25.1 C
Tirana
E dielë, 28 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

QERBELA

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Ari Ukimeri

QERBELA

Ti je lulja e kopshtit tim
Të mbajë unë me shumë kujdes
Në ty unë gjejë çdo herë shpëtim
Bekimin tènd çdo herë e pres

Me ty shkoi drejtë përjetësisë
Ti çdo herë jeton me mua
Na jep ndjenjën e shenjtërisë
Përditë je Bekim për mua

Qerbela unë ty të dua
Edhe atëherë kur bëj mëkate
Je çdo herë insiprim pèr mua
Në misteret e kësaj nate

Qerbela moj e bekuar
Ti je plaga ime jetësore
Kurrë nuk je ti e shëmtuar
Ty të kam dashuri Hyjnore

Sa herë mua më zè trishtimi
Emrin tënd unè e thèrras
Asnjëherë nuk më prekë hidhërimi
Ndihma jote m’qèndron pas

Unë I mjeri me shumë mëkate
Emrin tënd e thërras çdokund
Në kètè botë plotë me mëkate
Ti më je frymëzim pafundë

Qerbela moj plaga ime
Edhe në gjumë unë ty t’mendoi
Je mrekullia e jetès sime
Me asgjë ty nuk të ndërroi

Gjithmonë qèndron në lutjet e mia
Do të ruaj me shumë dashni
Ty të kam në ëndrra t’mia
Qerbela moj je Hirësi

Qerbela moj dhimbja ime
Çdo herë ty unë të përjetoi
Ma rrëmben ti zemrën time
Aromën tënde kur e shijoi

Aty ku gjejë qetësi shpirtërore
Qerbela moj strehimi im
Në mendjen tonë qëndron Ti Prore
Të kam zemër pambarim

Sa herë kujtoi vuajtjet e tua
Shpirti mbushet plotë pikëllim
Mos mendo që t’kam harrua
Ti je ndjenja e Shpirtit tim

Unë i shikoj mrekullitë e tua
Natë e ditë unë n’ty mendoi
Janë të Shenjta veprat e tua
Qerbela moj ty të bekoi

Asnjëherë nuk do t’gjejë qetësi
Nëpër tundimet e kësaj bote
Ty të kam unë çdo pasuri
Do qëndroi tek zemra jote

Edhe në varr kam me t’kujtuar
Në ate çast kur mbaron jeta
Asnjëherë nuk të kam mohuar
Sepse Ti je e vërteta

Ti o dielli mos perëndo
Edhe yjet mbesin në agoni
Hëna dritën nuk e ndalon
Jetojmë së bashku në Dashuri

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit