SHTAB-i i UÇK TË LPK, LISTOI DHE EKZEKUTOI RIVALËT POLITIKË!

0
Hashim Thaçi - Vjosa Osmani - Albin Kurti

IDRIZ ZEQIRAJ

Vërtet, po bëhen tri vite, që kur Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka arrestuar Hashim Thaçin dhe vetëm disa nga bashkëpunëtorët e tij në krime. Një vonesë e skajshme arrestimi, e pasuar nga stërzgjatja burokratike, hetimore dhe gjyqësore. Por edhe domëthënëse, sepse shqiptarët dhe bota po mësojnë se deri ku mund të arrijë krimi, për lakminë për pushtet dhe pasuri! Për të gjithë këtë burokraci, po paguan Kosova dhe populli i saj i varfër.

“Deri tani janë paguar 20 milionë euro, për mbrojtjen e Hashimit me shokë”, – deklaroi kryeministri Albin Kurti në Sallën kuvendore të Kosovës! Marrëzia dhe cinizmi i kësaj pagese absurde, është unike në historinë e drejtësisë botërore! Të arrestuarit kanë angazhuar nga 3-4 avoketër të huaj dhe të tjerë ndihmës shqiptarë. Kjo praktikë nuk është fillestare dhe është dëshmuar e suksesshme. Sepse dikujt do t`i ndezë, për të korruptuar drejtësinë dhe paguar lirinë.

Njëri nga avoketërit e tanishëm, mbrojtës i komandantëve të UÇK-së, vite më parë, denoncon faktin supër-interesant: “Liria e x-y komandantit ka kushtuar 11 milionë euro!!! Prej tyre 5 (pesë) milionë i kam marrë unë, me ekipin tim!” Ai fare nuk e përmendë pafajësinë. Pra, ai i josh klientët e rinj, se “nëse doni lirinë, paguani milionat”! Madje, deklaron me mburrje, se “nuk ka dështuar asnjëherë në mbrojtjen e klientëve të tij!”

Agjenti i DGSE e bënë të parë të UÇK-së brrylaxhiun Hashim!

SHTAB-istët e “Rogner-it” nuk janë as themelues të UÇK-së, as udhëheqës të luftës, as komandantë, as oficerë, madje, as ushtarë të UÇK-së. Rrjedhimisht, nuk janë as pjesë e Luftës të Kosovës. Hashimi është i sinqertë, kur deklaron publikisht: “Kam qenë larg frontit të luftës”. Ne që kemi qenë, të paktën, në shërbim të luftës, respektivisht, në Emergjencën e saj, e kemi thënë gjatë luftës dhe pas fundimit të saj, se SHTAB-istët e “Rogner-it”, me shefin e parë Azem Syla dhe të tjerët, kanë mrizuar nën hijen e mimozave dhe të pishave të “Bllokut të Zi”, të byroistëve komunistë të PKSH-së, më vonë, PPSH-së.

Krerët e LPK-së në Mërgatë e thonë dhe e përsërisin se asnjë forum partiak apo ushtark, nuk e ka zgjedhur Thaçin: Drejtor të Drejtorisë Politike të UÇK-së, ashtu siç nuk e ka emëruar askush kryetar të Delegacionit të Kosovës në Rambuje, madje as lexues të Deklaratës të Pavarësisë, të cilit assesi nuk i takonte, sepse nuk po pavarësohej Qeveria, por shteti i Kosovës! Kryesimi i Delegacionit në Rambuje i takonte Presidentit Rugova, por “komandantët” nuk pranuan dhe u vendos të vazhdohet me përfaqësues të 4 (katër) grupimeve të pranishëm, pa kryesues. Por, investimin politik për Hashimin e bënte agjenti i DGSE franceze, Arnaud Danjean, dhëndërr i Serbisë dhe LPK-ja, me gazetën “Zëri i Kosovës”, tashmë, e uzurpuar nga SHISH-i shqiptar.

