Ditëlindja e Rifat Sh. Jashari në shtatëdhjetë e nëntë pranverat e jetës, shtëpia është mbushur me djepa dhe, kulla ka mbetur kthesa e historisë së re për lirinë e Kosovës
Skënder Karaçica
Një shekull të regjimit serb dhe dora vrastare kundër popullit shqiptar deri në shkallë të gjenocit e trishtoi botën e lirë evropiane dhe popullin dhe administratën amerikane. Për vitet e pushtimit dhe të ripushtimit të tokës së Kosovës nga regjimi i Serbisë, populli shqiptar përjetoi rrathët e ferrit të shtypjes, të errësirës, të vetmmisë, të shfarosjes dhe pa dritën e shkollës e të librit shqip. Për Drenicën, në odën e burrave u fol sy me sy për regjimin e Serbisë, që saherë pati bërë gati skenarët vrastarë, i bëri gati plumbat me shenjën e logjistikës për të vrarë Drenicën heroike…!
Në kullën e Shaban Jasharit në Prekaz, dera ishte e hapur dhe këtu vinin burrat e dheut nga të gjitha anët atdheut, ku shtrohej sofra e, ku shpalohet historia shqiptare, çka të bëjmë nesër, ku do t’i lëmë brezat nën këmb ët e regjimit vrastar serb…! Në këtë kullë u rritën tre djemtë e Bacit Shaban Jashari: Rifati, Hamza, Ademi dhe u bënë krah i fortë i shtëpisë dhe të kullës në Prekaz. Tokën e punon me djersë dhe hambarët e Shaban Jasharit ishin plotë e përplot me bereqetin e bukës së motmotit të tokës së Drenicës. Jeta merrte frymë me zor,sepse regjimi pushtues i Serbisë, familjen Jashari në Drenicë e kishte në shenjestër të syrit vrasës dhe të shfarosjes në substancën kombëtare.
Për të përballuar zënjen e diellit shqiptar, Rifat Jashari mori udhën e kurbetit në Gjermani për të mbajtur në këmbët e veta familjen në Prekaz. Larg familjes dhe Drenicës, Rifat Jashari shkoi djalë i ri dhe u kthye në ditët e lirisë së Kosovës, i burrëruar me thinjat e bardha ashtu siç i kanë hije burrave të Prekazit. Erdhi dhe nga afër e pa se si Serbia fashiste kishte vrarë e djegur anëtarët e familjes, shtëpinë dhe kullën e trimërisë, ku nëpër vite aty erdhën burrat e kohës,aty ku pushkët bënin roje për tokën dhe, prisnin kushtrimin e Komndantit Adem Jashari: Ejani të luftojmë bashkë për liri të Kosovës!
Në Prekaz në ballë me hasmin, asnjëherë nuk pati ditë zie, thuhet në këngët e folklorit. Këtu nisi të marrë frymë udhët e jetës,këtu djepat u përkundën me këngët e djalmenisë së UÇK-së. Në festën e nëntorit, Rifat Shaban Jashari ka ditëlindjen dhe, vitet tregojnë se regjimi pushtues serb, djalin e madh të bacit Shaban e burrëroi para kohe dhe u bë krah i fortë i familjes, me amanetin e të parëve se, nuk ka udhë tjetër pos luftës në mbrotje të tokës së Kosovës.
Me fat udhët e jetës, baci Rifat Jashari…! Ditëlindja jote festohet me Flamurin Kuqezi, me djepat plot me lule të Prekazit, festohet me thirrjen e maleve në kohë lufte të djalemnisë së UÇK-së se nuk ka kush që na qetë fare!Toka e Kosovës është e shënjët dhe populli shqiptar hisetar në përjetësi…!
Baci Rifat, me fat ditëlindja!
Dhjetor, 2025

Skënder Karaçica











