13.1 C
Tirana
E shtunë, 17 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj SKIZOFRENIA

SKIZOFRENIA

0
Kalosh Çeliku

Nga KALOSH ÇELIKU

Skizofrenia, është sëmundja dhe dukuria e radhës që i është hudhur gratis popullit shqiptar përmes “protestave paqësore” në, “magazinën” e armikut historik me shekuj. Partive politike shqiptare për provokime politike në Ditën e Sotme edhe për një torbë taxhi përqafe.

Dihet, me “protesta paqësore” pa krye, duke e shktatërruar Shtetin Shqiptar. Sot, nuk ka Krye. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe e shpjegon kështu këtë fjalë: Skizofreni, A f. mjek. Sëmundje e rëndë mendore, që shfaqet me dyzim të botës së brendshme të të sëmurit për shkak të çrregullimeve në bashkërendimin e proceseve psikike, dhe që sjell rënien e veprimtarisë psikike e paaftësinë për të vepruar në përputhje me realitetin. Skizofreni kronike. Skizofreni e pleqërisë. Vuan nga skizofrenia. Fat i yni si popull shqiptar, që në Ditën e Sotme na ka përfshirë pjesërisht, e jo në përmasa masovike.

Skizofreni, si personazh i këtij rrëfimi në kët Libër artistitik e njeh i gjithë Shkupi, por shumë pak Prishtina dhe Tirana. Prandaj, Skizofreni pas disa rrotullimeve akrobatike nën sjetullat të partive politike nëpër Tetovë e Shkup, një ditë do të marrë në sy rrugën e “kurbetit” si shpëtim nëpër botë. Nuk shkruaj këtu, sesi dhe përmes cilëve kanaleve e kaloi kufirin. Ose, themeloi ndonjë Shoqëri civile të “pavarur” si “klinikë” mjeksore për rehabilitim të shpirtit, fushëveprim “ilegal” nga pusia pas ferre. Vendstrehim, ku nuk e njeh Katundi, rrethi si “patriot kuqezi” shqiptar, dhe nga andej me një torbë taxhi përqafe, do t’i sulet përsëri Shkupit Historik me çetën e tij “kryengritëse” për veprime dhe “ndryshime” arsimore, kulturore-artistike, dhe politike.

Punemadhe, që bota përparimtare haptas nuk i përkrah këto “pranvera arabe” në mes të Ballkanit, por votën e lirë demokratike si armë paqësore për të ardhur në pushtet si faktor politik me vullnetin e popullit. Mendja ende nuk i mbushet, edhe pas dështimit të disa “pranverave arabe” e Parti – Pykave shelgut në Shkup se, populli shqiptar nuk është ai i djeshmi me kokën nën sjetulla, kujt t’i teket, dhe kur t’i teket me një thirrje anonime përmes Facebook dhe Instagramit ta nxjerrësh në rrug me “protesta paqesore”. Qëllimi, për përfitime personale të pasurisë: prsonale, familjare, grupore, klanore e partiake, marrë më qafë një pjesë të rinisë shqiptare që i shkojnë përmbrapa Askushit pa dy sytë në ballë.

Populli shqiptar, moti kohë me vite dhe shekuj është në rrugë për në “Babat Tomor”. Që, nga koha e Rilindasëve Shqiptar. Vështirë, është sot këtë popull si ta shtimë nëpër institucione të Shtetit të “përbashkët” ish jugosllav. Dhe, një ditë u bie maska e partive politke shqiptare. Mashtrimit, si përkrahës të protestave qytetare “paqësore” nga oborri i xhamisë me katër minaret para kamerave televizive, dhe policisë të Shtetit “përbashkët”, dhe syve të popullit. Shkatërrimit të Shtetit Shqiptar. Punë tjetër është ajo se, nuk e sheh para syve dhe nuk di asgjë policia e Shtetit “përbashkët për këtë “shehit”, mjafton që e di populli shqiptar strategjinë politike të këtij “patrioti kuqezi” të vonuar me çallmën e turkut në kokë, dhe një leckë partalli me tri – katër të tjera nëpër xhepa.

