19.1 C
Tirana
E enjte, 8 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Dr. Ibrahim Rugova – Intelektual dhe politikan i papërsëritshëm…

Dr. Ibrahim Rugova – Intelektual dhe politikan i papërsëritshëm…

0
Ibrahim Rugova

Koment

— Kur vendi u përball më kriza të gjata e të ngjeshura politike dhe institucionale, dhe bota po përballët më luftëra, njeriu mendon disi, se çfarë politikani kishim – Ibrahim Rugova – dhe çfarë i kemi sot…?

Skënder MULLIQI

Qe një politikan të jetë i formatit të lartë, e që ne nuk i kemi për fat të keq, pos që angazhohet politikisht, duhet të cilësohet si njeri, si është dukja e tij, si fletë, çfarë kualifikimi ka, dhe çfarë përshtypje lën kur ai paraqitët para njerëzve të tjerë.Kjo na kujton Ibrahim Rugovën. Dhe, pas tij po thuaj askënd sot në politikën aktuale. Politika si profesion serioz kërkon njerëz më dije, stil dhe autoritar. Këto tipare i kishte Rugova. Ai kishte elegancë, sharm, i shkolluar, markant, kishte gjithçka që posedon një njeri serioz. Rugova kishte gjithqka çka mund të mësohej, siguri, intelegjencë dhe karizëm përsonale. Ishte i qetë por i fuqishëm në veprime dhe qendrime të palëkundura për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Ishte ideolog i pashoq dhe i pakrahasueshëm i atdhetarizmës. Rugova ishte njeriu më i rëndësishem i Kosovës, para luftës dhe pas saj. Ai bëri shumë në aspektin diplomatik, duke u takuar me burrshtetasit më me peshë të botës demokratike. Shekulli 20 ishte shekulli i Rugovës. Kur sot kujtojmë figurën e madhe të Rugovës, kuptojmë së çfarë rangu i intelektualit dhe politikanit duhet të jetë një njeri. Biografia e Rugovës është ndërtuar më decenie më radhë. Kur analizojmë biografinë e Rugovës si përsonalitet i rangut të lartë, dhe bëjmë krahasimin më njerëzit e kësaj skene politike, sigurisht se një njeri i formatit të tij, po na mungon shumë.

Po na mungojnë njerëzit e politikës të shkolluar për këtë profesion. Po na mungojnë njerëz më peshë intelektuale, me kulturë përsonale, qëndrim, aftësi për të komunikuar më njerëz të të gjitha kategorive. Këta njerëz actual të politikës i mbyti megalomania, janë pa ndonjë identitet personal. Nuk po kemi njerëz të formatit të lartë diplomatik. Nuk po kemi ndonjë përsonalitet, i cili edhe kur heshtë është interesant.

Na mbytën sharlatanët politikë. Pufkat, që fryhen e pëlcasin. Na mbyten njerëzit e pa dinjitet, njerëzit të cilët janë lakmitarë vetëm për pushtet dhe para. Jemi në një epokë kur Kosovës i nevojiten njerëz të formatit të lartë. Na nevojiten njerëz, të cilët nuk harrojnë nga kan ardhur. Na mungojnë njerëzit të cilët mund të ulën në Uashington, Bruksel, Romë apo Paris, dhe të cilët kanë një karakter të vetin dhe një stil për të hyrë në hapësirë, por jo në hapësirë të zbrazët…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.