NGA KALOSH ҪELIKU
Politikanët, lindin dhe vdesin me fushata të dalldisura parazgjedhore revolucionare nga barku i partive politike, që i pjellin si këpurdhat pas shiut Njerkat e tyre për të ardhur në pushtet me premtime, se: do të na shpien në Kopështin me lule. Krah për krahu me hoxhallarët majë minareve të xhamive me “Allahu Akbar”, në “Xhehnet”. Parajsë, sipas pritftërinjëve. Diell me rreze. “Shqipëri të Madhe”?! Dy shqiptar, tri parti politike.
Ose, siç kanë thënë italjajanët në Luftën e Dytë Botërore: Touto albanezi, touto komandanti. Unë, them ndryshe: gjithë shqiptarët, kryetarë të partive politike shqiptare. Ëndërra, dhe luftë për pushtet. Poste partiake, pasuri personale, familjare dhe miqësore. Thashetheme, partiake revolucionare me përfitime personale materiale, familjare e partiake.
Kohën e fundit edhe: me themelimin e partive të reja politike me thasë të grisur kanapi, arnë përmbi arnë, në “Bit- Pazar”. Propagandë partiake – politike. Pakgjë, deri më Sot, kanë realizuar si politikanë shqiptar të partive politike. Përveçëse, thashethemeve dhe premtimeve partiake revolucionare për Ditën e Nesërme. Hajdutërisë. Dalldisjeve politike pas “vëllezërve” të Njerkës. Shqiptarëve, Sot, pës Sot: nuk u duhen parti të reja politike, por Tru në Kokë! As politikanë dhe hoxhallarë me këmbët dhe trutë në legen.
Edhe, Sot: Rrugën Tetovë – Prizren për të ardhë në pushtet, që dikur e “hapi” Serbia e Madhe, si: “Rruga e serbit” për t’i pushtuar dhe nështruar e sunduar kryengritësit shqiptar. Pushtimin e Trojeve Etnike Shqiptare. Dje, pas “Serbisë Madhe e “hapi” edhe Partia politike e BDI -së, dhe e la me vite nëpër këmbë. Sot, përpiqet ta ringjallë politika shqiptare e dalldisur me Albin Kurtin dhe Bilall Kasamin: përmes, Shkupit me vizitën turistike të emërtimit të një rruge lokale në Shkupin Historik “Adem Demaçi”. Dhe, hapjen e një rruge historike të zvarritur me shekuj, në Tetovën e tollumbave partiake me ndihmën e kopilave të BDI -së me “BESË” e pa BESË në prehërin e Njerkës?!
Haptas, para syve tanë si shqiptarë, i përdhosin personalitet tona historike me emërtimin e partizanëve të tyre si komisione në Institucionet e shtetit të “përbashkët”. Rrugëve qorre lokale, kur ata e kanë vendin në institucionet arsimore dhe kulturore, në shtetine “përbashkët”. Shkupin Historik. Emërtimi i rrugëve qorre. Shkollave shqiptare, me themele që nga koha e Minsitrit të arsimit Ernest Koliqi. Dhe, Librat e këndimit të asaj kohe në “Liri”. Fatkeqësisht, kur historikisht dihet, se: në politikë, nuk ka Besë! As, sinqeritet, sipas disa kryetarëve të partive politike shqiptare. Po, në politikë, ka mashtrime: rrena, vrasje, vjedhje dhe tradhëti kombëtare.
Thashetheme revolucionare, me “Besë”. E, pa Besë?!…