SHBA, EDI RAMA DHE STUDIMET ALBANOLOGJIKE

0
253
Akademia e Studimeve Albanologjike

Kujtim Drishti

Studimet albanologjike u mbyllen me vendim të Këshillit të ministrave, jo albanologë.

A u mbyll albanollogjia ?

Me sa duket ne Shqiperi : Po.
Por ne vendet e tjera Gjermani, Angli, France, Poloni – jo.

A mund te themi kete gje edhe per SHBA?

Duhet thene se nese ka nje vend ne bote qe u lejon qytetareve te tij te ngrene flamurin e kombit te origjines se tyre ne festa zyrtare dhe manifestime, nese ka nje vend qe inkurajon traditat e origjines kombetare ndryshe nga bota europiane, kjo eshte qjo qe ne quajme Amerika. Po por ndryshe nga bota europiane flamuri amerikan, jo vetem qe mbizoteron mbi flamujt kombetar te popujve qe perbejne Ameriken, por eshte ne Amerike nje qind here me i dukshem se çmund te duken flamujt e popujve europiane ne vendet e tyre. Kjo ka bere qe Amerika e konsideron veten jo si nje shtet i mbeshtetur ne nje Komb por ne shume kombe.

Ndersa Europa eshte e perbere nga shtete kombe.
A ka mundesi qe Amerika te kete influencuar ne vendimin e keshillit te ministrave jo albanologë per mbylljen e Akademise se Studimeve Albanollogjike ?

Duke ndjekur trajektoren ideologjike te Edi Rames me te famshmin “Ballkan te hapur”, te mbeshtetur fort nga Amerika, ne nuk do te habiteshim po t’i jepnim pergjigje pozitive pyetjes se siperme.

Amerika kerkon nje demokratizim te jetes se Ballkanit me mekanizmin e shkembimeve tregetare. Me kete mendim shkoi Amerika edhe per Rusine. Zhvillimi i kapitalizmit ne Rusi do te sillte automatikisht shoqerine demokratike.

Amerika beri nje qark te shkurter, sepse mendoi se “Kapital” eshte vetem Paraja. Dhe nenvleftesoi Kapitalin kulturor dhe shpirteror te popullit Rus, ku violenca eshte emerues i perbashket ashtu siç eshte qetesia dhe dinakeria tek Kinezet.

Amerika mbeshtet me shume ne Raportin e Forcave materiale se ne raportin e forcave shpirterore.

Por ja qe ishte Raporti i forcave shpirterore ne Rusi, qe shpertheu Luften ne Ukraine.
Nderkombetarizimi (mondializimi i botes) ka hyre ne nje zhvillim kontradiktor. Ne njeren ane bashkohen Kapitalet ne anen tjeter psiqika e popujve nuk e ndjek kete bashkim, por perkundrazi eshte ne gjendje te nise edhe luftra, duke u bazuar tek interesi kombetar – jo nderkombetar.

Ketu jemi !
Si ka mundesi qe te mbyllet Akademia e Studimeve Albanologjike.

A eshte ky nje sinjal i koduar se Albanologjia nuk ekziston?
A do te thote kjo se Albanologjia eshte nje fushe e kerkimit, ku nuk ka me asgje te re per te thene? Se shkenca ka vdekur?

Apo eshte thjeshte mentaliteti i menazhimit te ndermarrjes, qe deklaron se kjo fushe nuk sjell asnje fitim shtetit. ( vereni se ketu nuk flitet sigurisht per komb, sepse jemi ne mondializim)

Ketu dalin me dhjetra e qindra pyetje, te cilat do te kene nje karakter domosdoshmerisht spekulativ.

Keto pyetje dalin per vetem nje fakt. Per fakt te mungeses se TRANSPARENCES.
Kemi ardhur ne nje kohe ku mund te themi se edhe E. Hoxha ishte me transprent se Edi Rama

Ai pranonte faktin e diktatures. Kjo ishte transparente.
Ndersa Edi Rama pranon mungesen e transparences.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.