Rama reagon për incidentin me rusët: Janë ndaluar 3 të dyshuarit për spiunazh

0
249
Edi Rama

TVKLAN.tv, 20/08/2022

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentin që ka ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, ku dy ushtarë u sulmuan me spraj neuroparalizues nga 2 rusë dhe 1 ukrainas.

Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh! Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, ka shkruar Kryeministri.

Sipas informacioneve zyrtare, 2 rusë dhe 1 ukrainas sulmuan dy ushtarët roje në uzinën ushtarake në Gramsh duke ju hedhur spraj neuroparalizues. Ushtarët shqiptarë ndodhen në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa 3 shtetasit e huaj që pretendojnë se janë turistë janë tashmë të arrestuar. /tvklan.al

Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!

Edi Rama (@ediramaal) August 20, 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.