VETEN TIME NUK E SHES NË “BIT – PAZAR”

0
223
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Armiku i pabesë nuk më vret
as Raki Rrushi – po poezia
)

Jo! Nuk më vret armiku i pabesë
As Raki Rrushi. Vera me shtama:
Dashuria. Por, do më vrasë Poezia.

Jo! Nuk më vret armiku i pabesë
Koronavirusi. Pandemia – Grua:
As “hallalli”. Dhe, as “harami.

Po, do më vrasë Poezia – Grua…

(Hajduti i celularit tim
që piu Raki Rrushi
)

Ditë, kur kam pi Raki Rrushi
Edhe, nuk kam shkruar poezi:
Nata më zuri rob në Tavernë
Djali Vogël, më mori në shtëpi.

E kalova natën me Raki Rrushi
Ditën, më doli gjumi. Rakia.
Herët, e pash telefonin tim celular
Që, në Pandemi piu Raki Rrushi.
Dhe, pas një viti dola nga Pandemia
Hajduti e kishte vjedhur pijanecin?!

Nuk më erdhi keq për aparaitin
Po, keq më erdhi për numrat e:
Miqëve. Mikeve. Dhe, mesazhet.
Fotografitë e Laydi Di. Poetëve
Që, i bëra në përkujtimin e Poetit
Sami Velçani, me miq në Durrës…

(Qershia ime në kopësht
nuk e priti Dimrin
)

Qershia ime e kuqe në kopësht
Nuk e priti Dimrin. Borën.
Mezi e kaloi Koronavirusin:
Pandeminë. Dhe, vaksinën
Që, ia dha Dielli. Vetë Natyra.

Qershia, u rritë në gjelbërim
Edhe, lindi një shportë qershia.
Nuk e priti Dimrin. Pranverën
E vrau Koronavirusi. Pandemia…

(Zjarri i oxhakut)

Zjarri i oxhakut Babait
Që dikur, ndizej flakë.
Dhe, nxirrte xixa mbi çati
Tym. Yje mbi Qiell natën.
Roje, rrinte i ndezur zjarr
Dru lisi hante Ditën. Natën.

Dromaxhaku, kokë gjarpëri
E ziente groshën e Nanës:
Ditën në vorbë për darkë
Për miqtë, që i zente Nata
Rrugës. Pusive për Liri.

Sot, nuk hanë dru lisi
Nuk ka shpuzë. Flakë:
Xixa mbi çati. Tym të zi.

U shua. Digjet mes varreve…

(Kosovë dhe Shqipëri)
(F. B.)

Miku im, Poet lirik në Poezi
Përpiqeshte t’i bëjë bashkë:
Gruan besnike. Dhe, Miken.
Thirrte: Kosovë. E Shqipëri.

Politikanët, në Shtëpinë Publike
Nuk bashkojnë: Shqipëri. Kosovë.

Tradhti, bëjnë me miken Xhadi…

(DitëNata)

Dita më lodhi me Koronavirus
Pandemi. Masa qeveritare:
Vaksinë rusi. Rri në shtëpi!
Mos e kalo kufirin politik
Mos pi Raki Rrushi! Verë.

Nata Grua, merr në prehër
Pasmesnate, shkruaj poezi…

(Kokëmëkokë me Poezinë)

Iku Koronavirusi. Pandemia
Masat qeveritare. Vaksina.
Vetëm mbeta me Raki Rrushin
Dy shtamat me verë të Mikes Di.

Dhe, kokëmëkokë me Poezinë…

(Ëndërr)

Nuk e shoh Miken Di
Në Shkup. Nën Rrap:
Përballë Raki Rrushit
Dhe, Dy shtamaverë.

E pash sonte në ëndërr
Erdhi, u struk në shtrat.

Herët, u zgjova: Ëndërr…

(Vetëvrasje)

Pavetëdije, kisha bërë vetëvrasje
Ehu! Koronavirusi. Pandemia?!
Raki Rrushi. Dy shtama me verë
Duke, përplas kokën për muri:
Tavolinës punës. Dritës llambës.

As vetë, nuk e di si mbeta gjallë
Kush më shpëtoi nga zonja Vdekje:
Raki Rrushi. Mikja Di. Apo, Poezia?!…

(Ikje)

Ika nga Koronavirusi Sot:
Pandemia. Dhe, Vaksina.
Masat qeveritare. Karantina
U strehova te “Parku Grave”.

Jo! Nuk ikë nga Raki Rrushi
Dy Shtamat me verë. Poezia:
Mikja Di, që iku nga Shtëpia…

(Veten time nuk e shes
në “Bit – Pazar”
)

E shita Shtëpinë e Babait
Livadhet. Arat. Dhe, Malin.
Vetëm për libra. Gra besnike:
Takime nën Rrap. Dy shtamaverë
Një ibrik me Dy çepa Raki Rrushi.
Krahpërkrahu me një radake dëllinje.

Nën ujë më ka mbetur në burg
Edhe një livadh, ku i kullosja:
Lopët. Deshët brirëpërdredhur
Dhe, një Pyll me lisa. Dëllinja.

Vetja ime, që nuk e shes me para…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.