Kumrie Avdyl Shala
Rivarrimi u bë në praninë e familjarëve, ku u rivarrosën mbetje mortore të identifikuara së fundmi. Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtaret e larta të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në Prishtinë: Xhemile Morina @dhe Hasrete Rafuna-Canolli, si dhe unë, Kumrie Shala, zyrtare për kategoritë e luftës në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale në Pejë, bashkë me kompaninë kontraktuese nga Qeveria për varrimin dhe rivarrimin e të rënëve për liri.
Edhe pas kaq shumë vitesh, familjarët e kategorive të luftës vazhdojnë ta përjetojnë çdo ditë dhembjen për më të dashurit e tyre, të cilët u vranë mizorisht nga gjakatarët serbë vetëm pse nuk pranuan t’i lëshojnë trojet e veta. Ata pa mëshirë i dogjën, i vranë, i masakruan dhe u munduan t’ua zhdukin edhe eshtrat e tyre.
Me ndihmën e Komisionit Qeveritar, zyrave komunale, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe përmes verifikimit të ADN-së, po bëhet një punë e jashtëzakonshme për zbardhjen e rasteve të personave të zhdukur dhe të vrarë në Kosovë, me shpresën që familjarëve, sado pak, t’u lehtësohet dhembja.
Ne, si ekip i koordinuar mirë, po bëjmë maksimumin që të jemi gjithmonë pranë tyre dhe për ta, duke punuar pa u ndalur dhe pa e shikuar kohën pas.