Pajtohem, të ishte vetëm një skizofren rruge. Edhe, pse: populli shqiptar hë për hë, ka skizofrenë të këtij soji me qerre. Saqë, mund t’i shesë me shumicë e pakicë edhe Evropës. Konkurencë pazari hë për hë u bëjnë vetëm kungujt e Stambollit pa rrëfangë. Skizofreni i këtij soji, u printe në ballë edhe protestave qytetare “paqësore” në Tetovë, që pas pak kohe doli në anën e forcave policore, edhe i sulmoi me gurë protestuesit shqiptar. Ditën e nesërme, pas “bisedave informative”, doli se kishte qenë i “çmendur”?!

Ndoshta një ditë, edhe këto dy skizofrenët e protestave qytetare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, që përpak desh u vranë mes veti se, cili të dalë i pari në ballë të turmës para kamerave televizive si “patriot kuqezi” shqiptar. Përçudi, policia pas një “bisede informative” do t’i shpallë të “çmendur”.

Nuk e di faktorin politik “natyror”, virusin e shkaktimit të kësaj sëmundje kolektive shqiptare në Ditën e Sotme?! Edhe, pse: ma merr mendja shkaktarin. Rrethanat natyrore dhe shoqërore e politike me të cilat përballet me shekuj populli shqiptar. Përmbi të gjitha e them publikisht: Shkaku, është zgjidhja e Çështjes shqiptare në Ballkan. Secili shqiptar më patriot se shoqi. Shembull konkret, rasti i fundit “Monstra” me protestat e manipuluara politike paqësore në Shkup. Qytetarë të cilët për shkak të halleve dhe problemeve sociale e politike kanë “ikur” nga shtëpia dhe kanë dalur në rrugë. Dy skizofrenë u prinë në ballë, njëri pranë – tjetrit, krah për krahu me “veprime organizative”, gjoja për ta qetësuar turmën përballë policisë Shtetit të “përbashkët” e armatosur deri më dhëmbë. E, asnjëri me njëri – tjetrin nuk kanë asgjë të përbashkët si “organizatorë”, qoftë nga veprimet “ilegale” patriotike, qoftë nga strofullat partiake nga i sulen Shkupit shqiptar me këmbët dhe trutë në legen.

Përçudi, edhe deri diku ia arrijnë qëllimit sa për sy e faqe. E qetësojnë turmën e paorganizuar të protestave qytetare ”paqesore” pa tru ne kokë. Që, janë nisur dhe sulen me të vetmin qëllim, çdo gjë që u delë përpara: lule, pemë, kontenjerë bërlloku e xhama, ta vënë nën këmbë me zjarre dhe flakë. Guxim “patriotik”, që skizofrenët të nesërmen t’u kundëvihen shkrimeve publicistike parashikuese me komente anonime plot shpifje e etiketime. Dorën në zemër, nuk duhet hëngër hakun: Talent kanë për sharje e ofendime duke e fshehur veten në dimi të grave.

Skizofreni, përpilon edhe “lista të zeza” në rolin e Rrufjanit si në kohën e Millosheviqit, pse nuk i shkojnë gomarit përmbrapa me të katra këmbët e rrasura deri në bark mes batakut, dhe përmes Facebook ia dërgon “Vojvodës” për “flijime artistike”. Edhe, cili: Skizofreni me kokën në xhami e palarenë në polici. Vese negative, të cilat i bartin në zemër e samarë me vite, përpiqen t’ia mveshin tjetrit si autor i shkrimeve publicistike, dhe librave: pse, i ka zhveshur lakuriq pisat e sokakut para syve të popullit, ua ka nxjerrë për mejdani rraçet majë një kodre për rrezitje në Diell.

E di, çifti i tyre ne rolin e Sanço pançove shqiptar do të thotë edhe, se: “klloshari” është kundër ndryshimeve politike në shtetin e “perbashëkt”. Përralla turko-arabe të Njëmijenjënetëve i rrëfen Shkrimtarit, që gjithë jetën ka qenë, është dhe do të vdesë në opozitë. Gabim, e keni si “myslimanë ehamdurila” të “Allahut”. Shkrimtari moti është për ndryshime politike, por jo me këtë mall të mykur e kalbur politik, që na e shkarkuan “vëllezërit” para dere. Poashtu, i përkrah edhe Lëvizjet qytetare që u pri në ballë truri, por jo edhe berlloku partiak me protestat e dhunshme “paqesore”, të cilave u pri bytha si komandante. Bërllok shqiptar, që e ka shitur veten me para e pa para: Dje, Sot dhe, do ta shesë edhe Nesër. Jashtëqitje partiake pas shtëpie, që me vite si kërrocë fushe me këto kunguj Stambolli i ngatërrohet popullit shqiptar ende nëpër këmbë.

Fushëveprimi “strategjik” i skizofrenëve, kurdisja e tyre me “protesta paqesore” dhe me provokime politike partiake, ndërsehen nga qendra të njohura nëntoksore antishqiptare. Vetëm një gjë nuk e kam të qartë: Partitë politike shqiptare (nuk e kam fjalën për ato “maqedonase”), si rrinë duarkryq para këtyre veprimeve “patriotike kuqezi” dhe ngjarjeve historike të kësaj natyre, nuk ua presin udhën qorre. Ose, tu vënë pusi. Punë tjetër është ajo, se: ndonjëri, delë në rrugë me parulla e pankarta partiake e fetare në protesta “kombëtare kuqezi”, marrë vulën e Dexhallit me trumbeta në ballë.

Kulminacioni ironik i shekullit: autorë të panjohur të videos, edhe kur tallen në YouTube me përbaltjen e flamurit kuqezi kombëtar shqiptar, duke ua veshur dy qenëve sesi: e shqyejnë flamurin maqedonas. Them unë: Mungon qeni i tretë me zgjebe me bishtin ndër këmbë. Storie filmike jocivilizuese, që i shpërndajnë partizanët partiak nëpër botë, në Facebook. Veprim i ulët njerëzor, që aspak, nuk na ka hije dhe bënë nderë si popull shqiptar me traditë e kulturë Ilire nëpër shekuj.

Shqiptarët, sipas këtyre “patriotëve” anonim, qenkan qenë me flamurin kombëtar kuqezi në shpinë, që e shqyejnë flamurin e Shtetit të “përbashkët” maqedonas para syve të botës. Ose, me ato dy qentë e veshur me flamurin kombëtar kuqezi, kanë dashur t’i paraqesin në vepër dhe fshikullojnë me thupër thane ato dy “revolucionarët” në ballë të protestave qytetare, sesi e “disiplinojnë” turmën e zemëruar para kamerave televizive, mos ta kalojë “kufirin” e partive politike të ”vëllazërim – bashkimit” ish jugosllav, dalin matanë Vardarit, në anën “maqedonase”. Përmëkeq, edhe disa shqiptarë shkurtpamës, që nuk shohin më larg, se para këmbëve të tyre në legen, u duartrokisin çmendurive të këtilla provokative si “fitore” historike shqiptare.

Ndoshta, edhe kanë të drejtë “regjisorët” e filmit “Spaghetti Western”: “vëllezërve” ua përcjellin porosinë e protestave të fundit “paqësore” në “Bit – Pazar”, kur dy “patriotë kuqezi” me lecka në kokë e “shajkaqen” nën setre, përpiqen ta qetësonjë turmën e zemëruar, mos dalin matanë “Urës Gurit” para këmbëve të Kalit Aleksandri Madh, që i bëjnë roje luanët duke vjellur nateditë ujë, në vend të zjarrit me flakë.

