
Milazim Zeqiraj
( Në përkujtim të 24 marsit 1999 )
1. Liria e Kosovës fillon në pranverë
Në lirin e pushtuar,
Kosova pa qiell e diell,
plagë që s’gjente shërim.
Vendi i pushtuar,
në vitin 1989 u ripushtua me pranga.
Populli jetonim sot për nëser,
duke pritur agimet më diell.
Bisedime për paqe pa dritë në horizont.
Edhe të fundit në Rambuje e Paris,
një kohë e humbur,
armiku e don Kosovën pa shqiptarë.
2. Duke pritur agimet me diell
Ne në stuhi të papërkulur.
Ai urdhër, ai dry.
Pranvera e vitit 1999, me sy të shkyar,
stinë e ngrirë në gjak e lot.
Popullin jetonte pa dritë e ngrohtësi.
Koha u bë e rëndë,
së ditët kalonin përmes territ.
Pranvera pa u parë u tret,
Ngrotësin e saj nuk ndejmë
se kishim ethe.
Armiku erdhi si ujku i çartur,
me vrasje, ndjekje dhunë e zjarr,
Kosova, kafshatë e lehtë!
Bota u tmerrua,
krimin nuk e duron.
3. Shkëndija e parë e lirisë shkrepi në Prishtinë
Bisedimet për paqe u tretën.
Rambujeja hije mbi tavolin,
shpresa u shkel, por nuk u shua.
Dhuna s´ndalej,
si një dimer pa fund.
2.
Nëpër shekuj të vrarë,
ne përherë duke hapur istikame e varre.
Bota ngriti alarmin në ekranet e veta.
Caqet kriminale sebe do ti ndalim.
Lajmi i shumë pritur:
Per botën demokratik durimit i erdhi fundi,
krimi do të përfundon.
Siklet, bota foli nga qielli,
NATO ndezi flakët që ta djeg dorën e zjarrit,
për ta ndalur zjarrin,
që fëmijt e zogjet të këndojnë lirshem.
Rrufet më krihë hekuri nga Aviano,
nëpër dritën e hënës
e çajnë qiellin mbi detë, fusha e male,
për ti lindur agimet me diell në Kosovë.
3.
Me 24 mars 1999 në ora 20.04 minuta,
shkëndija e lirisë shkrep në Prishtinë,
për ti thyar zingjiret e errësirës,
caqet kriminale për ti ndalë,
dhe kthyar buzëqeshjën në Kosovë.
Frika u mbyt si vala në detë,
kurse shpresa për jetë u rritën deri në qiell.
Armiku u trishtua,
së s´po gjen strehë për shpetim.
Në Kosovë filloj këngën e lirisë.
4. Liria erdhi nga qielli si shi
Nga data 24.3.1999, me flakë nga qielli
goditët sketërra e krimit,
për ta fikur zjarrin e vrasjeve dhe ndjekjeve.
Nga qielli për lirin e Kosovës,
nuk vinte vetëm zjarr,
por thirrje pa fund:
“mjaft është mjaft“, ndal krimet dhe ik.
2.
Nga zogjet që vinin nga larg,
qielli i Kosovës po kthjellohej.
Armiku i tmerruar nga humbjet,
i numëronte ditët deri të dorzimi.
Stinet u ndrruam at vit pa pranverë.
Populli me sy kah qielli,
i numëronte ditët deri të liria.
5. Flaka që shuan flakën
Të gjith në ikje, për një grimë jetë,
Një rrugë drejt Bjeshkve të Nemuna.
Jeta dhe vdekja kapërcejnë malin.
Flaka e qiellit e përkryar,
pët të shuar zjarri e vdekjës me flakë.
Të gjithë me sy kah qielli.
Përkulen para dorës së shpetimit,
që zbret liri si shi nga qielli.
2.
Nga rrufet e zogjve,
dhe lufta heroike e UÇK,
armiku i tmerruar filloj hakmarrjen.
Në valën e krimeve,
nëna e mbulon fëmiun më trup.
që bota si kishte parë më parë.
6. Rrufet që ndan errësirën nga drita
Në atë pranverë pa lule,
rrufetë e qiellit e ndanë errësirën nga drita,
që dielli të ngroh më mirë.
Gjaksori i tmerruar,
teksa flaka çpon errësirën,
po copton dhe djeg cuklat e ti.
Bjeshkët e Nemuna,
u bënë strehë për një grimë jetë.
Lirija e jonë vjen me dhimbje,
si agimi që lind nga plagët.
Zogjtë e shpresës me krih bartin liri,
Plaga e madhe kërkon dritë.
2.
Kthjellësia e qiellit,
matej më ngrohtësin e diellit.
Me flakë nga qielli,
stuhija kriminale pushoj.
Fëmijt e fillojn vallën e lirisë.
Kosova me 12.6.1999
me qiell dhe diell
e molisur por e lirë,
njëherë përgjithmonë.
Armiku iku nga kishte ardhur.
1999-2026











