2.5 C
Tirana
E enjte, 20 Mars 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

TRIMA PAS LUFTE

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

(Shkrim publicistik i publikuar më herët në mjetet e informacionit. Përsëri, i marrur nëpër duar Ditën e Sotshme).

NGA KALOSH ÇELIKU

Edhe, Sot: Si zakonisht, dola nëpër faqet e romanit “Qyteti i qyqeve”. Roman, i publikuar shumë vite më herët (1997), ende në sistemin ish komunist jugosllav. Edhe, sipas rrufjanëve të sistemit policor, duheshte të përgjigjesha për këtë roman artistik, si “armik” i Shtetit të “përbashkët”. Sokaqeve, të “Bit-Pazarit”, nën Rrapin historik të Shkupit.

I frekuentova lokalet e mia më të preferuara qytetare kulturore shqiptare – “maqedonase” me “Din e Iman”, Hënën Drapër nëpër minaret e xhamive dhe Kryqin në male.  Në njërin, e piva uzon, te tjetri birrën, te i treti, verën e kuqe dhe drekën me mish viçi të palëpi. Po, ku do ta pi Miken Di me Dy shtama                                  verë?!

I shfletova, edhe tri gazetat e ditës partiake të “pavarura” e varura. Mezi i gjeta dy – tri shkrime për lexim dite. Pordhë e piskamë, kotnasikoti me veshje partiake. Dhe, faqe plotë me raklama e konkurse të shpallur në Facebook dhe Instagram, nga  Qeveria, sipas “Marrëveshjes Kornizë të Ohërit”: Shpallje, për administratorë shtetëror shqiptarë edhe 500 vende të reja pune?!

E këto administratorë, ende rrinë në shtëpi pa vende pune, e me paga mujore qeveritare. Vitin tjetër, e ndante pushtetin me “vëllezërit”, partia politike e radhës “demokratike“ shqiptare, sipas “fitoreve” paszgjedhore, dhe i përzente këto administratorë ish partiak. I ndante postet partiake me “vëllezërit” e Njerkës: ministra, zv. ministra, drejtorë e zv/ drejtorë në shtetin e “përbashkët”. “Kryeministrin shqiptar”, si parullë dhe moto parazgjedhore, edhe kësaj radhe e lanë për Nesër. E, kishin harruar, se: në sistemin ish jugosllav, kishin pasur edhe Kryetar shteti shqiptar të Jugosllavisë (Sinan Hasani). Po, më kot. Në vend të tyre i pranonte partizanët e vet partiak. Përsëri, vazhdonin të marrin pagesa mujore pa asnjë ditë pune në shtëpi, partiznët e partive politike “demokratike” me brekët nëpër këmbë. Kur, populli shqiptar, ende vdiste për bukë.

Përçudi, gjatë këtyre viteve partitë tona politike shqiptare, nuk ishin marrë me politikë, por ishin shndërruar në argatë politik, dhe ente punësimi për partizanët partiak. Edhe, të “maqedonasve” me partitë e tyre politike të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav.

Populli, u duartrokiste për “fitore”. E priste Lirinë. Edhe pse, ishin mësuar dhe e donin me shekuj Robërinë. Mjaftonte, vetëm Nëna Parti  t’i thirrte në protesta paqësore, dhe ata: i vogël e i madh me parulla, pankarta e flamuj kuqezi dilnin në rrugë. I kërkonin të drejtat e barabarta kombëtare.

Të nesërmen, herët në gjumë: Policia speciale partiake me maska e gjithë arsenalin më modern të armatimit në Shtetin e “pëbashkët”, u binte natën nëpër  shtëpi, katunde. I vriste. Burgoste. Ndonjëherë, u binte edhe në Qytet, ua tmerronte fëmijët. Familjen, me arsye, se: Gjoja kërkonin “terroristë”… “Kriminelë lufte”…

Partive tona politike shqiptare, përsëfri të nesërmen u nxirrnin punë në rrugë me protesta paqësore. Dhe, jo në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Turr, në mjetet e informacionit, gazeta e ato elektronike të fotografohen si “patriotë“ kuqezi shqiptar, t’i dalin zot popullit shqiptar… Atdheut… Nuk e them dot, Mëmëdheut të Çajupit.

Populli i shkretë, vit për viti hante çotek (dajak). Dhe, çdo katër vite gjatë parazgjedhjeve lokale dhe parlamentare, përsëri ua jepte votat po të njëjtëve “patriotë” partiak kuqezi. Siç duket, e kishin pasur pak çotekun (dajakun) nga “shkau”… U duheshte, ende dajak “vëllai” nga Njerka…

Edhe, pse: Duhej fajësuar partitë tona politike “demokratike” shqiptare të arratisura dhe dalldisura, që gjithë jetën mbetën lypës të popullit shqiptar, argatë e hyzmeqarë të “Ura e Gurit” mbi Vardar për të drejta kombëtare, kur ky popull vetë e kërkonte çotekun (dajakun) dhe Robërinë natë e ditë me pishë e qiri nëpër shekuj.

-Eh, o burrë, më tha: Një ditë Dum Dumi. I ashpër ke qenë gjatë këtyre viteve me penë në  portalet elektronike, gazeta dhe libra…

– Dhe, ç’doni të thoni ju si “demokratë” të partive politike shqiptare me këtë parullë partiake?! Është dashur si ju: Çdo katër vite t’u shkoj përmbrapa mos u bien udhës herdhet, si dhelpëra pas Dashit. Duartrokis, në skenë si arushë me dajre nëpër “Bit-Pazar”… Shkup…

– Ta merr mendja.

