Kur ti ike

0
471
Leonardo Nika

Leonardo Nika

(Kur ti ike)

Kur ti ike
Në rrugën pambarim
Ndjeva tronditje në shpirtin tim
Ç’mund të bëja unë pa ty
Loti më vinte në sy

Lotët më rridhin por si lumi
Rrotullohesha në shtrat
Por s’më zinte gjumi
Bukuria jote më mungonte
Syri më lotonte veç lotonte

Ç’të bëja pa ty
Unë i shkreti
Numëroja yjet nga sikleti
Për ty kam qar
Shumë kam qar
Për këtë kam zotin deshmitar

Ç’do natë me zotin bisedoja
I thoja për ty që të dashuroja
Jo nuk mundem të të harroj
Përmes vargjeve të kujtoj

Ti ishe dhe je yll i bukur
Ngjan akoma si një flutur
Pa ty ndjehem në vetmi
Si një fyell i lënë pa melodi

Eja të të përqafoj
Kam mall dhe të dashuroj
Veç njëher në krah të të mbajë
Ti këndo s’e unë do të qajë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.