16.4 C
Tirana
E enjte, 24 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj A do të vazhdojë që posti i presidentit të jetë problem...

A do të vazhdojë që posti i presidentit të jetë problem i pa kapërcyeshem?

0
Politikanët e Kosovës

Vështrim

Këtu kemi shumë dilema, së a do të gjendet një gjuhë e përbashkët për kandidatin, apo do të shkohët në zgjedhje të reja shumë të pa dobishme dhe shumë të merzitshme tashmë për publikun e gjerë. Sigurisht së opozita do të vënë kushtet e veta kur e dinë së LVV si parti e parë nuk i ka votat për zgjedhjen e të parit të shtetit. Pas 6 tetorit do të shohim së a do të kemi serish zgjedhje të radhës, që është edhe temë e këtij shkrimi…

Skënder MULLIQI

Ditë më parë u formuan organet e reja të pushtetit ekzekutiv.Kushtetuta e cilësoi se nuk kishte shkelje ligjore më këtë rast. Por, diçka tjetër këtu. Afati i fundit për të zgjedhur presidentin-en e shtetit është data 6 tetor. Këtu kemi shumë dilema, së a do të gjendet një gjuhë e përbashkët për kandidatin, apo do të shkohët në zgjedhje të reja shumë të pa dobishme dhe shumë të merzitshme tashmë për publikun e gjerë. Sigurisht së opozita do të vënë kushtet e veta kur e dinë së LVV si parti e parë nuk I ka votat për zgjedhjen e të parit të shtetit. Pas 6 tetorit do të shohim së a do të kemi serish zgjedhje të radhës, që është edhe temë e këtij shkrimi. Deri më tash pamë më shumë shpalosje propagandash, së sa shpalojse programesh konkrete për interesin e qytetarëve. Pamë gjatë fushtave të kaluara e sigurishtë nese ndodhin serish zgjedhjet, do të shohim retorikën e njejtë, sulme të ndërsjella, diskridetim të kundështarëve dhe spektakël politik. Ekziston mundësia reale e ballafaqimit më një nivel më të theksuar të asaj që përshkruhet si irracionalitet.

Çdo gjë tashmë ka kaluar në monotoni dhe në stereotipe të mërzitshme, gjithnjë e më të mërzitshme se më parë. Ne plan të parë është pushteti, dhe në planin e dytë është populli.Një atmosferë e tillë është pasojë e një krize më të thellë politike, ekonomike, të sigurisë dhe sociale. Janë në margjina e zatën kështu mëndohet që do të jetë edhe në zgjedhjet record të sterpërseritura, ku shumë pak do të flitet për problemet e qytetarëve sesa për konfliktet politike, të cilat tashmë janë bërë të rrezikshme për të ardhem e shtetit tonë. Nuk ka mundësi askush ti ikë kësaj teme edhe pse ka kaluar në monotoni. Zor do të jetë parashikimi së kush më çfarë përqindje do të dalë i pari, i dyti e kështu më radhë.Se pari të urojmë që të gjendet ndonjë solucion i volitshëm për të gjithë, që mos të shkojmë në zgjedhje të reja të panevojshme dhe shumë të kushtueshme për buxhetin e Kosovës. Por ne po flasim për mundësin e zgjedhjeve, dhe lufta për pushtet duket së do të vazhdon, ruajtja e monopoleve partiake gjithashtu, kurse problemet tjera dukën se do të jenë sekondare.

Problem në vete është mungesa debatit të vërtetë politik. Në vend që të përballen me argumente, qytetarëve mund tu paraqiten monologë politikë në të cilët premtimet rrallë vihen në dyshim ose shpjegohen. Rrjetet sociale janë bërë tashmë e shumë kohë një fushëbetejë e re. Me shumë po kemi debate që po zhvillohen më intenzivisht në rrjetet sociale. Partitë politike do t’i levizin të gjitha çështjët në mënyrën e një propagande agresive. Kjo mënyrë komunikimi do të ngushton edhe më shumë hapësirën për dialog politik, sepse mesazhet më shpesh i drejtohen një audience që tashmë ndan pikëpamje të ngjashme. Fushtat po shndrrohen në një garë mesazhesh, etiketash dhe përmbajtjesh propagandistike.

Politikanët i sulmojnë kundërshtarët e tyre më shpesh sesa paraqesin zgjidhje konkrete, po largohen nga temat që duhet të jenë në qendër të vëmendjës. Nuk po diskutohet ekonomia, shërbimet publike, standardet e jetesës, infrastruktura dhe çështje të tjera që prekin drejtpërdrejt qytetarët, tema që kanë një potencial më të madh për vëmendjen e medias. Teza themelore ka të bëjë gjithnjë e më pak me programet dhe politikat publike, dhe gjithnjë e më shumë me ruajtjen e pozicioneve të ngurta politike, mobilizimin e mbështetësve të tyre dhe diskreditimin e kundërshtarëve. Të urojmë që gjithqka të shkonë mirë, e për të mirën e Kosovës, e cila që shumë kohë po vuan keq nga krizat e pa nevojshme politike dhe krizat institucionale…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.