ULIKSI KTHEHET NË ÇAMËRI

0
Uliksi puth flamurin

E ndjejë një heshtje sikur kur këndon
e ndjejë një heshtje sikur i bie kitarës
e ndjejë një heshtje sikur i bie pianos
e ndjejë një heshtje sikur p o lundroj
e ndjejë një heshtje sikur po bubullin
e ndjejë një heshtje si krismë pushke
e ndjejë një heshtje si thirrje të gjakut
e ndjejë një heshtje si thirrje të etërve:
Uliks, kthehu në Çamëri tek Çamëria
kthehu në Çamëri tek ulliri i shtëpisë
mos lejo të të thyhet kënga e as lapsi
kthimit në Çamëri i ka ardhur koha
Çamëri, mjaft e kemi përtypur ajrin,
ujin e detit, lirinë e diellit nëpër tokë.
u bë kohë që i qëndruam mërgimit
lavdi e Çamërisë-Shqipëri, po thërret:
të kthehemi tek shtëpia ku kemi lerë
te muret antike të Dodonës shqiptare
aty ku lutjet për zotin bëheshin shqip.
Qytetar të gjuhës shqipe e të flamurit
kthimit në Çamëri i ka ardhur koha
unë, Uliksi yt, po kthehem në Çamëri!…

Atdhe GeciPoezi nga libri me poema e poezi “Iliada shqiptare”

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.