Po e tërheqin zvarë Kosovën si zorrën nëpër këmbë, dhe as që po turpërohen

0
Parlamenti i Republikës së Kosovës

Pas turpit të 49-të, të kuvendarëve

Skënder MULLIQI

Nuk është lehtë të kuptosh reagimet negative emocionale, veqenarisht kur kënaqën më ndjenja negative, sjellje të paarsyshme dhe fjalë të ashpëra të kuvendareve të pa cip, të cilët vendin e kan qitur në ankand public për të 49 here. Duhët shumë përpjekje dhe vetëdije për të treguar mirëkuptim ndaj gjendjes së krijuar të keqe politike, e jo të vazhdohet me sjellje të pa kontrolluara e agresive, duke i shkaktuar dëme të madha Kosovës. Duhet të jetë njeriu i mençur për të qenë në gjendje të kontrollon veten dhe shpërthimin e ndjenjave, në mënyre që të vlerëson mirë situatën, e jo të veprohet sikur të ishin të qmendur.Këta po veprojnë më kokë të nxehtë, se pushtetin e duan më shumë edhe se veten.Këta e kan humbuar ekujlibrin e tyre politike, duke vrapuar pas interesave përsonale, se janë bërë shumica pasanik të pa ligjshem.

Dhe, as që po kenaqën më ate që kan arritur duke zhvatur popullin, por po mëndojnë që këtë pasuri të rrisin. Nga ky kënd duhet shikuar edhe gjithë këtë zallamahi politike që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës. Po e tërheqin zvarë vendin si zorrën nëpër këmbë, dhe as që po turpërohen. Nuk dëshirojnë më kuptuar dhe më pranuar së ka perënduar koha e tyre në politikë, pa një pergatitje elementare për profesionin e politikës. Mos dija, hajnia dhe të bërit politikë nuk shkojnë bashkë.Nuk po iu bën përshtypje kjo qka po bëjnë sikur të ishte bahqja e tyre e babës. Këto veprime qmendurake po na tregojnë se nuk kan besim as në Zot. Shumë janë duke dëmtuar vendin në të gjithë drejtimet, pa iu levizur qerpiki. Të gjithë kemi nevojë për dike që i besojmë, e në këta njerëz kreator të politikave të gabuara dhe hileqare nuk mund të besohet, dhe as të pajtohemi më ta.

Këta mjaftë kan mashtruar më sukses popullin dhe votuesit. Dhe, vërtetë e kan pru në pikëpytje se janë patriot. Kuvendarët janë të gatshem të zhvatin Kosovën deri në metelikun e fundit. Si të kuptohet ndryshe gjithë kjo shtyrje më bërryla duke krijuar situatë kaotike politike për të ardhmën e shtetit të Kosovës. Kjo çka po ndodhë në Kuvend iu hynë në funksion vetëm armikut tonë të përhershem-Serbisë fashiste. Po iu bëjmë kumarinë më të mirë sa nuk ka ndryshe. Ne vend që të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që ta duan Republikën e Kosovës, këta po e bëjnë të kundertën e saj.

Nuk është qudi se kemi mbetur vendi më e varfër në rajon? Nuk po dijnë këta njerëz të politikës se ku janë. Po na humbasim më ka krejtë fytyrën para botës demokratike. A ka gjë më turëpëruse që nesër të intervenojë faktori ndërkombëtar për të formuar institucionet tona të shtetit? Sigurisht se nuk ka. Kemi mbetur diku në mes kufirit të botës se civilizuar dhe botës të shekullit të kaluar. Kjo e fundit po mbretëronë të këta njerëz më predispozita banditeske. Këta po dëshirojnë të krijojnë virtyt në fatkeqësi, e që nuk ekziston sot në botën e përparuar…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.