Shqetësim për përshkallëzim konflikti në Kosovë

0
NATO soldaten, Mitrovica

Ushtarët e NATO-s në qytetin kosovar të Mitrovicës, ku jetojnë shqiptarë dhe serbë
(foto arkivi)

PRETENDIM PËR TRAZIRA NË KUFIRIN ME SERBINË

Bild.de31.07.2022Përktheu Arben Çokaj

Do të ishte një katastrofë në mes të Evropës…

Sipas mediave lokale, me sa duket ka tension në Kosovë në kufirin me Serbinë. Raportohet për të shtëna me armë zjarri, por nuk ka të lënduar. Sirenat e sulmit ajror vajtojnë. Të dyja palët vendosën postblloqe. Situata është e paqartë. Nuk ka pasur përplasje mes dy kombeve armiqësore, Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq (52) tha, sipas kanalit televiziv N1, se Serbia “nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë se sot“. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të ruajnë paqen, por paralajmëroi: “Nëse nuk doni të ruani paqen, atëherë unë ju them se Serbia do të fitojë“.

Në detyrë që nga viti 2017: Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një fjalimi të dielën në mbrëmje /Foto: Anadolu Agency nëpërmjet Getty Images

Politikani serb Vladimir Gjukanoviq (42), anëtar i partisë në pushtet, është shprehur më kërcënues në Twitter të dielën: “Gjithçka më duket sikur Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit.” Deputeti konsiderohet me temperament dhe jo veçanërisht me ndikim.

Termi “denazifikim” megjithatë e bën njeriun t’i shpojë veshët – diktatori rus Vladimir Putin (69) gjithashtu e përdori atë për të justifikuar luftën e tij agresive kundër Ukrainës. Serbia tradicionalisht mban lidhje të ngushta me Rusinë. Shumë media kryesore kanë mbajtur anën e Putinit në luftën në Ukrainë.

POR: Beogradi mohoi me vendosmëri raportet se trupat kishin hyrë në Kosovë. “Serbia nuk e ka kaluar vijën administrative dhe për momentin nuk ka pushtuar në asnjë mënyrë territorin e Kosovës dhe Metohisë”, tha ministri i Mbrojtjes. Fjala “për momentin” nuk ka ndihmuar për të qetësuar gjërat.

Deri më tani nuk ka pasur raporte të pavarura për situatën aktuale në Kosovë.

Një sfond i përshkallëzimit të fundit është mosmarrëveshja për targat serbe të veturave, të cilat qeveria e Kosovës nuk dëshiron ta lejojë më që nga nesër. Gjithashtu, dokumentet e hyrjes serbe nuk duhet të jenë më të vlefshme si më parë. Për shumë njerëz që udhëtojnë mes dy shteteve, kjo e bën më të komplikuar kalimin e kufirit.

Forca policore në kufi me SerbinëForca speciale policore në kufi me Serbinë

Kujtimet më të këqija po zgjohen: në vitin 1999, NATO bombardoi Serbinë për të detyruar qeverinë e Sllobodan Millosheviçit (1941-2006) të ndalonte luftën në Kosovë. Një forcë paqeruajtëse e udhëhequr nga OKB-ja u zhvendos më pas në Kosovë, në të cilën morën pjesë edhe forcat e armatosura gjermane. Përleshjet e dhunshme shpërthyen vazhdimisht. Rreth 4,000 ushtarë nga 28 vende janë aktualisht të stacionuar në Kosovë.

Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, e cila që atëherë është njohur nga 115 prej 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Serbia nuk e bën këtë dhe e pretendon territorin për vete. Rusia, Kina, India, Spanja dhe Greqia gjithashtu nuk e pranojnë sovranitetin e Kosovës.

(TL)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.