QUMËSHTI I GJIRIT TË GJAKUT

0
Atdhe Geci - libra

Nënë, ti më dha dashurinë e jetës
qumështin e gjirit të gjakut tënd
më dha edukatën dhe kulturën e
kohës, dhe, më të mirën e një nëne.

E lindur dhe rritur me zemër ipesh
ti bashkë me babin na dhatë arsim
na mësuat të jemi të dinjitetshëm
e qëllimin vet ta kthejmë në vepër.

Nënë, ca fjalët më mungojnë që t´i
gjej të duhurat, të merituarat, dhe
të ëmblat sublime për emrin tënd
nënë, fryma e tokës të mori herët!…

Në këtë poezi qashtërisht familjare
ti kurrë s´na e fshehe etjen për dije
as ëndrrat për një Kosovë të çliruar
dhe as dëshirat për ipet në një shtet

Kombëtarisht shqiptare e atdhetare
nuk njoh bardhësi më të shenjtë se
emri nënë, baba, motër dhe vëlla
kjo fjalë monument është gjaku im.

Atdhe Gecipoezi nga dorëshkrimet

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.