Fotografitë në uniformën ushtarake të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, në inspektimet stërvitore ushtarake, janë realizuar me ushtarë të kampit ushtrimor në Fullqet të Klosit në Mat. Dhe, janë inçizuar me kamerë në Malet e Martaneshit, 200 km. larg Kosovës, por, gazetari i njohur për horrllëqe, e sposton, falsifikueshëm, brenda territorit të Kosovës, në malet e saj!?

  Rekrutimi i Thaçit agjent të DGSE, fatal për Kosovën!

Rekrutimi i Hashim Thaçit, si agjent i sigurimit sekret hulumtues, të DGSE franceze, nga Arnaud Danjean, në Zyrich dhe Gjenevë të Zvicrës, gjithnjë sipas pranimit të shefit të Shërbimit francez, Pierre Seramy, tani në pension, se “Hashimi është agjent i ynë, agjent i Francës”, në TV-CANAL +- ka qenë fatal për Kosovën.

Krerët puçistë të LPK-së, të prirë nga Hashimi, shkarkuan Kryesinë e vjetër, morën dhunshëm drejtimin, së bashku me Fondin “Vendlindja thërret” dhe fletushkën “Zëri Kosovës”, numri i parë i së cilës është botuar nga -Grupi ynë ilegal-, në një bodrum të Prishtinës, i prirë nga Kadri (Os)Mani. E vazhdoi botimin në Gjermani, nga Jusuf Gërvalla dhe pas vrasjes së tij, nga fletushkë e zëshme e lirisë, LPK-ja enveriste e shndërroi në fletushkë përçarëse dhe kundra-kombëtare.

Krerët e LPK-së së re; Tirana zyrtare social-komuniste, me SHISH-in e saj; DGSE e Francës me Serbinë; u koordinuan për sabotimin e luftës së Kosovës. Djemtë e Kosovës, të cilët niseshin për të luftuar për Kosovë, pa lejen e SHTAB-istëve, janë denoncuar nga Tirana, binin në pusinë e policisë dhe të ushtrisë serbo-sllave, vriteshin, në pamundësi për ta shpaguar vetën. Kujtoni Mujë Krasniqin me 42 ushtarët e tij, të ekzekutuar në kufi.

Pastaj grupin prej 148 ushtarësh, që komandantët e -Pashtrikut- i futën në Lugështajën e Gorozhubit. Pusia e zënë nga policia dhe ushtria serbo-sllave, vrau 23 ushtarë, dhjetra i plagosi, të tjerët u zunë rob dhe ndoca ia arritën të ikin. Mashtrueshëm dhe falsifikueshëm, u tha se “u bë luftë heroike”! Por, dihet sa luftë mund të bëhej, ushtarët poshtë në Lugështajë dhe armiku sipër, në të dy shpatët e saj, me armatim të rëndë!?

SHTAB-istët e shantazhuar me dosje krimesh, sabotuan luftën. 

“UÇK e LPK” nuk hyri në luftë, ngeli në Tiranë!

Me bujë u proklamua themelimi i “UÇK-së të LPK-së”, por ajo ngeli në Tiranë e Durrës, pa hyrë kurrë me formacione ushtarake në Luftën e Kosovës. Të paktën, 4 (katër) nga pretenduesit e themelimit të kësaj

UÇK-je, në mes tyre edhe Jakup Krasniqi, akuzojnë me emër sabotuesit e luftës, për tradhti kombëtare, sipas peshës së fajësisë: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin.

Bllokimi i Urës së Ibrit; vrasja e  një duzine dhe dëbimi i mijëra shqiptarëve etnikë nga veriu i Kosovës, në prezencën e KFOR-it francez dhe të argatëve të tyre, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, duke i qetësuar e ngushëlluar shqiptarët e përgjakur, se “së shpejti do t`ju kthejmë më shtëpitë tuaja!?” Një premtim që nuk u plotësua kurrë! Letra e Hashimit, e bërë me porosi të agjentit të DGSE, Arnaud Danjean, dërguar gjeneralit, Rasmusen, që FSK-së t`i ndalohet shkuarja në kufi me Serbinë, pa lejen e KFOR-it, po e mban peng edhe sot FSK-në, duke pamundësuar mbrojtjen klasike të kufirit me Serbinë, në gjatësinë lineare prej 381 km.

