KOSOVA, PRESHEVA E PETKOVIQ

0
Petar Petkoviq

Gani I. Mehmeti

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ia ka bërë të qartë Bashkimit Europian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vërtet tani, pas kësaj deklarate të Petkoviqit, nëse BE dhe njerëzit e saj të caktuar për bisedime, nuk arrijnë të fusin në dialog edhe Luginën e Preshevës, shihet qartë se edhe asociacioni edhe bisedimet mes Kosovës e Serbisë, janë sipas kërkesës së serbisë, e jo nga BE.

Por, në këtë rast, lëshimi nga ana e Kosovës është bërë atëherë kur BE dhe Serbia kanë kërkuar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Pra, që nga viti 2011, kur ëashtë hapur dialogu mes këtyre dy shteteve, është dashur të pranohet nga ana e Kosovës me këtë kusht, që, për sa të bisedohet për serbët në Kosovës, të biesdohet edhe për shqipatrët në Serbi.

Vlërtet kjo kohë është ca e largët. BE nuk hap tema vetë. Ajo edhe ashtu, ka qenë në anën e Serbisë derit tani. Ne e kemi thënë hapur shumë herë përmes opinioneve tona këtë.

Por, tema për bisedime është dashur të kërkohet nga vetë Kosova. Kjo si temë, ka mundur të kërkohet edhe nga Shqipëria, por më tepër i takon Kosovës, mbasi kjo ishte në përbërje të saj deri vonë pas LDB, në vitet e pesëdhjeta të shekullit 20.

Në anën tjetër, sa çojnë peshë bisedimet mes Kosovës e Serbisë vetëm për serbët në Kosovë e jo edhe për shqiptarët në Serbi?

“Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të Kurtit dhe Bislimit për t’i futur këto tema”. – thotë Petkoviq.

Tani, deri sa, Kosova Lindore, qenka çështje e Serbisë, e ligjeve dhe e Kushtetutës së Serbisë, edhe çështja e serbëve brenda Kosovës, është dhe duhet të mbetet çështje e Republikës së Kosovës, e ligjeve dhe e Kushtetutës së saj.

Vetëm kështu, Bashkimi Europian do të jetë i paanshëm dhe i njëjtë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Çfarë duhet të bëhet më shumë për serbët në Kosovë e jo edhe për shqiptarët në Serbi, përse?

Madje, po ta marrim historikisht e gjeografikisht, Kosova Lindore ka qenë në kuadrin e Kosovës, ndërsa, veriu i Kosovës nuk ka qenë asnjëherë përbrenda Serbiasë, të cilën Serbia pretendon ta rrëmbejë, qoftë përmes bisedimeve qoftë përmes pushtimit me luftë.

Serbia nuk ka qenë asnjëjherë e drejtë, përveç pushtuese për trojet shqiptare, prandaj ajo tenton të marrë e të mos japë, prëkundër, që, siç thamë, ajo e ka rrëmbyer Prehevën, Bujanocin e Medvegjën, dhe ende mendon të marrë nga Kosova.

Tani çfarë mbetet të bëhet për Kosovën?

Kosova, pikërisht pas kësaj deklartate të Petkoviqit, duhet të kushtëzojë BE-në se, ose të bisedohet edhe për këto tri komuna shqiptare në Serbi, ose nuk do të bisedohet fare më me Serbinë për serbët në Kosovë.

Kjo është edhe në kundërshtim me parimet e reciprocitetit mes Kosovës e Serbisë.

Serbia ankohet për serbët në Kosovë pa asnjë maltretim nga shqiptarët, ndërsa vetë ajo i maltreton dhe i shpërngul vazhdimisht me pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

BE dhe ndërkombëtarët duhet ta ndalin Serbinë në veprimet e saja kundër shqiptarëve në Serbi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.