Arben Çokaj
KUR HYN NË GJYNAH ME POPULLIN TËND! – TA JE NJË DITË, BAM!
DHE I PAGUAN TË GJITHA ME PARA NË DORË!
Gjykatën Speciale, Hashimi e shihte si lojë fjalësh… nuk i shkonte kurrë mendja se mund ta arrestonin ndonjëherë, prandaj këmbënguli aq shumë në Krijimin e saj. Për fatkeqësinë e vet e të shokëve të tij…

Kur e pa se e kishin fuitur në kurth, ai me njerëzit që e mbështetnin, thanë, “hajt se e fundit nja 4-5 vjetë kanë për t’i dhënë e pas 5 vjetëve në arrest, ata mund të lirohen menjëherë, Filluan protestat me idenë se Gjykata po i merr parasysh edhe ato… por ato ishin më shumë si shenjë e dëshpërimit të tyre të pashpresë…
Por tani kur e morën vesh pretencën e Prokurorisë Speciale, me 45 vjet burg, pra, të vdesin në burg, jo vetëm atyre, por edhe Ramës i shkuan morrnica të ftota në bythë. Trupi iu drodh Ramës si atëherë kur ky mohonte Zotrin e gjyshja e tij katolike ia ktheu: “po sikur Zoti të ekzistojë”?! Edhe Drejtësia në mos hyjnore, kjo reale, mundet se eksiston… Prandaj Rama është në Panik Mode! Ka rritur dozat dhe gjumin e natës nuk e bën të qetë… ka qenë dhe është zgjedhja e tij. Mund të qeveriste me qetësi, të vidhte më pak, të ishte më i kujdesshëm, por jo! I ka ngjyer duart keq!
Po sikur SPAK-u, që Rama e krijoi me aq dëshirë për t’ia futur Metës, Erionit, Saliut, t’ia fusë tan i edhe Belindës apo Ramës një ditë…?! Mos o Zot, mos më trishto! – thotë Rama, kjo nuk duhet të ndodhë, se pastaj ku shkuan pordhat e tij?
A ju kujtohet Hashimi që kapi gërshërët e po i tregonte të birit se si do ia këpuste degët Albinit? Ia këputi vetes… Tani me siguri ka mendime të tjera… Edhe Rama, herët a vonë do të paguajë për krimet e pista e të mëdha, që i ka bërë këtij populli, në një mënyrë apo tjetër! Nemesis – thonë grekët e Kocaqit…










