13.5 C
Tirana
E dielë, 27 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Një histori në 1600 faqe… kushtuar U.B.T.

Një histori në 1600 faqe… kushtuar U.B.T.

0
Historia e UBT-së

Nga Rexhep Çullhaj

Kur UBT-ja, Universiteti Bujqësor në Kodër-Kamëz, ishte 32 vjeç, unë isha vetëm 24, kur përfundova Inxhinieri Blegtorie. Aty nisën ëndrrat, aty u formuan breza, aty u bashkuan dijet e inxhinierëve të blegtorisë e bujqësisë, të pyjeve e teknologjisë, të financës, planifikimit dhe menaxhimit. Kaluan vite… Njëzet e dy vite punë, kujtime, kërkime dhe përkushtim, derisa sot kemi në duar Historinë e plotë të UBT-së, në 1600 faqe, së bashku me bashkautor Spase Thanasi. Një vepër akademike, por edhe një vepër zemre.

Brenda saj janë rreth 4500 emra, 150 portrete, qindra ngjarje, kujtime dhe dëshmi, një pasuri e madhe njerëzore dhe akademike. Çdo emër është një jetë. Çdo portret është një kujtim. Çdo faqe është një dëshmi. Dhe të gjitha së bashku janë historia e një institucioni që ka lënë gjurmë në breza. Kush e lexon këtë libër ka privilegjin të udhëtojë nga krijimi i UBT-së e deri në ditët e sotme. Sepse historia nuk është vetëm ajo që shkruhet… është ajo që ruhet, ajo që kujtohet, ajo që u përcillet brezave.

1600 faqe për një histori të madhe. 4500 emra për mijëra jetë. 150 portrete për një kujtesë që nuk duhet të humbasë. Sot, kjo histori është në duart e lexuesve dhe libri po gjen interesim nga shumë njerëz. Le ta lexojmë, le ta kujtojmë, le ta ruajmë këtë pasuri të UBT-së për brezat që do të vijnë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.