LVV e heshtë shantazhimin e Hashimit dhe dëmin e bërë Kosovës! 

LVV erdhi në pushtet me premtimin e madh, për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Por, tani, heziton për ta vënë pikën mbi “i”!? Franca mike tradicionale e Serbisë, e bëri njeri të parë në Kosovë, agjentin e saj, Hashim Thaçin, i cili, në koordinim me Tiranën zyrtare, kryeministrin Rama, ky i fundit me presidentin serb Vuçiq, punuan shumë për ndarjen e Kosovës.

a) Pse nuk kërkohet llogari nga Franca zyrtare, për agjenturën e saj, në dëm të shtetit të Kosovës?!

b) Pse nuk sqarohet roli sabotues i SHTAB-it të “UÇK-së të LPK-së”, me seli në Tiranë dhe akuza faktike për 4 (katër) anëtarët e këtij SHTAB-i, nga themeluesit e “UÇK-së të LPK-së”, përfshi edhe Jakup Krasniqin, i cili akuzën e tij e ka bërë publike?!

Pyetja e drejtëpërdrejtë se sa mund të dënohen, secili nga të arrestuarit dhe të izoluarit në burgun e Schwenigenit, në Hagë, fajësia është sa e madhe, aq edhe faktike, sa nuk ka elemente të shfajësimit. Edhe nëse ndonjëri nuk ka aprovuar krimet serike të shokëve, për dy dekada radhazi, heshtja, mosdenoncimi i penalizon dhe nuk i amneston.

Drejtësia e kapur në Kosovë dhe lëshimet e Gjykatave në Hagë!

Realisht, që nga themelimi i Gjykatës Ndërkombëtare, në Hagë, për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, si dhe Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, pothuaj se, të gjithë të arrestuarit kanë qenë të fajshëm, natyrisht, kush më shumë dhe kush më pak fajësi. Përjashtim bënë vetëm një i arrestuar nga Ferizaj, me sa mbaj mend, me emrin Agim. Dhe, për arrestim të ngatërruar, të gabuar, Gjykata e Hagës, brenda dy ditësh, e ka kthyer në shtëpi, me kërkim-falje dhe dëmshpërblim të majmë.

Të dy Gjykatat, me seli në Hagë, kanë bërë atë, që nuk mund ta bënin gjykatat ballkanike, në veçanti, Kosova, hiç se hiç, sepse i gjithë sistemi i drejtësisë është i kapur nga PAN-i kriminal. Sabotimi i -Vettingut-, rezistenca e Këshillit Prokurorial dhe të Këshillit Gjyqësor, me mbështetjen e partive-banda të PAN-it, me përzgjedhjen e kuadrit partiak nga Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, kanë bllokuar tërë sistemin e drejtësisë, nën maskën e “pavarësisë të gjyqësorit” dhe broçkulla të tjera, kinse demokratike!

Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka bërë lëshime dhe shkelje të rënda, duke liruar kriminelë serik e faktik, kryesisht, për vrasjet numerike politike të shqiptarëve. Edhe Gjykata Speciale aktuale, ka humbur seriozitetin, me peligrinazhin e kriminelëve dhe horrave, të cilët kanë bërë krime të mjaftueshme, për të qenë prapa grilave, madje me dënim me punë të detyrueshme, për të mbuluar shpenzimet personale të burgut dhe më shumë.

Shqiptarët të konsideruar për ndjenjen e zhvilluar të drejtësisë, rezulton rrenë e kulluar. Një padrejtësi

e bërë kundër një njeriu, duhet konsideruar si padrejtësi ndaj të gjithë lagjës, fshatit, qytetit, vendit. Përkundrazi, viktimat e pafajshme të “komandantëve” kriminelë, vazhdojnë të rivritën, me amnestimin dhe përpjekjen për rahabilitimin e vrasësve serikë.

