Binak Maxharraj
Pas futjes në listen e zezë te bosave të korruptuar në Veriun e Kosovës në krye me Zdravko Veselinoviqin dhe Milan Radojçiqin me co. të kapur dorë për dore mes vedi serb e shqiptar, por të lidhur forte me qendrat e krimit të organizuar në Prishtinë dhe Beograd pritet qe këto ditë te ju jipet një goditje e fortë nga qeveria Kurti II, e cila edhe do t’i arrestojë patjetër, sepse SHBA ua dhanë sinjalin për këtë.
Por qeveria Kurti II nuk po ka të ndalur ne luftimin e korrupcionit sepse luftën kundër korrupcionit ia ka premtuar popullit ne triumfin e 14 shkurtit 2021, kur mbi 50% ia dhanë besimin dhe e votuan. Pra, qeveria Kurti II nuk është qeveri e pazareve, e tuxharve qe për 20 vjet korrupcioni ishte i paprkur sepse edhe vetë te gjitha qeverit e Prono mafive ishin te korruptuara deri ne fyt.
Dhe mu për këtë se qeveria Kurti II po e lufton korrupcionin po merr kritika nga opozita e mjerë për të mos ua zbuluar skandalet e tyre te hajnive, vjedhjeve dhe keqpërdorimeve të pronës publike. Pra, opozita duke tentuar ta kritikoj qeverinë Kurti II është një taktikë e saj për te mbrojtë korrupcionin në te cilin opozita është e mbytur deri ne fyt.
Por, nuk do të kënë sukses në këtë.
Lufta e pakompromisë e qeverisë Kurti veq ka filluar, është nisma, është krisma e saj, por furtuna dhe stuhitë e korrupcionit do te vijnë me vonë dale nga dale. Pos skandaleve me tokat ku te fortit e luftës e kishin blerë arin për vetem 3 euro dhe shitur për mbi 5000 euro, plasi edhe skandali tjeter në komunën e Shterpces ku qeveritaret e saj serb ne bashkëpunim me ata shqiptar ishin korruptuar me shuma te majme parash për dhenjën e lejev për ndertim, ku për këtë pati edhe te arrestuar.
Por sot qevria Kurti II e goditi fuqishëm skandalin me trojet në Brezovicë, ku për dy dekada ishte degraduar pjesa me e bukur e Brezovicës duke u ndërtuar vila nga bosat e krimit te organizuar, bizismenëve dhe te forteve për të cilat ishin dhënë haraq dhe shuma të mëdha rrushfetesh për troje për ndertimin e vilave me leje te dyshimëta por edhe hiq pa leje sallamadi. Pra, sot ne skandalin “Brezovica” për keqpëedorime u arrestuan 13 veta, pushtetar dhe bizismen të njohur të cilët me rushfetet e tyre e kishin shemtuar Brezovicën.
Dhe luftën më korrupcionin qeveria Kurti II do te vazhdoi edhe më tutje, ky është vetem fillimi i kësaj lufte të tmershme, sepse vazhdimi do te shkojë edhe deri te nivelet e larta, te shtetarët dhe pushtetaret deri tani të pa prekshëm.
Dhe një ditë do te te ju ngritën flokët përpjetë kur te mesoni se çafrë pasurie milionshe kanë grumbulluar pëmes korrupcionit shtetarët dhe pushtetaret tone te paprekshëm, komandantet e kaqubave dhe ata qe e quajn vehtën çlirimtar të rrejshëm, sepse dihet mirëfillit se çlirimtarët dhe komandante e vertëtë nuk kanë luftuar për me e vjedhë vendin e vetël, popullin e vetë, por për te sjellë lirin e shumpritur.
Beteja për korrupcion vazhdon, nuk ka te ndalur deri ne zhdukjën e korrupcionit deri ne arrestimin e te korruptuarve, sepse te korruptuarit,hajnat dhe plaqkitesit e shtetit dhe te popullit vendin e kanë në burg, kurse pasuria e paligjeshme te ju konfiskohet.
I nderuari dhe fort lumturuari Prof. DR. Akademik Maxharraj,
A duhet burgose edhe ata, te cilet ne muajin dhjetor ia dhuruan kompanise Tyrke KEDS KESCO 36 milion euro… per qefi.
Dhe 33 milion aeroportit tyrqelik Adem Yasharoglu per 958 metra asfallt!!! poashtu per qefi?
A eshte kjo hajni apo nuk eshte i nderuari Z. Maxharraj?