– Hi-hii-hiii… E ke gabim. Trusakatët, çdo katër vite, para zgjedhjeve përurojnë artistët e vet partiak… Shkrimtarë… Shkencëtarë… Gazetarë… Trima pas lufte… Edhe, në emisionet radio-televizive “Europa pa kufunj”: Trima pas lufte, që askush nuk ua kishte dëgjuar emrat.

– Po.

– Në fund, nderohen edhe me Çmime letrare shtetërore si ptariotë të vonuar kuqezi. Mjete materiale qeveritare. Vende pune. Banesa. Shtëpi… Gra besnike… Honorare marramendëse…

– Puna e tyre për popull, duhet edhe të shpërblehet si patriotë të vonuar të partive tona  “demokratike“ politike shqiptare me “Din e Iman” në pushtet, fotografohen para varrezave të heronjëve dhe dëshmorëve të Kombit…

-Hi-hii-hiii… Dhe, ne: Falë, këtyre “patriotëve”  kuqezi,  trima pas lufte është dashur ta presim tridhjetë vite Lirinë… Nusen e maleve… Shtetin e “përbashkët”?!

– Lufta për shkolla shqipe… Gjuhë Shqipe… Kulturë shqiptare… Shqipëri Etnike, kërkon gjak dhe kohë… Viktima lufte për Liri… U përgjigjë, Dudumi, që gërhet për Liri…

– Po. E, ku ishin këta patriotë “kuqezi” të vonuar gjatë këtyre tridhjetë viteve, në Luftën Heroike maleve Shqiptare me armë dhe Penë në dorë?!

– Dihet, në prehërin e Nënës Parti. Qeveri të “vëllazërim – bashkimit”, ish komunistë me një torbë taxhi përqafe… Qeveri… Ministri… Kabinete…

– E tashti, pse nuk vazhdojnë të koten ende nëpër ato biruca politike partiake?!

– Liria – Nuse, e ndërroi rrugën… Partive tona politike u doli bytha lakuriq për mejdani. Tata e Madhe i përcjellë nëpër Çarshi me këngë, valle dhe dajre. U këndon këngë patriotike në Lëmë… Koçinë me krushka, ua ka bërë gati për ta përcjellur Nusen matanë maleve…

Xha Habibi, u pri para krushqëve për në Katund me shkopin e dushkut, majë të cilit e valon flamurin kuqezi: “Haj-haaaj, kasolla me kashtë! Sot, një javë, nja pesa gjashtë”!…

– Dhe, burrat e mejdanit: Turr, te Partia e Re “Demokratike” me “besë”, në pushtet. E shajnë Komandantin e maleve, që deri dje i duartrokisnin shuplakë për poste partiake. Pasuri personale, familjare dhe klanore. I këndonin përsëgjalli këngë me çifteli. Nateditë, ia fërkonin herdhet me dorë, edhe Sot: Tu pri maleve Shqiptare…

– Hi-hii-hiii… Edhe kjo nuk është risi. Trusakatët, nuk shohin më larg se para këmbëve të tyre topalle-sakate… Aq më pak, në Lëmë.  Bythekrye, në legenin përtej Hoxhës “Allahut”… E, ku më në Breg-Lumi, nën Hijen e Lisit midis Livadhit, rrëzë “Çuke”..

– Megjithatë, o burrë: Sot, duhet pasur sy Shqiponje për të parë, matanë dritareve,  në Lëmë. Matanë, Portës Madhe: Ditën e Nesërme… Edhe, nga qielli Lepurin ta zënë me qerre nën dëllinja…

– Burrat e mejdanit me rëndësi është që e shohin torbën me taxhi përqafe… Nuk u intereson Lepuri…

– Luftë kanë bërë gjithë jetën si argatë në Qeverinë partiake të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllave  për një torbë taxhi. Luftë. Gjakun e kanë derdhë deri në gju përrua maleve…

– Përsëri, deri më Sot: Asgjë. Liria na doli kurvë… Natë për natë i ndërron burrat.

– Kurvë na doli, se: Partitë tona “demokratike“ shqiptare, ishin vetë kurva. Xhadi. I zgjidhnin brekët çdo katër vite para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për pushtet. Pillnin kopila dhe, të Nesërmen: Na i lenin lyrekët pas dere të Shtëpisë Babait me shul dru lisi…

– Dhe, gjatë këtyre viteve: Ne, si shqiptarë,  i zgjidhnim dhe i lidhnim brekët… Patriotë të vonuar kemi qenë në Histori. Rrospia meshkuj me brekët mbi pantollona… Nuk pajtohem, edhe me disa burra trusakatë – “analistë politik” partiak. Ne, kemi bërë luftë me shekuj në Histori. Maleve, kemi derdhë gjakun rrëke për Liri… Atdhe… Edhe, Mëmëdhe…

Plumb, m’u përgjigjë Tata e Madhe me një shkop dushku në dorë, dhe flamurin kuqezi nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit…

– E di, edhe këtë ngriti zërin Tata e Madhe: Burra, të tjerë ishin ato të maleve, e tjerë burra jeni ju Sot, të fushave në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Trima pas lufte, me brekët nëpër këmbë në Qeveri… Ministri… Kabinete… Asgjë, nuk kam kundër jush si shkrimtarë, vazhdoni, punën patriotike rrugëve të “Bit-Pazrit”, në Shkup!

– Çka doni të thuani me këtë, Zoti Shkrimtar?! Matanë tavolinës, ndërhyri Tata e Madhe me një shkop dushku, dhe majë tij flamrin kuqezi.

– Unë, them., se: Ju, të fushave jeni kurva… Kurvë, nuk është ajo që shkon burrë më burrë… Po, kurvë është ajo, që shkon parti më parti politike.

Trima pas lufte…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit