinatë burrat. Megjithatë, Unë, jam Kalosh Ҫeliku.
Gabimi më i madh politik – historik, ky është i Ali Ahmetit: i shpërbleu me vende pune, poste politike, dhe pasuri marramendëse familjarët, klanet, argatët besnik partiak, kameleonët, dhe kulturofagët. Ndërsa, i dënoi artistët e lindur shqiptarë të Ditës Nesërme.
Padyshim, patëm edhe përfitime si popull shqiptar, na i nxorri mbi ujë në sipërfaqe si kunguj Stambolli: rrufjanët, hajdutët, bozaxhinjtë, tollumbaxhinjtë, tatlixhinjtë, kulturofagët, dhe dudumët si “artistë” teknefesë, për në Evropë. Aspkak, e besushme për Ditën e Nesërme?!
“Besë”, nuk ka në politikë!…