Ja kush janë arbëreshët e Argjentinës

0
312
Berisso Albanesa

Shkruan: Fahri XHARRA

Ja pse dalin në rrugë, në rrugët e Buenos Airesit, shqiptarët e Argjentinës, sepse duan të tregojnë që janë gjallë, që frymojnë shqip. I shihni në foto, me veshje kombëtare, me flamur kombëtar, me flamurin e Skënderbeut.

“Në këtë festë njofton Kryekancelari i Kishës Ortodokse në Argjentinë, Hirësia e Tij, Aleksandro Greco, kan marrë pjesë dhjetra familje arbëreshe, të veshura me kostumet e tyre folklorike, duke u lutur, kënduar dhe kërcyer, së bashku me grupe të tjera në këtë festë nga Shoqëria “Miqtë e Kolektivitetit”, dhe një grupi i Baletit Shqiptar…”

Ata nuk dolën në rrugë të imitojnë Kishën, por ata i treguan Argjentinës që janë kush janë dhe me dëshira 600 vjeçare : ‘Rroftë Atdheu ynë i dashur! Zoti i bekoftë të gjithë heronjtë e kombit tonë që u sakrifikuan për lirinë e drejtësinë e kombit tonë!!! Rroft Iliria e Shenjt! Rroft Dardania Sacra!!! Rroft Shqipria dhe Historia jonë Pellazgo – Ilire!

Une jam krenar per ty, Flamuri Kuq e Zi më i bukur në botë! Kuq e zi jan ngjyrat tona, në flamur jeton Shqiponja, kokën lart e shum krenar, i themi botës, se jemi Shqiptar! Rrnoft krejt Shqiptarija – Pelazgo – Illyrian një nga shtetet më të vjetra në këtë planet që askush s’mund të na hup farën Shqiptare!”

E kemi një ndryshim, këtyre iu prinë Alejandro Greco, Arkipeshkvi shqiptar (me origjinë nga arbëreshet e Italisë), i cili krahas lutjeve të tija nga feja që i takon, “gjematit” i tregon se kush janë, nga kanë ardhur dhe cili ishte atdheu i tyre i pare dhe pse dhe kur kanë ikur nga Arbëria.

Sociedad Albanesa de Berisso (Berisha), ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”, (Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro.

Në katundin Berisso (Berisha) në provincën Buenos Aires, Argjentinë, e cila është pjesë e zonës urbane të Komunës, Greater La Plata e cila ka një popullsi prej rreth 95 mijë banorë (regjistrimi i vitit 2001), thuhet se jeton edhe një komunitet mjaft i gjerë Arbëreshë. Ku rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut, që u shpërngulën në Argjentinë shekuj më parë. (Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro).

Aktualisht, ata janë në Argjentinë, aq shumë sa që Shoqëria Shqiptare e Berishos – Sociedad Albanesa de Berisso, ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”, e cila është një Shoqëri, që ruajtur deri në ditët e sotme traditën arbereshe, sipas rrjetit social Facebook, ka kremtuar festën e “Kurorëzimit të Mbretëreshës” së saj të re.

Fahri Xharra, 07.01.22
Gjakovë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.