SHUHET SHOQATA ATDHETARE DHE KULTURORE “KONGRESI I BASHKIMIT” NGA MANASTIRI

0
348
Fërgim Demiri

Ish Kryetari i Shoqatës, Fërgim Demiri

NGA FËRGIM DEMIRI

Këshilli drejtues dhe Kryesia e ngushtë, sot sollën vendim: që, ta pushojnë veprimtarinë kulturore, dhe ta fshinë nga Regjistri Qëndror i R. Maqedonia e Veriut Shoqatën Kulturore – Artistike “KONGRESI I BASHKIMIT” nga Manastiri, e cila bëri shumë punë të mëdha për këtë Qytet dhe Atdheun. Përderisa, Sot: përditë lindin shoqata të shkrimtarëve, kulturo – artistike partiake edhe nëpër katunde.

Shuarja e Shoqatës “KONGRESI I BASHKIMIT” vjen si rezultat i zbrasjes së Qytetit nga shqiptarët me një mbetje përqindje prej 2% të banorëve shqiptarë. Dhe, nga presionet që asaj kohe dhe udhëheqsisë, që i bëheshin gjatë gjithë kohës “demokratike” këtyre 20 viteve nga partitë politike “maqedonase” dhe shqiptare. Shkaku, se: nuk u konvenonte një Shoqatë – Atdhetare me konotacion Nacional dhe Patriotik. Ata, janë fajtorët kryesor, jo vetëm për shuarjen e kësaj Shoqate Kulturore – Artistike, por edhe për zbrazjen e Manastirit nga shqiptarët, gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

Shoqata Atdhetare dhe Kulturore “KONGRESI I BASHKIMIT” ka lënë pas kujtime dhe vepra historike, që do dëshmojnë në Ditën e Nesërme, se: këtu, ka pasur shqiptarë, aktivitete kulturore – artistike dhe pune. Përveçasve, të njohurit Rilindas shqiptarë, edhe nga Rilindasit e rinj, që kishin vazhduar punën e Rilindasëve të para 100 viteve. Mirëpo, partive politike hajdute “maqedonase” dhe shqiptare, u konvenonte ky “vëllazërim – bashkim” i prokllamuar në mjetet e informacionit, në shtetin e “përbashkët”. Dhe, u përpoqën ta shkatërrojnë dinjitetin e një Kauze të një Kombi Shqiptar, që veten deshi ta quante paqesore.

Manastiri më nuk do ketë me çka te mburret në Histori, përveçse me Kongresin e Alfabetit të Manastirit (1908), dhe s’do ketë kush ta shpalosë Flamurin kombëtarë kuqezi me shqiponjën dykrenare në mes të sheshit Manastirit, që nga vitet e ‘90 -ta e deri sot.

Mendja ma thotë, se: historia do t’i mbajë mend sukseset e saja dhe veprat që bëri aq sa i jepeshte mundësia mes gërshërve të partive politike të ”vëllazërim-bashkimit”. Dje, jugosllav. Sot, Neokomunist “demokratik”?!

Kryesia, dhe Këshilli Drejtues u shërben edhe sot për organozime fushate partiake parazgjedhore për të ardhë në pushtet me disa ministra, zv. ministra, drejtorë dhe partrizanë partiak këmbekrye, u bënë mirëpikritje dhe përpjekje organizative.

Edhe, tani: le të vijnë kriminelët dhe hajdutët e partive politike. Nateditë, le te bëjnë qejfe sa të duan në një Qytet të zbrazur, me rrugica pa banorë shqiptarë…

(E përcolli për publikim: Kalosh Ҫeliku, shkrimtar).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.