Sipas përllogaritjeve të bëra, numri i të vrarëve për motive politike, gjatë dhe pas luftës, kap shifrën e 1.826 personave, që është tej dyfishit të dëshmorëve të luftës, që numërohen afër 800. Arrestimet një-shifrore aktuale, janë qesharake, në raport me katër-shifrorin e ekzekutimeve politike. Vrasjet e ngeshme, me hartimin e listave emërore për ekzekutim, janë unike në Kontinentin plak, Evropë, i njohur për demokraci të zhvilluar.

Masa e ndëshkimit për krimet vrastare,
duhet të jetë në raport me përmasën e krimeve. 

Shembullojmë: 5 (pesë) të rinj amerikanë, vranë shokun e tyre, një vit më parë. Gjykata amerikane i dënoi të pestit me burgim të përjetshëm. Ndërsa tre shokët e tyre, të cilët ishin në dijeni të krimit, por. nuk e denoncuan atë, u dënuan me nga 15 vjet burg, të gjithë me punë të detyruar. Dhe, lë të gjykojnë shqiptarët, për masën e dënimit të gjithësecilit, në gjyqin maratonik, që po zhvillohet në Hagë.

Vrasjet e listuara nga SHTAB-istët e LPK-së, janë me qindra!

Vlerësimi dhe emërtimi i bërë nga prokurori amerikan Xhack Smith, lidhur me akuzën e ngarkuar për katërshën e arrestuar nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, si -Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët-, është gjetje adekuate, e saktë. Organizatat kriminale, të krijuara nga ky grup, tashmë, i arrestuar, si: SHIK, “Shqiponjat e Zeza”, BIA, ZKZ, janë pjesë e kësaj Ndërmarrjes krimimnale të Përbashkët.

Përgjegjësia, sado kolektive të jetë, në rastin konkret, për krimet serike, ka edhe nuanca dalluese, vartësisht pozitës, kompetencave. Duket se Jakup Krasniqi, ka qenë, paksa, i anashkaluar nga klani kriminal. Si zëdhënës i UÇK-së, komunikatat duhet të kalonin nëpërmjet tij. Si duket, kjo nuk ka ndodhë.

Madje, ai demanton Hashimin, duke thënë se “komunikatat nuk janë shkruar nëpër “Bahnhof-e”!? Por, ajo që rëndon shumë dhe i bënë të pambrojtshëm ish zyrtarët e lartë, të dhunshëm, të Kosovës, tashmë në gjykim e sipër, është seria e vrasjeve -cilësore-, personalitete të dëshmuara moralisht dhe atdhetarisht.

Ata janë shumë dhjetra, qindra, rrjedhimisht, nuk arrijmë t`i përmendim të gjithë me emër e mbiemër. Sidoqoftë, kujtojmë vetëm disa syrësh: Kolonel Ahmet Krasniqi, Kolonel Tahir Zemaj, oficer Sadri Ramqaj, Kolonel Rashid Mustafa, Xhavit Mustafa; gazetarët Enver Maloku, Shefki Popova, Ismail Berbatovci, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti; shkrimtari dhe këshilltari i Presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa; kryetarët e komunave Ukë Bytyçi, Ismet Rraci; kuadrot e LDK-së, bashkëpunëtorët e kryetarit Rugova: Smajl Hajdaraj, Ekren Rexha, Idriz Rrecaj, Shaban Manaj, Ismet Rrahmani, Ilir Selimi, Arben Sejdiu, Rexhep Luci; hetuesit e Prokurorisë Speciale: Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj; tentim vrasjet: Presidenti Rugova, akademik Sabri Hamiti, Fetah Rudi, Agim Veliu, Ejup Visoka dhe qindra veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së. Por, edhe brenda llojit, si  kuadrot e hershëm të LPK-së: Behajdin Hallaçi, Komandant Kumanova, Ilir Konushevci dhe të tjerë!

