“Sorrat ua nxirnin zorrët kufomave, ua hanin sytë”

0
553
Ilir Muharremi - Ti

Ne ishim këmbësorë dhe rastësisht kemi hasur në këtë skenë makabre. Pamjet ishin tmerruese. Sorrat ua nxirnin zorrët kufomave, ua hanin sytë, ua çukisnin kokat. I tërë livadhi ishte i mbushur me kufoma, disa ishin edhe pa koka, nuk dihej cila kokë është për cilin trup, ishin të hedhura si lakra. Më e trishtueshme ishte kur pashë edhe fëmijë të vegjël pa koka, madje pasi rrotullova njërën nga kufomat, pashë një fytyrë të vogël rrumbullake e që në gjoks i kishte ngelur i varur biberoni i gjakosur. Ishte fëmijë, fytyra e tij ishte e gjakosur dhe e baltosur, nuk e di sa ditë kishte, i ishte dekompozuar trupi. Në kokën time krijoja skena të ndryshme, se si serbët i kanë vrarë këta civilë dhe shihej që përveç automatikëve kanë përdorur edhe thika ushtarake…

Fragment nga romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.