ENVER HASANI, KUSHTETUESJA DHE MANASTIRI I DEÇANIT

2
109
Manastiri i Deçanit

Gani I. Mehmeti

Diçka sikur nuk është e mjaftueshme, të thuhet se kushtetuesja nuk ka mundur të vendosë ndryshe!

Vallë, a mjafton për një çështje kaq të madhe, në vend të arsyetimit, të thuhet vetëm “Kushtetuesja nuk ka mundur të vendosë ndryshe për Manastirin e Deçanit”!? Atëherë, përse ka mundur të vendosë në dëm të shtetit të Kosovës, sa do që thuhet se Manastiri është në Kosovë, dhe ata hektare tokë nuk do i çojë diku tjetër?

Nëse e çuakan edhe kishën e ndërtuar në kompleksin e Universitetit të Prishtinës, kjo kushtetuese do i ipka lejen të mbijetojë aty ku është?

Po, në bazë të çkahit kjo kushtetuese veproi në dëm të hoteleve legjitime që ishin aty, dhe, kur nuk ka mundur të vendosë ndryshe, më mirë ka qenë që i tërë stafi i Kushtetueses të japë dorëheqje e të shkojë në shtëpi, e jo të veprojë në dëm të Kosovës.

Çfarë i duhen një manastiri 24 hektarë tokë? A jep qëra ajo për atë tokë, a e ka paguar atë tokë, a i është shitur nga dikush? Kush mund të falë  pronën e huaj? Ajo pronë ishte e dikujt, nuk ishte e lirë, dhe si t’i merret vetëm pse dikush dëshiron?

A e di Kushtetuesja e Kosovës, se brenda atyre 24 hektarëve tokë, mund të dalë ai kali i drunjtë, të mbushet me armatim dhe nesër pasnesër ta çojë Kosovën në qiell? Për më keq e më rëndë, si ka mundur një kushtetuese me gjithë ata gjykatës të japë tokën e tjetërkuj, dikujt tjetër? Ata kanë mundur të japin, të falin, vetëm pasurinë e tyre, jo të Kosovës.

Zoti vetë ka thënë: Mos më eni me hakun e huaj, hajdi me hakun tim! Ai, vetë Zoti, nuk ka pranuar të marrë nga tjetri prej tjetrin. Zoti ka thënë me hakun tim hajdi. Këta kanë hyrë në hakun e tjerëve, në hakun e huaj, duke ia falur Mianastirit tokën! Kjo është diçka tepër e paparanueshme.

Këta, nëse kanë pasur presion nga dikush tjetër, është dashur të mos e shqyrtojnë deri sa të vijë momneti e të evitohet presioni.

Aq më e keqe, kur nuk shpjegon se përse nuk ka mundur të vendosë ndryshe Kushtetuesja, apo, kjo kushtetuese ka qenë në shërbim të Serbisë!

Kushtetuesja e Ksoovës ka bërë edhe shumë gabime tjera, duke mos e vendosur lëndën si duhet, drejt. Nuk them se është dashur t’i mbahet krahu dikujt, por të vendoset si është drejt.

Kushtetuesja ka qenë e blerë, e korruptuar, apo e shtyrë nga presione të ndryshme! Po, nuk është turp edhe të tregohet presioni, është turp të vendoset sipas presioneve të kujtdo qoftë. Është vepër penale të luhet me tokën e Republikës së Kosovës. Kjo krejt ka shkuar në shërbim të Serbisë.

Me një fjalë, kjo Kushtetuese ka bërë edhe mëkate të tjera…

2 KOMENTE

  1. Z Mehmeti faliminderit për shkrimin. Kështu copa capa toka e Kosovës po zvoglohet. Politika e jonë po dëmton rënd vëndin. Politikajt pa njohuri kombëtare e jo njohes të rrethanave që na rrethojnë po na shqetëson rënd si kjo e fundit më manastirin e Deqanit.
    Faji është jetim, ate se merr askush. Por kur dikush po mundohet më na shit gabimin si të arritur është e keqja që nuk na len të qetë.

  2. NUK NGOPEN ME GJAK TË VIKTIMES

    SHTATË A NENTË MURE TURPE TË BERLINIT,
    ZHVATE A PRENTE FURE TRUPE KREMLINIT;
    POPULLKOMBI PELLAZGO ILIRE SHQIPTARIE,
    ROKULLKOBIN VËLLAZRO RIHIRE PIPKAVRIE;
    BANDA KANIBALE RUSE SERBE JUGOSLLAVE,
    TRANDA KARDIALE PUSVERBE TUGOSHKAVE;
    NDARË, PËRÇARË, PORSI PLAÇKA TË LUFTËS,
    VRARË, PËRLARË, HORRZI PRAÇKA TË FUTES;
    TERORIZËM KANIBALË, PËRKRAHUR EUROPA,
    THERORIZËN TRANDIVALË RRAHUR MË COPA;
    DUKE SHKATËRRUAR TË ZOTIN GADISHULLIT,
    KUKE SHPARTALLUAR QË MOTIN AT ISHULLIT;
    DUKE BERË TREGTI TROJE POPULL SHQIPTARË,
    KUKE NGRER KËRDI PLOJE ROPULL O PIPZARË;
    HOLOKAUSTE GJENOCIDE SHFAROSJE TOTALE,
    ROLOMAUSTE ETNOCIDE VARROSJE GLOBALE;
    HUMBJE GJURME KRIMI DJEGUR NËPËR FURRA,
    SHKRUMBJE KURME SHFRIMI TRETUR N’TURRA;
    MASAKRA MASIVE ME SHEKUJ O, SHEKULLORË,
    KASAPRA MAFIVE NË TEMPUJ AH, TEMPULLORE;
    SI BISHA TË TËRBUARA NGA KARPATE O RUSE,
    SHI KISHA TË VËRBUARA AH TRAKTATET PUSE;
    DUKURI SI KISHAT NUK KOPEN GJAK JETIMES,
    LUKURI BISHAT TUK NGOPEN PRAG VIKTIMES!.

    DORËSHKRIM “KRYELEGJENDA SHQIPTARE III”
    MANI NEW JERSEY USA 27 MARS 2024 2:51PM

    MOS I FRIGONI VËRTETËS, JU MALLKON GJAKU!.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.