Askush nuk mund të na bindë se nuk dimë kush i vrau, ose t`ua faturojnë, thjeshtë, bandave, sepse mungon motivi personal i tyre, mëqe ata nuk ishin rivalë për pushtet, madje viktimat nuk kishin as pasuri e as biznese.

Eliminimi fizik i kuadrove cilësore, kishte dy qëllime- njëherësh:

a) Dobësimi i Presidentit Rugova, të partisë së tij, LDK-së dhe të djathtës shqiptare;

b) Frikësimi me terror i popullit, për t`i detyruar njerëzit të heshtin, të mos guxojnë të ngrisin zërin. kundër krimit dhe kriminelëve. Tipike siç bënte krimineli stalinist, Enver Hoxha, me kriminelët e tij komunistë byroistë, përgjatë sundimit terrorist e fashist gjysmë-shekullor në Shqipëri.

Gjykata e Zvicrës hetim gjysmak për
terroristin Lleshi, ndërsa Kosova e heshti fare!?

Shtrohet pyetja: Çfarë e shtyri kriminelin Jeton Lleshin, nga një fshat i Maqedonisë, të dërgonte me postë bombën ruse, në Redaksinë e “Bota sot”, në Zyrich të Zvicrës, ku ishin 12 gazetarët dhe redaktorët, përfshi edhe kryeredaktorin Skënder Buçpapaj, me nusen Elidë?! Në kontrollin e bërë, Policia hetimore e Zvicrës gjeti fotografitë e terroristit Lleshi, me kuadrot e PDK-së, AAK-së, si dhe librezën e anëtarësisë të kësaj partie-bandë!

Pse Gjykata e Zvicrës u mjaftua me dënimin  e vetëm me 11 vjetë burg, për një terrorist, me shkaktim të rrezikut masiv?! Ishte fat në fatkeqësi, pse pakoja ku ishte vendosur bomba, u hap në anën e kundërt. Pse drejtësia zvicërane nuk hulumtoi e hetoi se kush e pagoi terroristin Jeton Lleshin, edhe pse dëshmitë ishin të bollshme, sidomos fotografimet me zyrtarët e PDK-së të AAK-së, respektivisht, të PAN-it.

Madje pse heshti drejtësia e Kosovës, për rrezikimin e qytetarëve të saj?! Dhe, mbi të gjitha, pse nuk veproi, duke marrë shkas nga ky rast, gjithësesi, i veçantë, sepse po huazoheshin kriminelë nga shtete tjera, për të vrarë kundërshtarët politikë?! Si nuk tregoi asnjë interesim, për të zbuluar krimet serike të disa komandantëve kriminelë të Kosovës, edhe ashtu të dyshuar dhe të akuzuar bazik?!

Komandantët kriminelë të Kosovës, kanë këmbyer, reciprokisht, vrasës profesionistë, nga bandat e Dukagjinit, Drenicës, Llapit. Hetimi i këtij rasti supër-kriminal, do të ndihmonte në zbulimin e krimeve serike në Kosovë. Sepse, kjo lidhshmëri, tashmë, është një fshehtë publike”.

Dëshmia unike e Gjergj Dedaj,
lakuriqëson hiçsinë e SHTAB-it të LPK-së! 

Dëshmia e kryetarit të Partisë Liberale të Kosovës, ish-deputetit të Kosovës, ish-zëvendës-ministrit, ish-ambasadorit, Gjergj Dedaj, tmerri i tij për të përsëritur të vërtetën, të thënë në dëshminë fillestare, para prokurorit të Specialës, flet sa mijëra dëshmi të tjera. Ai e mohoi dajakun e ngrënë vet, nga kriminelët e akuzuar sot.

Dhe, anashkaloi, kinse, me mosdije, torturat e bëra sekretarit të Partisë Liberale, Sokol Blakaj, i cili vdiq nga plagët fizike dhe shpirtërore, që i shkaktoi Hashim Thaçi, me kriminelët e tij, duke lënë në zinë e përjetshme: Familjen, farefisin, miqtë, dashamirët dhe shqiptarët, të cilët mësuan historinë tragjike të Sokol Blakaj.

Burracakëria e kriminelëve u provua në sallën e gjyqit, të cilët heshtën për atë gjendje mjerane të dëshmitarit, Gjergj Dedaj, sikletin e skajshëm të tij, duke kërkuar, pas çdo pyetje të Gjykatës, -seancë private-. “Tashmë, unë jam kufomë, por kam hallin e fëmijëve të mi, të nipave, të familjes time”,- lutej Gjergji, të mos ia prsëriste pyetjet gjykatsja. Ndoshta, kjo do të mbetet dëshmia më domëthënëse, me kuptimplote, e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, që shpëfaqë egërsinë hakmarrëse, të “komandantëve” pa ushtarë, por me banditër të bollshëm!

Kjo gjendje e burrit, i cili kishte shkuar, si njeri publik, deputet dhe kryetar i një partie, e afërt me LDK-në, për të qenë afër familjeve të vrara nga pushtuesi dhe, papritur, arrestohet, dajakoset dhe këcënohet me jetë, nga “komandantët” huliganët, në emër të UÇK-së! Qoftë edhe një gram burrërie e kurajo të kishte Hashim zeza, duhet të thoshte se “e pranojmë dëshminë e parë të dëshmitarit dhe mos e mundoni mëtej. Sepse, asnjë vlerë penalizuese nuk ka dëshmia e Dedaj, karshi shumë krimeve të tjera, të cilat rëndojnë mbi ne!”

Realisht, partitë-banda të PAN-it aktual, krimet e luftës dhe të pasluftës, i kanë pranuar, kur ngulmonin që vrasjet politike të pas 12 qershorit 1999, të mos hetohen nga Gjykata Speciale! Sepse, vrasjet përgjatë luftës, justifikohen si në kohë të rrëmujshme, që e karakterizon luftën. Por, për ekzekutimet e ngeshme të pas luftës, të FARK-istëve luftëbërës të Ibrahim Rugovës; të veprimtarëve të LDK-së; gazetarëve të guximshëm dhe me integritet të luftës; të kuadrove veteranë të LPK-së, nuk mund t`i faturohen ish-pushtuesit.

Tashmë, dihet botërisht se Hashim Thaçi “ka qenë larg frontit të luftës”. Por, shefi i tij, agjenti freng i shërbimit të DGSE, e komandoi vartësin e tij, Hashim, për të marrë timonin e luftës në Kosovë, natyrisht, me qëllime të liga, të sabotimit, deri në dështim të saj. Dhe, ashtu ndodhi. Ai ndërhyri në zonat e organizimit ushtarak, që komandoheshin nga kuadri ushtarak e civil i FARK-ut, respektivisht, i LDK-së, i shkarkoi, dhunshëm dhe vrazhdësisht, përfshirë edhe kuadrin me Akademi Ushtarake, Kolonelin Tahir Zemaj, duke i zëvendësuar me militantë të LPK-së, profanë në artin luftarak!

Radha i erdhi komandantit trim e dinjitoz, Fadil Gashi, i cili refuzoi urdhrin e Hashim Thaçit, për dorëzimin e komandës. Dhe, përgjigja ishte e prerë: “Unë marrë urdhra vetëm nga Komandanti Suprem, Ibrahim Rugova”. Përçarësi dhe sabotuesi i luftës, Hashim Thaçi, kërcënoi se kush nuk zbaton urdhërin e UÇK-së, ndëshkohet me ligjet e luftës! Dhe, vërtet, hartoi planin morbid, porositi një kriminel të tij, tani gjeneral, për ekzekutimin, pa gjyq dhe cubërisht, të FARK-istit Gashi”! Jeta e kundërshtarëve politikë, kushtonte një plumb, 33 pfenik të markës gjermane!

Rrjedhimisht, krimet e pasluftës, janë vazhdimësi e krimeve të luftës, me autorët e njëjtë, komandantët kriminelë dhe bandat e tyre vrastare, me urdhër të “SHTAB-it të Përgjithshëm të UÇK-së të LPK-së”!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.