Të kritikosh realitetin qeverisës je berishist…

0
1047
Adriatik Leka

Adriatik Leka

Të kritikosh realitetin qeverisës je berishist dhe i paguar, përfitues nga ish qeverisja Berisha.

Kur flisja troç po troç fare se Basha është një minues i opozitariznit më cilësonin komunist.
Të kritikosh veprimtarinë e njëanshme të Ambasadores së SHBA je anti amerikan.

Shqiptar kritika është antibiotiku më bio në çdo pjesë të jetës si në familje dhe në çdo fushë tjetër.

Problem është të mos hiperbolizosh.

Dhe unë në asnjë rast në shkrimet e mija nuk jam jashtë realitetit.
Një popull që ka frikë ti flasë realiteti, një popull që frymën e kritikës e ka të vdekur i destinuar të vuaj masakrën politike dhe shpërbërjen e tij.

Kuptomëni shqiptarë që heshtni,kuptomëni ju që jetoni me çadrën provizore të Partisë.
Jeta nuk është partia por ekonomia.

Ju pyes sa ka ndikuar në ekonomitë tuaja familjare partia.
Dhe sa do të vuajmë nga kjo politikë anarshiste shkomtarizuese e cila për 30 vjet ka qënë bashkudhëtarja më katastrofike e jetës qytetare shqiptare.

Andaj para se t’më akuzoni pyetni mirë veten tuaj ,se në ndërgjegjen tuaj jeni në të vërtetë në kollonën e duhur apo i shërbeni servilizmit momental.

Unë nga servilizmi jam 100% i distancuar.
Nga interesat as që dua me ja dit se nuk kam bashkëpunuar me as edhe një palë në këto 30 vjet dhe kurrë nuk kam për tu bërë pjesë këtij realiteti të hidhur politik që sundon për 30 vjet mbi shpatullat tona.

Dhe si rezultat i qëndrueshmërisë time jo pak kam pasoja.

Situatën në vënd e ndjek nga distanca në çdo moment pasi për dy vjet gjëndem emigrant në Evropë.

Shqiptar nëse edhe ju do ishit më konkret me realitetin jeta jonë nuk do ishte siç edhe na e ka imponuar politika 30 vjeçare.

Shiheni realitetin drepërdrejt as në tangent dhe as në profilin …!

Adriatik Leka, 10.05.2022.
Gjermani
.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.