Salih Çekaj luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës

0
83
Agim Ramadani - Sali Çeku - Anton Çuni

Shoqata e Intelektualeve Shqiptar ”Trojet e Arbrit”- Prishtinë, Shoqata Humanitare dhe Kulturore ”Salih Çekaj”- Zvicër, Shoqata Kulturore Shqiptaro- Gjermane ”Sali Çekaj”- Gjermani

Organizojnë sesionin e veçantë shkencor me temën bosht:

”Salih Çekaj luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës”

Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të luftëtarit të orëve të para të luftës për lirinë e Kosovës Salih Çekaj, Shoqata ”Trojet e Arbrit” – Prishtinë, Shoqata Humanitare dhe Kulturore ”Salih Çekaj”-Zvicër dhe Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane ”Sali Çekaj”- Gjermani organizojnë sesionin e -VIII- të veçantë shkencor me temën: ”Salih Çekaj luftëtari i orëve të para të Lirisë së Kosovës”

Temat bosht të këtij sesioni shkencor do të jenë:
1. Sali Çekaj student pjesëmarrës në demonstrata;
2. Sali Çekaj jurist, kryetar i gjyqit në Deçan (Hartimi i statutit të Komunës pas shpalljes së Pavarësisë se Republikës se Kosoves);
3. Përkrahja e tij e hapur revoltës së shqiptarëve në mbrojtjen e kushtetutës 1974;
4. Salih Çekaj organizator dhe pjesëmarrës në trajnimin e luftëtarëve të Kosovës në Shqipëri Grupi i -I- dhe i -II-;
5. Roli drejtues i Salih Çekaj në njesitin gueril të Deçanit dhe koordinimi me njësitet tjera guerile në Kosovë;
6. Salih Çekaj dhe roli i tij në LDK- dega në Gjermani;
7. Roli i Salih Çekajt në bashkimin e elitës politike dhe ushatarake në periudhën e luftës;
8. Salih Çekaj mobilizues dhe furnizues më armë për luftëtarët e Kosovës (1991-1998);
9. Sali Çekaj dhe roli i tij në formimin e Brigadave 131,133 dhe 134;
10. Roli i Sali Çekajt në luftën e Loxhës;
11. Sali Çekaj dhe roli i tij në luftën e Koshares;
12.Ballafaqimet e Sali Çekajt me rrjedhat e ngjarjeve në kohë dhe hapsirë (1990-1999) dhe
13. Rënia e Salih Çekajt në altarin e lirisë.

Ky sesion i veçantë shkencor do të mbahët më, 10 qershor 2024 në Prishtinë dhe fillon në ora 11:00. Ftojmë të gjithë studiuesit, bashkëluftëtaret dhe bashkëveprimtarët e heroit të kombit Sali Çekaj që ti paraqesin temat e tyre në mënyrë që të jenë pjesë e programit. Paraqitja e temave mund të bëhet deri më, 1 qershor 2024. Çdo studiues që dëshiron te jep diçka të pashkruar dhe të pathënë për jetën dhe veprimtarinë e heroit Sali Çekaj kumtesën duhet ta paraqes me shkrim.Temat mundeni ti paraqitni në këto email adresa: nue_oroshi@yahoo.de, saim.tahiraj@hotmail.com dhe osa_@hotmail.de

Ju mirëpresin,

Shoqata e Intelektualeve Shqiptar” Trojet e Arbrit”- Prishtinë, Shoqata Humanitare dhe Kulturore ”Salih Çekaj”- Zvicër:Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane ”Sali Çekaj”- Gjermani

18.04.2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.