Në një vjetorin e shuarjes
IDRIZ ZEQIRAJ
Një analist istogas, që ka bërë emër me “INSAJDER-in” e tij, përgjatë një fushate zgjedhore, në debat, deklaronte: “Popullata istogase është paqësore dhe nuk ka vota për “komandantët”, nuk e duron mujëshinë, kapadaillëkun e tyre“. Ishte një konstatim i saktë, i provuar. Nuk ishte fjala, thjeshtë, për kandidatin në garë, por për partinë që përfaqënonte, me “komandantët” namkeq, të babëzitur për pushtet e para dhe diç më keq!
Fadil Ferati ka lënë gjurmë të një kryetari të urtë, të mençur e punëtor. I pasuar nga kolegu i tij, Haki Rugova, drejtimi i Istogut ishte në duar të sigurta. Zvetnimi i shkëlqimit të rezultatit zgjedhor, në një rast zgjedhor, për kreun e komunës, ishte reflektim i degradimit partiak në qendër dhe assesi lokal.
U bë një vit nga amshimi i kryetarit komunal, Haki Rugova. Zyrtarët e rinj komunalë të Istogut vazhdojnë suksesshëm traditën urtake të drejtimit.
Kam shoqëruar në fushatat zgjedhore kryetarin Haki Rugova. I matur e fjalëpak. I shmangej çfarëdo premtimi pa mbulesë faktike financiare, përkundër rivalëve të tij, që premtonn “lugën e floririt!” Në fjalën tonë, zotimi i vetëm i yni ishte se kryetari do ta menaxhojë paranë publike me korrektesë dhe pa abuzime. Por, kryetari nuk punëson, sepse është privatizuar gjithçka dhe as nuk hapë fabrika, sepse kërkohen miliona buxhet.
I telefonova vëllait inxhinier Ibish Rugova, kryetar i Degs të LDK-së në Austri, me sugjërimin për kryetarin Haki, të fillojë hapjen e rrugëve të bjeshkëve, me koston e lirë dhe dobinë e madhe, në zhvillimin e sektorit të blegtorisë dhe të turizmit.
Përgjigja ishte: “-A keni komunikim me kryetarin?” – Po, u gjegja unë, por ju si inxhinier, madje, edhe si
vëlla, mund të ndikoni më shumë, duke i qenë edhe i zanatit, parashikoni koston e përballueshme komunale.
Megjithatë, inxhinier Ibishi ngulmoi që unë të provojë komunikimin e drejtëpërdrejtë me Kryetarin.
Dhe, vërtet, bisedova me kryetar Hakiun, i cili më dëgjoi vëmendshëm. Shumë shpejt projektoi 4 (katër) rrugët e bjeshkëve, të cilat përfshinin komplet Podgurin, nga Kaliçani, kufi me Pejën, deri në Kërninë, kufi me Skënderaj dhe në çdo dy vjetë, ndërtonte një rrugë. Tani, pasuesit e kryetar Hakiut, kryetari Ilir Ferati, me shokë, vazhdojnë përmirësimin dhe asfaltimin e tyre, natyrisht, në dy syrësh, me participimin financiar edhe nga Ministria përkatëse.
Në vitin 2016, i shkrova kryetarit Haki Rugova, që lokacioni i ish- Ndërmarrjes “Radusha”, të bëhet pronë e komunës, për ta bërë parkun e vetëm të qytetit të Istogut, ngaqë rrezikohej të betonohej me pallate shumëkatshe. Dhe, kryetar Hakiu e realizoi me sukses. Por, me gjithë insistimin tim, për ta vënë në diskutim publik projektin fillestar, se si duhej të ishte sa më funksional Parku i qytetit, kjo nuk ndodhi. Nuk hasa as në mirëkuptimin e Kryetarit dhe as të shefit të Radio-Fontanës, Zeqir Mehmetaj! Megjithatë, puna e madhe ndërtuese është bërë dhe ndërhyrjet çbetonuese janë më të thjeshta, të mundshme.
Kryetari Haki Rugova ishte një organizator i kujdesshëm dhe mbështetës moral e financiar i të gjitha veprimtarive, në kuadrin e komunës, me fshatrat e saj. Ishte pjesë e aktiviteteve sportive, kulturore, artistike, letrare e, deri në organizimin e festës e të qethurave të deleve në bjeshkë; e festës të vjeljës të mollëve në kompleksin shumë hektarësh në fshatin Kovragë dhe të tjera.
Në bisedë me kryetarin Haki Rugova, për planet e së ardhmes, ai shpalosi disa nga projektet, që presin të realizohen: Ngritja e bustit të kryetarit Fadil Ferati, në hapësirën e lokacionit të Komunës; ngritja e shtatorës të heroit të Demokracisë, Shaban Manaj dhe një serë projektesh tjera. Dhe, ndonëse Kryetari, tashmë, është amshuar, pojektet e tij mbeten -amanet-, porosi shenjtërore për kryetarin e ri, Feratin junior, me shokë.
Drejtësia e kapur nga rivalët politikë, ngriti një akuzë absurde, për kryetarin Haki, për një nënshkrim, kinse, nepotik, të cilësuar si konflikt interesi! Realisht, në shtetet me demokraci të zhvilluar dhe drejtësi të dëshmuar, kjo akuzë nuk qëndron. Sepse firma e liçensuar, e cila plotëson kushtete e tenderimit, paguan tatimet e shtetit, nuk ka asfare rëndësi lidhja familjare e zyrtarit nënshkrues. Pafajësia e dhënë nga Gjykata, është dëshmi e një intrige politike, madje nga më mizoret.
Përndryshe, për profesionalizmin sipëror dhe korrektësinë kulmore, që ka Firma -MA-KON-, e vëllezërve Rugova, po të mos ishte kryetar vëllai i tyre, me siguri do të ishte e parë favorite e meritore, në shumë projekte vendore komunale.
Një vit pa kryetarin Haki Rugova. Për familjen e gjerë Rugova, miq e dashamirë, kolegët numerikë komunalë e partiakë anekënd Kosovës, si dhe komunitetin istogas, me rrethinë, përkujtohet me dhimbje e respekt të madh.
I përjetshëm kujtimi për kryetarin shumëvjeçarë Haki Rugova!
Haki Rugovën e njoha nga Gjimnazi. Ishte njeri i jashtëzakonsem, nxënës, student dhe sportist i shkelqyshem. Edhe në politikë ishte i sukseshëm.
Lavdi për jetë e mot Haki Rugovës. Ngushllim familjës dhe farëfisit.