Mjerim kombëtar shqiptar, për ta vajtuar nateditë me gra Zajazi. Protesta qytetare, falë këtyre dy skizofrenëve, kësaj radhe përfundoi e “qetë” në Anën shqiptare, pa dhunë. Akrepët e orës, Dikushi me nsiguri (“Vëllai i Madh”) që, ua kishte kurdisur dje, sot ua ktheu përmbrapa, bythëprapë te kufiri (“26 korriku”), në “Bit-Pazar”. Porosi historike, që populli shqiptar duhet ta di dhe shohi larg jo me sy, por me dylbi, që mos t’ua hapë rrugën, e as derën krah më krah këtyre dy kalorësve të arratisur, të cilët i njeh mbarë Shkupi për veprime teknefese “patriotike” shqiptare.

Presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova ka thënë: durim, o popull shqiptar! Edhe unë them, si parashikues i Ditës së Nesërme: durim o “patriotë kuqezi” të “Bit – Pazarit”! Kodoqofeshi: në Shqipëri, Kosovë, apo në Maqedoninë e Veriut! Amani, mos e rrokni topin e Mic Sokolit për fyti edhe në Ditën e Sotme! Shkaku, se: i keni përzi shekujt lëmsh për Liri, të cilët Macja e zezë edhe Sot ua rrokullis nëpër Lëmë. Nuk është koha e Turqisë. As, e “Sebisë Madhe”. Nuk kemi ku të gjejmë sot këngatarë me çifteli, edhe dyluftimet e jauja heroike, “fytas” të rroken me armikun historik shekullor. Sot, t’i fusim në këngët tona popullore, tym e flakë t’i bëjmë copë-copë çiftelitë me dy tela nëpër emisione televizive me “oda shqiptare” e dasma familjare.

Përmëtepër, kur sot populli shqiptar, nuk i do më ato këngë patriotike, por e do muzikën e veshur me shallvare tallava: plotë Xhemile, Lali Xhan, Llokuma, Sheqera, Vagabonda e djemë azgana, që shtëpinë e “kallin me alltie” nëpër dasmat shqiptare. Nateditë, hidhen e përdridhen nëpër dasma familjare e ahengje partiake në rolin e arushës me dajre. Perdredhin, bythët: herë më një anë e herë në tjetrën anë, duke u rënë duarve shuplakë mes livadheve me ferra. Maleve e salloneve, dhe hedhin me thasë euro e dollarë amerikan mbi nusen pa koçi me krushqit (këngëtarët) e shashtrisur të shekullit.

Momentalisht, doren ne zemer: jemi populli më i lumtur dhe i shpërndarë nëpër botë! Vetëm, hapni pak kanalet televizive shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup: Non – stop, ditenatë me këngë heqin valle. Pakgjë, përmes atyre ekraneve televizive: arsimore, kulturore e shkencore e keni ndonje dhiare për Ditën e Nesërme në “Baba-Tomor”. Heroizëm patriotik i dalldisur me këngë e valle. Dhe, Skizofreni, më mirë e ka të rri në xhami me këmbët dhe trutë në legen, e bythën në hava, sesa të merret me politikë “madhore”! E kënaqi xhaminë, tashti i ka mbetur ta “nxjerrë” në dritë edhe politikën shqiptare. Pesë vakte, “sevap” është t’i fali në Shtëpinë e “Allahut” (Zotit) t’i lutet për mëkate me “Allahu Akber” në minaret e xhamive me gjysëmhënën në Flamur – minare. E, jo shqiponjën dykrenare, shpalljen e Xhamisë shqiptare. Ndoshta, ndonjë këngëtar i muzikës tallava, me siguri një ditë merr guximin, e shti si “shehit” në këngë me tarabuka.

Fatkëqesi kombëtare për një popull shqiptar…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.