Blerim Latifi
NGA: A.ZH MË: 16 GUSHT 2022, NË BOTASOT.INFO
Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, i ka reaguar ashpër publicistit shqiptar në Maqedoni Kim Mehmeti.
Latifi ka akuzuar Mehmetin se po i keqpërdor fjalët e shenjta të gjuhës shqipe për ta justifikuar “agresionin vahabist mbi fytyrat e grave shqiptare”.
Ai madje e ka quajtur Mehmetin “faqezi”, përcjell Bota Sot.
Reagimi i Latifit në Facebook:
Etika shqiptare është etika e fytyrës.
Dhe kjo ma së miri shihet në shprehje të tilla si: Qofsh faqebardhë!, A ki fytyrë ti?, Ta marroftë Zoti fytyrën!, Me ruejt fytyrën!
Shembujt janë të panumërt.
Akuza ma e madhe morale ndër shqiptarë gjithmonë ka qenë dhe është kur i thonë dikujt: O i pafytyrë!
Ka qindra shembuj të tjerë.
Në etikën shqiptare fytyra është sinonim i vetë ndërgjegjës. Dhe kjo ma së miri shihet në shprehjen: Qofsh ftyrëçelë!
Tregojani këto atij faqeziut anadollak në Shkup, Kim Mehmetit, që po i keqpërdor fjalët e shenjta të gjuhës shqipe, për ta justifiku agresionin vahabist mbi fytyrat e grave shqiptare.