9.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Histori Pavarësis e Kosovës është hyjnore

Pavarësis e Kosovës është hyjnore

0
17 shkurti - Dita e pavarësisë së Kosovës

Milazim Zeqiraj

( Kushtuar 17 shkurtit )

Kosova damar gjaku,
e rritur në stuhi,
plagë dhe shpresë në një trup,
që nuk vdes kurrë.

Në luftë për liri, kurrë e ndalur,
si kaçak, ballist e partizan,
e në fund UÇK,
emër që u bë betim, deri në liri.

Në rrugën e dritës, me miq në krah,
më 12 qershor 1999,
qielli u kthjell,
dhe liria ra nga qielli si rreze drite mbi ne.
Me 17.2.2008 ne festonim me gëzim,
historia mban mend,
së në ora 15.39 minuta
vendi mori frymë lirshëm,
Kosova e pavarur, mori bekim.

Kosova Republikë e lindur nga durimi,
dikur ëndërr e brezave,
sot fjalë e thënë me zërin jehonë,
e vërteta e saji dëgjohet kudo sot.

Kosova po rritet ngadalë,
18 vite shtet,
pak në histori,
por në shumë veshtërsi.

Flamuri i lirisë,
sot lirshëm në erë dhe në duart tona valon,
si kujtesë për gjeneratat që do të vijnë.

Kosova e lirë, e pavarur dhe demokratike,
ulur në sofrën e madhe,
jo e heshtur,
por krah për krah,
me shtete e barabartë qëndron.

Probleme kemi me fqinjin verior,
që historia së zgjidhi lehtë.
Jemi në bisedime,
miqtë tanë po na ndihmojnë.
Një ditë atë nyje do ta zgjidhim,
jo me urrejtje,
por me drejtësi.

Ne festojmë me zemër,
se jemi zot të fatit tonë.
Këtë dhuratë hyjnore do ta ruajmë,
si dritën e syve,
si frymë që nuk falet,
se pa të,
nuk ka emër për ne.

2/2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.